Credins Bank hap dyert për artisten e re Adela Osmani

Banka Credins prej më shumë se dy vitesh është transformuar në një ekspozitë arti duke promovuar piktorët dhe skulptorët e talentuar shqiptarë. Pas ekspozitave të mrekullueshme të shumë artistëve të mirënjohur, sot vijmë më të veçantë, pasi duam të promovojmë një piktore të re duke i ardhur në mbështetje talenteve dhe brezit të ri.  10 vepra janë ekspozuar duke sjellë freski në ambientet e drejtorisë qendore ku klientët tanë dhe stafi mund t’i shijojnë. Edhe pse e re, Adela ka nisur një rrugëtim të bukur falë talentit dhe dedikimit të saj. Ajo ka hapur ekspozitën personale “Energy” në Paris, si dhe ka marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare në Louvre (Carrousel de Louvre) “Boom” si dhe dy ekspozita në Milano duke u bërë ndër artistët e rinj shqiptarë që ekspozojnë veprat e tyre në arenën ndërkombetare në një moshë kaq të re. 

Ajo shprehet: “Për mua më e rëndësishme është që arti im të mos shkëputet nga unë, çdo vepër e imja është një copëz Adel, penelat i kam lënë mënjanë dhe artin tim e realizoj me trupin tim, me duart e mia, duke transmetuar aty çdo emocion dhe ndjesi në mënyrë të drejtpërdrejtë.  Stili, ngjyrat e ndezura, kombinimi i fortë si dhe përmasat e mëdha e bëjnë Adelën të jetë përzgjedhur për të kryer portrete dhe piktura për disa personalitete.

Jemi të lumtur që Credins bank po mbështet një artiste të re. Kjo ekspozitë përkon dhe me fushatën e fundit lançuar nga Credins bank dedikuar rinisë shqiptare.

“Paketa e Rinisë” nga Credins bank ofrohet pa komision për çdo të ri të moshës 18-25 vjeç, duke treguar mbështetjen tonë për të rinjtë dhe duke i motivuar ata të jenë udhërrëfyes të përdorimit të kanaleve digjitale në Shqipëri.  

Credins bank është partnere e rinisë jo vetëm për shërbimet bankare, po duke i mbështetur në idetë e tyre inovative, hakathona, punësim, këshillim, leksione e edukim financiar në partneritet me botën akademike, komunitetin e start – upeve apo dhe partnerë nderkombëtarë. Mbështetja e rinisë vjen në kuadër dhe të përgjegjësisë korporative dhe objektivit për zhvillim të qëndrueshëm specifikisht objektivit  4 “Arsim cilësor”, duke ofruar mundësi të barabarta për zhvillimin sa më të mirë të brezit të ri dhe akses në shërbimet bankare. 

Le ta shijojmë ekspozitën e Adelës në këto ditë të bukura festash duke kontribuar si staf dhe klientë në promovim sa më të mirë të artit të saj.

Credins bank përherë në mbështetje të artit dhe artistëve shqiptarë!

Njoftim për ndërprerjen e lojës promocionale të fatit “Youth”

Bazuar në Autorizimin nr.405, datë 4.11.2022, lëshuar nga Drejtoria e Certifikimit pranë AMLF për subjektin “Banka Credins” SH.A, me qëllim organizimin e lojës promocionale të fatit titulluar “YOUTH”, duke qenë i vlefshëm sipas rregullores së lojës depozituar pranë institucionit Tuaj, ju bëjmë me dije se jemi në kushtet e Nenit 11 të Rregullores së Lojës se Fatit Promocionale “YOUTH”, datë 26.10.2022.

Ndodhur në kushtet e parashikuara në këtë nen, ju njoftojmë se Loja Promocionale do të ndërpritet për një periudhë pa afat, kjo për shkak të rrethanave që nuk mund të shmangen dhe për të cilat Credins nuk është përgjegjëse. 

Në vijim, do ju njoftojmë sërish për mbarimin e kësaj ndërprerje dhe zhvillimin normal sipas termave të Autorizimit dhe Rregullores.

Deklaratë për shtyp: Credins Bank

Të nderuar klientë dhe qytetarë,

Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për pasojë një sistem periferik është prekur e më tej është izoluar duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë informatike.

Stafet tona të teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, duke njoftuar të gjitha organet rregullatore e mbikqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale. 

Banka Credins i siguron të gjithë klientët, se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve te saj, janë të sigurta dhe të paprekura nga ky sulm. 

Banka Credins ju kërkon ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimet e krijuara duke theksuar se siguria e tyre është e garantuar. 

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa autorizuar përbën shkelje ligjore, prandaj edhe kërkojmë që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre informatave.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin. Të gatshëm për t’ju shërbyer gjithmonë.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij Universiteti për të promovuar tek të rinjtë “Paketën e Rinisë” lançuar nga Credins Bank. Marrëveshja ka në fokus informimin, edukimin, sensibilizimin dhe promovimin e “Paketës së Rinisë” tek studentët duke shfrytëzuar kanalet direkte të komunikimit që ata preferojnë me objektiv për t’i bërë udhëheqës të shërbimeve bankare në kanalet digjitale. 

Marrëveshja u firmos nga Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit dhe znj. Adja Angjeli, zv. Drejtore e Divizionit të Zhvillimit të Biznesit pranë bankës Credins, të cilët theksuan rëndësinë që ka partneriteti i të rinjve me bankën që në hapat e parë të karrierës së tyre akademike. 

Z. Gjuraj u angazhua se në bashkëpunim dhe me stafin akademik do të nxisin studentët e Universitetit për të marrë “Paketën e Rinisë”, e cila ofrohet pa komision, pasi besojnë se çdo i ri, si përdorues i teknologjisë, duhet të jetë përdorues aktiv i kartave dhe kanaleve digjitale të pagesave duke ecur gjithashtu në linjë dhe me standardet evropiane. 

Znj. Angjeli theksoi që çdo i ri i cili do bëhet për herë të parë klient i bankës Credins, do të ndihet shumë mirë nga ky partneritet, pasi jo vetëm do t’i ofrohet një shërbim komod, i shpejtë dhe i aksesueshëm 24/7 nga çdo vend e në çdo kohë, por dhe do të përfitojë dhe zbritje nga pagesat me karta në shumë partnerë të bankës Credins.  

Edukimi financiar i brezit të ri është një nga prioritetet e bankës Credins ku në partneritet me botën akademike dhe aktorë të tjerë, do të jetë në fokus duke ndërmarrë nisma të vazhdueshme. 

Partneriteti i bankës dhe prezenca e stafit të Credins në universitete specifike është një mënyre ideale për çdo të ri që të informohet më shumë rreth produkteve bankare të cilat do t’i ofrojnë përfitime e do t’i bëjnë të mundur të lidhin marrëdhënie me bankën, një proces i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Informimi i të rinjve që në bankat e shkollës lidhur me produktet bankare që ju nevojiten, është nisja e një rrugëtimi shumë të rëndësishëm për të pasur bankën partnere ndër vite. 

Duke marrë “Paketën e Rinisë”, çdo i ri do të përfitojë PA komision shërbimet: llogari bankare, kartën e parapaguar Mastercard dhe aplikacionin Credins Online. Me “Paketën e Rinisë” të rinjtë menaxhojnë me mirë financat e tyre duke qenë se fondet i kanë në llogari dhe mund t’i shohin tek aplikacioni Credins Online i cili është i aksesueshëm 24/7 për të kryer pagesa faturash, transferta, kontroll balance, rimbushje telefoni apo karte si dhe aplikim për shumë produkte bankare.  

Përveç llogarisë dhe aplikacionit, nëpërmjet paketës çdo i ri do të përfitojë dhe një kartë të parapaguar me të cilën mund të paguajë në shumë restorante, dyqane, librari, kinema madje edhe duke përfituar ulje të shumta tek partnerët e Credins, sigurisht duke mundësuar pagesat për blerje të ndryshme dhe online. 

Është mirë kur ke institucione si Credins bank që ju gjenden pranë të rinjve për t’i mbështetur, informuar dhe edukuar rreth mundësive që ato kanë për të ardhmen e tyre. 

Credins bank, tashmë prej 20 vitesh në tregun bankar shqiptar dhe një nga 3 bankat kryesore në treg, do të vazhdojë rrugëtimin dhe partneritetin dhe me universitete të tjera në Tiranë dhe nëpër rrethe duke qenë pranë të rinjve dhe duke i mundësuar informacion, bashkëpunim dhe mbështetje të rinjve për çfarë ata kanë nevojë. 

Paketa e Rinisë nga Credins bank është bërë trendi i momentit për çdo të ri!

Nëse je në moshën 18-25 vjeç, ky artikull është për ty! Të gjithë po flasin për “Paketën e Rinisë” dhe fushatën më të re lançuar nga Credins bank dedikuar të rinjve.  

Credins bank kërkon të tërheqë rininë me produkte digjitale. Ndaj, ka krijuar këtë paketë nga e cila çdo i ri do të përfitojë pa komision shërbimet si: hapje llogarie, aplikacionin Credins Online si dhe kartën e parapaguar Mastercard. 

Po pse një i ri duhet të ketë një bankë partnere? 

Partneriteti me bankën i siguron çdo të riu kontroll të plotë mbi financat personale dhe mundësi që secili prej jush të bëhet udhëheqës për të kaluar edukimin financiar tek miqtë, shokët, apo prindërit tuaj. 

Në mënyrë që banka jonë t’i përshtatej brezit të gjeneratës Z & Alpha të lindur totalisht në një kohë digjitale dhe me smartphone në duar, na u desh të adaptohemi shpejtë dhe të ndërtojmë forma komunikimi në përshtatje me te rinjtë. Komunikimi është kryesisht virtual, direkt dhe shpërblyes. 

Si të rinj që jeni në hapat e parë të studimeve tuaja, ose ndoshta shumë prej jush kanë filluar të jenë në kërkim të eksperiencave të punës, ju jeni duke krijuar financat tuaja të para, të vlerësoni kursime të vogla dhe ndoshta dhe të merrni kredinë tuaj të parë për të blerë një kompjuter.

Për t’ju përshtatur të rinjve, kemi adaptuar produktet tona sipas kërkesave të tyre, të aksesueshme direkt në celular. Të rinjtë nuk preferojnë cash, ndaj ne ofrojmë kartë, duan komunikim të shpejtë, ndaj ne jemi kudo në platformat digjitale. Ata duan t’i zgjidhin sa me shpejtë nevojat e tyre ndaj kemi ofruar Credins Online. 

Bankingu digjital për të rinjtë është sot trend në botë, ndaj dhe ne në Shqipëri, duam të jemi pranë çdo të riu, duke ofruar Paketën e Rinisë, por dhe duke i informuar ata me mënyrat e tyre si: përdorimi i brand ambasadorëve, influencuesve, apo duke i shpërblyer me dhurata apo zbritje nga pagesat me kartë për rimbushje telefoni apo pagesë faturash. 

Çdo i ri sot, duhet të jetë transformues i kulturës aktuale të cash-it drejt inovacionit, teknologjisë, dhe duke na vendosur dhe ne në një pozitë ndryshimi, për të qenë direkt në komunikim me ta,  të shpejte në vendimmarrje dhe të aftë të ofrojmë shërbimet që ata duan aty ku janë 24/7.

Me fushatën e fundit dhe spotin më të ri televiziv nën sloganin: “Thuja Rini – Vetëm Thuj”, pozicionohemi si mbështetës maksimal ndaj të rinjve, që përtej vështirësive dhe sfidave, kanë gjithmonë pranë një bankë partnere që do t’i duhet në çdo hap e në çdo sfidë.  

Ëndrrat tuaja janë të mëdha. Kurrë mos u ndalni për t’i realizuar ato. Credins bank e keni pranë në çdo hap që do të krijoni e do të provoni! Me paketën e rinisë do të keni mbështetjen e duhur për të nisur rrugën tënde drejt suksesit. Thuja Rini…Vetëm Thuj! 

Orjada Kulla intervistë pë revistë Monitor

Orjada Kulla, Drejtore e Departamentit të Risqeve të Integruara në Credins Bank vjen me një intervistë për revistën Monitor duke identifikuar ndikimin e inflacionit tek kredidhënia dhe sektori bankar.  

Për të lexuar intervistën e plotë  klikoni këtu

Hidhen projektet e reja në platformën e parë dhe të vetme crowdfunding në Shqipëri, Smile.al

Dy projekte mjaft të bukura kanë startuar në platformën Smile.al. Këto projekte konsistojnë në dy kauza sensitive po dhe me mesazhe mjaft pozitive për atë që përcjellin.

Projekti: “Garo/Mbështet si Maratonomak”, i Sindromës Down Albania, kërkon mbledhjen e fondeve për të mbështetur shërbimet terapeutike të 43 fëmijëve të qendrës Pro Pak. Një projekt i cili prek një kauzë sociale për t’i dhënë mbështetje këtyre fëmijëve në rritjen, zhvillimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Sa i bukur aq edhe sensibilizues për ne si shoqëri, për të kuptuar jo vetëm që duhet t’i mbështesim fëmijët me aftësi ndryshe, po duhet të tregojmë përkrahjen tonë dhe për të krijuar hapësirat dhe mundësitë e duhura për një të ardhme të sigurt për ta. Le të japim të gjithë si shoqëri një mbështetje morale, financiare po dhe shpirtërore për këta fëmijë.

Projekti i dytë: “Ekipi i të Amputuarve Shqiptar 2019” sjell pranë nesh shpirtin e jashtëzakonshëm të këtyre njerëzve, të cilët gjejnë forcë dhe motivim tek sporti i bukur i futbollit. Ata kanë krijuar skuadrën e tyre të zemrës, kanë marrë pjesë në disa kompeticione ndërkombëtare, po sot duan ta zgjerojnë aktivitetin e tyre duke krijuar ekipe të tjera anembanë Shqipërisë. Shumë sfidues si projekt, po kur je pranë tyre kupton sa shumë dëshire kanë të vazhdojnë përpara duke kapërcyer vështirësitë. Ndaj, në duhet t’i mbështesim, aq sa mundemi për të realizuar ëndrrën dhe projektin e tyre kaq të bukur.

Disa projekte të reja do të hidhen së shpejti në platformë, të gjitha me kauza specifike, të veçanta, kuptimplota dhe kaq të domosdoshme sot për shoqërinë tonë, për të kuptuar që si individë dhe biznese, duhet të kontribuojmë në aktivitete filantropike të cilat sjellin vlerë për një shoqëri më të mirë.

Po si funksionon platforma Smile.al?

Platforma Smile ju jep mundësi organizatave jo fitimprurëse që përgjatë hapjes së thirrjes, të hedhin projekte me impakt social në shoqëri, në një nga 7 fushat e përcaktuara në platformë. Çdo projekt fitues hidhet në platformë, duke kërkuar mbështetje me anë të dhurimeve të individëve dhe bizneseve.

Projekti përcakton qëllimin për të cilin kërkohet të mblidhen fonde nga publiku, impaktin në shoqëri, buxhetin përkatës për t’u realizuar, si dhe ka obligim për të demonstruar përpara të gjithë dhuruesve në platformë implementimin e tij me foto ose video.

Si mblidhen fondet për projekte dhe çfarë risie sjell platforma?

Nëse projekti është në platformën Smile, çdo individ dhe biznes në Shqipëri ose në botë, ka mundësi të kontribuojë online. Mjafton të zgjedhësh një projekt kauza e të cilit të pëlqen, dhe lexo për të. Ne vijim, nëpërmjet butonit “dhuro”, kalon direkt në një proces ku zgjidhet shuma që ke dëshirë të dhurosh, sado e vogël. Pagesa bëhet me kartë bankare dhe procesi përfundon në pak sekonda.

Çdo dhurues mund ta bëjë ose jo publik emrin, kjo sipas dëshirës së gjithsecilit. Konfirmimi për dhurim vjen në e- mailin tuaj personal.

Secili  prej nesh, ka mundësi të shohë direkt në kohë reale sa fonde janë mbledhur për çdo projekt, të shohë dhurimin e tij/saj, si dhe vlerën që ende nuk është mbledhur për të realizuar projektin. Platforma ofron transparencë të plotë.

Platformat crowdfunding pra që ofrojnë një mundësi fantastike për mbarë publikun për të kontribuar online, janë sot një tendencë globale. Jemi të lumtur që Fondacioni Credins, në bashkëpunim me partnerë seriozë dhe të njohur të fushës si: Partners Albania, Fondacioni Vodafone dhe Grant Thornton, kanë krijuar të parën platformë të lançuar në Shqipëri duke i dhënë çdo shqiptari në Shqipëri dhe në botë një mundësi për të kontribuar për projekte të bukura dhe me impakt social, për një shoqëri më të mirë.

Ndaj, le të bëhemi bashkë sot, duke kontribuar në Smile.al.

Dhuro tani, dhuro për një buzëqeshje më shumë.

Selman Lamaj intervistë për revistën “Monitor”

Bankieri Credins Bank Kosovë

Z. Selman Lamaj, Drejtor i Përgjithshëm i Banka Credins Kosovë, në një intervistë për revistën “Monitor”, flet për ecurinë pozitive të bankës Credins përgjatë 2022, impaktin që ka sjellë rritja e inflacionit dhe normave të interesit në ecurinë dhe aktivitetin financiar të sistemit bankar. 

Banka Credins Kosovë përtej situatës dhe sfidave të vazhdueshme, do fokusohet në zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të degëve në Prishtinë dhe qytete të tjera, duke e shoqëruar me një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh bankare për çdo segment, incentivuar dhe nga risitë teknologjike për të ofruar gjithmonë sherbimin më të mirë ndaj çdo klienti të bankës. 

Për të lexuar intervistën e plotë  klikoni këtu

UET dhe Credins Bank bashkojnë forcat. Master në Fintech, i pari në Shqipëri

UET dhe Credins Bank bashkojnë forcat. Master në Fintech, i pari në Shqipëri

 

Master Profesional në Teknologji Informacioni aplikuar në Financë, i njohur në botë si Fintech është i pari program në Shqipëri që vjen si bashkëpunim i botës akademike dhe industrisë. I hartuar nga profesorë të Universitetit Europian të Tiranës dhe ekspertëve më të mirë të Bankës Credins, ky master ofron për studentët bursë, internship dhe punësim nga kjo bankë që është edhe një nga më të mëdhatë në vend. Programi është gati të presë studentët e parë në këtë vit akademik. 

Një program master, i pari i këtij lloji në Shqipëri në Fintech vjen jo vetëm si një risi e një martese mes botës akademike dhe industrisë, por edhe si një paketë e plotë mundësish për këdo që do ta zgjedhë. 

Bursë, praktikë pune gjashtë mujore e paguar dhe për më të mirët e programit, punësim i sigurt në Bankën Credins. 

Ky Master Profesional, më i riu që i shtohet gamës së gjerë të programeve që Universiteti Europian i Tiranës ofron në të pestë fakultetet e tij, vjen pas një pune të gjatë dhe bashkëpunimi të frytshëm me një prej bankave më të mëdha në këtë sektor, në Shqipëri. 

I njohur dhe i aplikuar gjerësisht në universitetet perëndimore, ky program vjen për herë të parë në vend, nga UET dhe Credins, të cilët prej kohësh kanë kuptuar rëndësinë e ndërtimit të programeve që ofrojnë më të renë nga fusha e dijeve në përputhje me kërkesën e industrisë dhe tregut të punës. 

Ky program i specializuar do t’i mundësojë çdo të riu që ka ambicie t’i bashkohet bankës Credins dhe  industrisë financiare , të kuptojë më shumë mbi zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit, inxhinierisë softuerike, bazës së të dhënave dhe rrjeteve kompjuterike, modeleve të biznesit të sektorit bankar apo të menaxhimit të projekteve. 

Kandidatët për studentë do të rekrutohen përmes grupeve të përbashkëta mes UET dhe Credins e po ashtu do të ndiqet performanca dhe rezultatet e të nxënit gjatë rrugëtimit akademik. 

Ky master vjen si një mundësi për çdo të diplomuar bachelor, në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Data Science, Sisteme Informacioni, Informatikë Ekonomike apo edhe degë të tjera të ngjashme. 

Cilido kandidat që përmbush kriteret akademike, do të mund të përballojë lehtë kostot e studimit, përmes bursës së ofruar nga Banka Credins, si edhe ka rastin të marrë aftësi praktike, ndërsa ndjek programin studimor dhe në fund të programit të punësohet si pjesë e stafit të kësaj banke. 

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, profesor Selami Xhepa, e cilësoi si një projekt pionier masterin në Fintech. “ Ky projekt përpiqet të materializojë dhe të ndërtojë një urë komunikimi midis botës akademike dhe industrisë”, u shpreh zoti Xhepa. Ai nënvizoi si problem thelbësor në ekonomitë e rajonit hendekun mes dijeve akademike dhe tregut të punës. 

 

Selami Xhepa: Programet studimore në të ardhmen të burojnë nga industria. 

“Ka disa dekada që bota akademike dhe industritë janë  shkrirë. 

Janë një laborator i përbashkët, në të cilën prodhojnë dhe disiplinojnë dijen. Një pjesë e rëndësishme e dijes nuk prodhohet vetëm nga bota akademike, por prodhohet në fakt nga industria, nga sektori privat  i industrisë”, shtoi presidenti i UET. 

Sipas presidentit, bashkëpunimi i industrisë me botën akademike, e ka bërë prodhimin dhe përhapjen e dijes më efikase dhe e ka bërë ekonominë të jetë më konkurruese sot në botë. “Uroj që ky model i bashkëpunimit midis universitetit tonë dhe bankës Credins të jetë gjithashtu një model pionier edhe për universitetet dhe industritë e tjera”, uroi zoti Xhepa. 

Sipas Selami Xhepës, i cili është njëherazi edhe ekspert në fushë të ekonomisë, janë ndërmarrjet e mëdha, si Banka Credins që lehtësojnë dhe mundësojnë këtë lloj kooperimi mes dy botëve, ndërsa kërkoi lehtësim të bashkëpunimeve të këtij lloji nga qeveria.

 Pas prezantimit të këtij masteri, që është pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, UET  pret ta zgjerojë nismën edhe në katër fakultetet e tjerë, ku në bashkëpunim me industrinë të sjellë të tjera programe si ai në Fintech. “…për të kaluar në një filozofi që kemi dashur gjithmonë në UET, ku  programet të mos burojnë nga ne, por nga industritë. Janë industritë ato që e dinë çfarë kërkojnë dhe jemi ne, si universitete, bashkë me industritë dhe kapacitetet njerëzore të jashtëzakonshme që ka vetë industria, që mund të kontribuojmë për të formuar breza të rinj, që do të jenë pjesë e zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë”, përfundoi presidenti i UET. 

 

Valbona Guri: Ky model të ndiqet edhe nga korporatat e tjera të mëdha, në vend. 

Drejtoresha e Marketingut pranë Bankës Credins, Valbona Guri, e cila është gjithashtu pjesë e grupit hartues të këtij programi master është e mendimit se bashkëpunimi mes botës akademike dhe korporatave më të mëdha në vend, duhet të jetë i ngushtë. 

“Jemi një nga korporatat më të mëdha në tregun bankar shqiptar dhe jemi lider për të krijuar këtë model që, në vazhdimësi do të ndiqet pa diskutim nga të gjitha korporatat e tjera të mëdha, të cilat operojnë në vend”, tha zonja Guri. 

Ky master, vijoi më tej ajo, synon të aftësojë punonjësit aktualë,  por edhe të ardhshmit në fushën e teknologjive më të fundit të sistemeve të informacionit. “Dihet se industria bankare sot në botë, po kalon zhvillime të jashtëzakonshme dhe këto duhet të përkrahen nga ne që punojmë çdo ditë dhe jemi pjesë përbërëse e kësaj industrie dhe jemi vazhdimisht në institucionin tonë duke ndërmarrë projekte inovative,  siç është lançimi i këtij masteri”, u shpreh zonja Guri. 

Gjatë prezantimit të këtij programi master, pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik 2022-2023, zonja Guri zbuloi edhe disa nga avantazhet e tij, në tri pika kyçe. 

“Avantazhet e ofruara nga Credins  për çdo student që do të bëhet pjesë e këtij programi, janë jo vetëm në mbështetjen financiare, që ne do të japim për sa i takon kostove të këtij programi master, por edhe në ofrimin e një praktike mësimore pune prej gjashtë muajsh, pra internship të paguar nga banka”, shtoi më tej drejtoresha. Gjithashtu,   këta studentë do të kenë mundësi të kenë një mentorim  nga ekspertët dhe drejtuesit më të mirë të bankës Credins dhe në fund, studentët më të mirë të këtij programi, do të kenë mundësi të punësohen pranë kësaj banke. 

“Çdo i ri që do t’i bashkohet këtij programi do të jetë pjesë e korporatës sonë dhe do të ketë mundësi të punojë në një ambient profesional pune, do të ketë mundësi për zhvillime e trajnime të vazhdueshme dhe do të ketë një work-life balance shumë të kënaqshëm, stimuluar me politika që garantojnë kushte mjaft të mira pune në institucionin tonë”, përfundoi drejtoresha e Marketingut.

Banka Credins operon në tregun bankar shqiptar prej 20 vitesh tashmë, e njohur prej sloganit “Ne flasim gjuhën tuaj”. Kjo bankë është e pranishme në vend përmes 57 degëve në qytetet kryesore, ka mbi 360 mijë klientë dhe është një prej punëdhënësve më të mëdhenj në vend, me më shumë se 1 mijë punonjës.  

 

Tildi Çadri: Fintech, një master tailor-made.

Për administratorin e Universitetit Europian të Tiranës, Tildi Çadri, çelja e këtij masteri vjen si lajmi i dytë i mirë i këtij sezoni, pas vlerësimit pozitiv që ky universitet mori nga agjencia britanike QAA me një përmbushje të të dhjetë standardeve evropiane të cilësisë për institucionet e arsimit të lartë. 

Zoti Çadri tha se Masteri në Fintech vjen si materializim i fokusit të universitetit, që me nisjen e projektit “UET-universitet i Biznesit”. Një program studimor për ciklin e dytë, që sipas administratorit, i kapërcen edhe parashikimet e universitetit. 

“Veçantia unike e këtij programi është ndjekja e parimit tailor made, duke plotësuar kështu kërkesën e Credins, për të aftësuar punonjësit e saj aktualë dhe potencialë, në fushën e teknologjive më të fundit të informacionit, përmes ekspertizës, garancisë dhe cilësisë së mësimdhënies së ofruar nga UET’, u shpreh administratori. 

Ky master, shtoi ai, ka kurrikulën më të përditësuar në fushën e IT-së dhe sistemeve të spektrit financiar, si edhe kanë veçantinë që 50 përqind e ngarkesës mësimore është në punë individuale me ekspertët e Bankës Credins. 

“Programi, përtej risisë së formimit akademik, mbështet në trinomin; bursë, praktikë dhe punësim, që do të krijojë një habitat të përshtatshëm, jo vetëm për të përthithur studentët më të mirë, por edhe për të fituar në konceptin praktik specialistë të aftë në fushën e teknologjisë së informacionit”, shtoi Çadri. Administratori e cilësoi masterin si një vlerë të shtuar, jo vetëm për Universitetin Europian të Tiranës, por për të gjithë sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. 

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET, Petraq Papajorgji, pjesë e grupit të punës për hartimin e këtij masteri,  tha se  ndërtimi i një programi studimor që siguron një punësim të shpejtë dhe efikas  është një problem që diskutohet sot në të në gjithë botën. “ Fakti që Credins dhe UET ishin të parët në rajon që bënë një martesë të suksesshme tregon për vizionin e madh që kanë të dy institucionet dhe për dëshirën që të zgjidhin një problem të rëndësishëm siç është 

aktualizimi i procesit të edukimit dhe formimit të kuadrove të rinj, në mënyrë efikase, por edhe zgjidhjen e problemeve që ka sot tregu i punës”. Papajorgji tha se për hartimin e këtij programi master janë marrë në shqyrtim modelet më të mira botërore, por që vijnë të përshtatura më së miri për kontekstin social, ekonomik dhe kulturor të vendit. 

Credins bank mbështet Digital Nomad Festival!

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri. 

Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në Tiranë duke lidhur të pasionuarit pas teknologjisë kudo në botë me vendin tonë. Eventi do të zgjasë përkatësisht në datat 14/15/16 Shtator ku ekspertë të fushës së teknologjisë, sipërmarrës të vendeve të ndryshme të botës, themelues start-upesh të suksesshme, CEO korporatash dhe grupe të rinjsh që konsiderojnë të nisin karrierën e tyre dhe punën në distancë nga çdo vend i botës, do të bashkohen në seminare, workshop-e, ide apo projekte të reja lidhur me këtë mënyre të punuari.  

Eventi do të ketë pjesëmarrje të disa prej emrave më të famshëm te industrisë digjitale si Andreas Will Gerdes krijues i një kompanie gjermane për celulare në vitet 80 i cili ka dalë në Financial Times tek 101 liderat e ekonomisë së re, Lona Alia shqiptarja themeluese e një biznesi shumë të suksesshëm online në Silicon Valley San Francisco si dhe shumë emra të tjerë ndërkombëtarë dhe shqiptarë me eksperienca dhe histori suksesi.  

Ky event i veçantë, jo vetëm që sjell një mënyrë të re të menduari dhe te punuari nëpërmjet trajtimit të tematikave aktuale si: investimi ne Shqipëri, gratë dhe të punuarit ne fushën digjitale, mbledhja e fondeve për sipërmarrjet, si të bëhesh lider në moshë të re, transformimi digjital  etj., po dhe promovon fort: “Why Albania is the top trending place” duke spikatur për veçantitë që vendi ynë ofron si në infrastrukturë, kosto jetese, klimë të butë, natyrë të bukur, etj. Eventet do të shoqërohen  me aktivitete argëtuese si: street food party, vizita edukative në qendra kulturore në Tiranë, kompeticione në sporte si football, yoga, tennis etj. si dhe argëtime në lokale interesante të Tiranës si një vlerë e shtuar për çdo “ nomad” që vendos të jetë dhe të punojë në Shqipëri. 

Mbështetja që Credins bank i jep këtij aktiviteti, përkon me promovimin e vazhdueshëm që ne si bankë shqiptare duam t’i japim vendit tonë, duke nxjerrë në pah të bukurën, inovacionin, potencialin që ofron, punësimin dhe vlerat e jashtëzakonshme që kemi si komb. Credins bank e mbështet këtë event duke qenë përherë pranë inovacionit dhe transformimit digjital, në mbështetje të zhvillimeve të vazhdueshme teknologjike për të gjetur dhe ofruar zgjidhjet më të mira për çdo klient të bankës Credins. “Think Green, go Digital” ishte fushata më e fundit lançuar nga banka Credins, si një mesazh i fortë për çdo klient dhe brezin e ri për të aksesuar bankën 24/7 nga çdo pajisje, tablet e laptop, nga kudo e kurdo, duke respektuar dhe kriteret për një mjedis më të pastër. Kartat Credins Eco lançuar për herë të parë në vendin tonë, synojnë të sensibilizojnë klientët jo vetëm për përdorim të kanaleve digjitale por dhe për reduktim të plastikës për një mjedis më të pastër për ne dhe brezat e ardhshëm. Platforma Smile.al, e para platformë crowdfunding për mbledhje të fondeve nga publiku për projekte me karakter social, shënoi një tjetër arritje në projektet tona digjitale.   

Inovacioni si pjesë e rëndësishme e strategjisë se bankës Credins kombinuar me një kulturë korporative për zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë, do të vazhdojë të jetë prioritet. Ndaj dhe vazhdimisht jemi në mbështetje të projekteve që promovojnë inovacionin, start-upe apo teknogjinë. 

Një mesazh ky tepër thelbësor dhe në përputhje jo vetëm me aktivitetin e Digital Nomad Festival në Tiranë, por dhe me synimet si dhe objektivat qe Credins bank ka në zhvillimin e saj drejt rrugëtimit digjital. 

Digital Nomad Festival është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ne për të mësuar më shumë rreth kësaj mënyre interesante të së tashmes dhe të ardhmes e cila është bërë e nevojshme. Suporti i Credins bank do të vazhdojë të jetë përherë në projekte apo evente të tilla të rëndësishme për vendin tonë dhe brezin e ri. 

Banka Credins