SI I PËRDORIM NE TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Në website-in e Bankës “CREDINS”, www.bankacredins.com, në disa rubrika si aplikimet për Punë, rubrika “Karriera”, rubrika “Na Kontaktoni”,rubrika “Credins Online”, “aplikimi juaj per Kredi”,“Prona ne Shitje” dhe “Newsletter” kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. Banka Credins në këtë kuadër, mbledhë të dhënat tuaja personale.

Banka perpunon të dhenat personale të mbledhura në lidhje me vizitorët në faqen tone,klientët,kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish- punonjësit,individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence,aplikime etj.

Banka garanton sistem të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtete të gjithë informacionin e kërkuar.

Gjithashtu, me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep pelqimin e tij për perpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë per kontrolluesin Banka Credins dhe personat e autorizuar prej tij.

Në këtë faqe përshkruhen mjetet e administrimit të kësaj faqe internet në lidhje me trajtimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë këtë faqe interneti.Informacioni në këtë pikë u paraqitet në zbatim të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar , individëve që përdorin shërbimet e bankës të ofruara nëpërmjet internetit, të arritshme në faqen e internetit që përkon me faqen kryesore të adresës zyrtare të internetit të bankës.

Të dhënat jepen vetëm për faqen dhe jo për faqe të tjera të cilat vizitohen nga përdoruesi nëpërmjet lidhjeve të tjera.

Pala përgjegjëse për trajtimin e të dhënave personale është “Banka CREDINS” Sh.a me seli qëndrore në Rr. “Vaso Pasha”,Nr.8,Tiranë,Shqipëri.

 

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet internetit nga kjo faqe menaxhohet nga stafi teknik i zyrës përgjegjëse për perpunimin e të dhënave.

Kategorite e te dhenave personale qe perpunohen jane(emer/atesi/mbiemer,nr.cel/tel,e- mail,adrese,nr.llogari, foto, nr.personal, nr. ID etj..)

Informacioni që perpunohet nga shërbimi nëpërmjet internetit nuk shpërndahet “paleve te treta” përveç rasteve kur informacioni kërkohet nga organet kompetente që e fitojnë këtë të drejtë me ligj të veçantë duke respektuar kërkesat e ligjit.

Të dhënat personale që japin përdoruesit, përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i komunikohen, “perpunuesve”, “nenperpunuesve” dhe “palëve të treta”, vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim, duke respektuar kërkesat e ligjit.

Punonjësit e Bankës i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Banka vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. Banka monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë e informacionit.

 

KATEGORITE E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN

Ne përdorim të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale (klientë,punëmarrës,kandidatë për punë,etj), dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit të të dhënave edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të.Të dhëna për kërkime në faqen e internetit dhe procedurat për softuerin, përgjegjëse për funksionimin e kësaj faqe interneti marrin te dhena në kuadrin e operimit të zakonshëm dhe vetëm për periudhën e lidhjes, transmetimi i të cilave ndodh gjatë përdorimit të protokolleve të komunikimit nëpërmjet internetit.Kjo faqe nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni rregulloret e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

Të dhënat personale të shërbimeve elektronike bankare të kategorive të subjekteve të të dhënave ruhen në një sistem me standart të lartë sigurie. Banka përpunon  të  dhënat personale të përdoruesit dhe të personave të autorizuar ekskluzivisht për qëllim të përdorimit të shërbimeve elektronike bankare. Këto të dhëna nuk merren për të vendosur lidhje me palët e identifikuara, por sipas natyrës së tyre, nëpërmjet përpunimit ose lidhjes me informacionin dhe të dhënat e palëve të treta, ato mundësojnë identifikimin e përdoruesve.

Të dhënat që jepen me dëshirë nga përdoruesi ,të gjitha email-et fakultative, eksplicite dhe të dërguara me dëshirë në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti, përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur kërkesave si dhe për çdo të dhënë tjetër personale që përmban email-i. Banka garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të dhënave në serverin e faqes së internetit të Bankës, zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e parashikuara në Ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale ” i ndryshuar si dhe akteve nënligjore te dala ne zbatim te tij.

Përdorimi i të dhënave personale për të dërguar materiale reklamimi ose informacion komercial për shitjen e produkteve ose shërbimeve nga Banka kërkon pëlqimin paraprak të subjektit të të dhënave.Nepermjet perdorimit te aplikimit ju jepni pelqimin tuaj ne lidhje me perpunimin e metejshem te te dhenave duke pasur mundesine qe nepermjet nje linku te dedikuar te ç’rregjistoheni ne rast se nuk keni deshire te informoheni me tej.

Në faqen e internetit të bankës do të paraqiten ose prezantohen në mënyrë progresive përmbledhje specifike të cilat përgatiten për shërbime të veçanta që mund të kërkohen.

Për individet që aplikojnë për t’u punësuar pranë Bankes, ne përdorim informacionin  e tyre  për proçesin e aplikimit dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse, ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet e te dhenave më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.Të dhënat personale në lidhje me aplikantët të cilët nuk fitojnë konkursin ruhen deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në legjislacionin në fuqi, më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Për individet që janë të punësuar pranë Bankes, ne mbajmë të dhëna personale që janë të nevojshme vetëm për qëllimin e punësimit dhe jo më shumë. Këto të dhëna mbahen në vende të sigurta , në mënyre manuale si edhe në sisteme kompjuterike në përputhje me ligjin dhe rregullat tona të brëndshme.Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me Banken, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit deri në perfundimin e afatit të përcaktuar me ligj dhe më pas të dhënat shkatërrohen.

 

MËNYRAT  E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale të subjekteve përpunohen në menyrë elektronike dhe manuale ne përputhje të plotë me masat e sigurise të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.

Banka mbron të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 date 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,“Mbi Përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar” përveç rasteve kur legjislacioni ne fuqi e parashikon ndryshe, më pas të dhënat shkatërrohen.

INFORMIM MBI PERPUNUESIT

Banka Credins për shërbimet bankare/financiare në përmbushje të detyrimeve kontraktuale që ka me partneret dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, mund të transferojë të dhënat  personale të deklaruara nga klienti tek “përpunuesit”, “nënpërpunuesit” ose “palë të treta” brënda edhe jashtë vendit duke respektuar masat e sigurise dhe do ti ruaje deri në afatet e parashikuara në legjislacionin ne fuqi.

 

Në kuptim të ligjit per mbrojtjen e të dhenave personale “përpunues” janë partnere të bankës të cilët për aryse kontraktore/ligjore mund të përpunojne të dhena për llogari të Bankes në cilesine e kontrolluesit si:

Kompanite e prodhimit të kartave-Visa/Master Card/First Data/SIA Slovakia.

Kompanite e mbledhjes se kredive te keqija-L&K Debt Collection/Micro Credit. Auditoret e jashtem të Bankes-Grant-Thornton/Ernest-Young.

Kompanite e sigurime të jetës dhe kolateralit-Sicred/Sigal/Sigma/Albsig/Atlantik/Ansig/.

Kontraktor për shërbime –Sicred Asistance/Posta Shqiptare/AK Invest/MoneyGram/Capital Invest/Rural Credit Guaranty/European Investment Fund-FEI/3D Informatica/NOA/ABI Invest/AZ distribution-Das-Boren-Oil/ Alfa Service shpk.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

Banka CREDINS përpiqet të jetë sa më e hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” dhe në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale ” i ndryshuar brenda nje afati prej 30 ditesh nga data e marrjes së kërkesës banka ju informon mbi të dhënat ose ju shpjegojmë arsyen e mosdhënies se infromacionit.

Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’Ju:

Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;

Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;

Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare;

Japim një përshkrim të tyre dhe nese eshte e mundur në një formë të kuptueshme kopje të informacionit.

 

Për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, si edhe mbi çdo të drejtë që ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për  Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar është e nevojshme të bëni një kërkesë pranë bankës duke dorëzuar dokumentet ligjor të identifikimit tuaj.

TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Individët, të dhënat personale të të cilëve përpunohen, kanë të drejtë në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe burimin e tyre, të verifikojnë saktësinë, përditësimin ose korrigjimin,të kërkojnë informacion për qëllimin e përpunimit, per kategoritë e të dhënave personale të përpunuara , bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, te ankohet si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme,trajtimin e tyre. Banka ju informon për përpunimin e ligjshëm të të dhënave ,si edhe mbi çdo të drejtë që ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE QË PËRPUNOHEN

Banka përpunon të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale me qëllim kryerjen e veprimtarise se saj dhe detyrave të saj statutore në perputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullave të brëndshme. Kjo mund të përfshijë edhe informacione konfidenciale për kategorite e subjekteve të të dhënave që përpunohen.Informacioni është një aset i çmuar,prandaj duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar,ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.Banka është e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e saj.Banka përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. Banka merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje  e mundshme e sigurisë mbi të dhënat personale.  Të gjithë punonjësit e Bankës i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet atyre për të ushtruar funksionet e tyre në bazë të përshkrimit të punës, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Banka vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen.Banka monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë e informacionit.Punonjesit e bankes sipas deklaratës së konfidencialitetit të nënshkruar prej tyre ku mbajne pergjegjesi ligjore civile dhe penale, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin e informacionit edhe pas mbarimit të funksionit të tyre.

Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e përdorimit të parashikuara në të. Ky dokument duhet kuptuar në përputhje dhe me kushtet e punës së bankës dhe kushtet e përdorimit të kësaj faqe interneti dhe përbën “Politikën mbi Privatësinë” e cila do të jetë objekt e përditësimeve të mëtejshme.

SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e- mail në adresën [email protected] si edhe të paraqiteni pranë sporteleve të Bankës “CREDINS” Sh.a.

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins