1. Si të kryeni identifikimin e parë në platformën “Credins Online”?

Me marrjen e User ID/Kodi i Përdoruesit (Këtë KOD UNIK përdoruesi e merr në degë dhe shërben për tú identifikuar në platformë) dhe Password/ Fjalëkalimit (Merret nëpërmjet e-mailit që keni regjistruar tek të dhënat personale në degë dhe është sensitiv, duhet t’a shkruani ashtu sikurse lexohet, duke respektuar gërmat e mëdha e të vogla, numrat, shenjat e pikësimit etj, pa lënë asnjë hapësirë midis karaktereve), për një aktivitet sa më të rregullt, lutemi ndiqni hapat më poshtë:

1. Hyni në adresën: https://e.bankacredins.com/ Shkruani me kujdes Kodin e Përdoruesit (6 – numra) së bashku me Fjalëkalimin dhe klikoni “HYR”; Më pas do ju shfaqet “Ndryshimi i Fjalëkalimit” dhe në këtë moment duhet të bëni ndryshimin e Fjalëkalimit si më poshtë:

a) Fjalëkalimi Ekzistues – Shkruani Fjalëkalimin e përkohshëm që morët në e-mailin tuaj.

b) Fjalëkalimi i Ri – Vendosni Fjalëkalimin e Ri, i cili duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Duhet të jetë të paktën 8 karaktere i gjatë.

• Duhet të përmbajë të paktën 1 karakter numër.

• Duhet të përmbajë të paktën 1 shkronjë të madhe.

• Duhet të përmbajë të paktën 1 shkronjë të vogël.

2. Shtypni Butonin Dërgo. Fjalëkalimi juaj është konfidencial dhe nuk duhet ta ndani me të tjerët!

3. Do ju kërkohet të plotësoni Pyetjet e Sigurisë, ku do të përzgjidhni dy prej tyre. Klikoni Pranoj që të mund të logoheni.

4. Në këtë moment keni hyrë në llogarinë tuaj “Credins Online”, dhe do ju shfaqet faqja “Mirësevini”.

Me të njëjtin User ID dhe Password ju mund të logoheni dhe në aplikacionin “mobile banking”. Falë një teknologjie të avancuar, elemente të tjerë sigurie i shtohen identifikimit tuaj të parë, të tilla si: Kodi PIN me 4 Shifra dhe identifikimi biometrik (Face ID / FingerPrint).

2. Si duhet te veproj nëse vendos disa herë gabim Emrin e Përdoruesit/Fjalëkalimin?

Aksesi në platformë bllokohet. Për të riaktivizuar shërbimin Credins Online ju duhet të ndiqni një nga hapat më poshtë:

1- Klikoni “Keni Harruar Të Dhënat?”, në Log In Page, për të rimarrë kredencialet tuaj me email duke ndjekur hapat që ju shfaqen në ekran.

2- Kontaktoni bankën përmes shërbimit Kujdesi ndaj Klientit në numrin e telefonit: +355 4 53 53 000.

3- Të paraqiteni në degën Credins më pranë jush dhe të kërkoni zhbllokimin e llogarisë suaj.

3. Mund ta ndryshoj fjalëkalimin në internet?

1. Logohuni në Credins Online (Web ose Mobile)

2. Klikoni butonin Settings lart në të djathtë ngjitur me butonin Dalje/Log Out

3. Klikoni Ndryshimi i Fjalëkalimit

4. Shkruani fjalëkalimin e ri dhe më pasi rikonfirmojeni atë. Klikoni DËRGO.

5. Një mesazh konfirmues “Fjalëkalimi u ndryshua me sukses” ju shfaqet në ekran.

4. Kam harruar “Password/Fjalëkalimin" si veproj?

1. Klikoni “Keni Harruar Të Dhënat?”, në Log In Page, për të rimarrë kredencialet tuaja.

2. Zgjidh Password nga lista për të rimarrë fjalëkalimin tuaj. Shkruani Kodin tuaj të Përdoruesit. Për qëllime sigurie vendosni kodin CAPTCHA dhe shtypni “Dërgo”.

3. Shkruani përgjigjet për dy pyetjet e sigurisë, vendosni kodin e sigurisë CAPTCHA dhe më pas shtypni “Dërgo”

4. Në ekran ju shfaqet mesazhi, i cili konfirmon se ju kemi dërguar një e-mail i cili përmban fjalëkalimin tuaj të ri të përkohshëm.

5. Si mund ta shkarkoj aplikacionin në telefon?

Për telefonat/tabletat Android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta iOS mund ta shkarkojnë nga App Store.

6. Si mund ta aktivizoj aplikacionin mobile?

Për të hyrë në aplikacionin mobile Credins Online, duhet të keni aplikuar për këtë shërbim në degë paraprakisht. Ndiqni hapat si më poshtë:

1. Shkarkoni Aplikacionin në Play Store ose App Store në varësi të pajisjes suaj.

2. Hapni aplikacionin dhe plotësoni fushat User ID dhe Password (Kodi i Përdoruesit dhe Fjalëkalimi)

3. Aktivizoni pajisjen duke vendosur kodin TAN (i cili ju vjen me SMS në telefonin tuaj)

4. Krijoni kodin tuaj PIN me 4 shifra.

5. Aktivizoni Fingerprint ose FaceID

7. Ku mund të ndryshoj PIN në WEB?

1. Logohuni në WEB (Versioni Desktop)

2. Klikoni butonin Settings lart në të djathtë ngjitur me butonin Dalje/Log Out

3. Klikoni Ndryshimi i PIN

4. Shkruani kodin tuaj të ri PIN dhe më pasi rikonfirmojeni atë. Klikoni DËRGO.

5. Një mesazh konfirmues Kodi PIN u ndryshua me sukses ju shfaqet në ekran.

8. Kam harruar PIN, cfarë duhet të bëj?

Kodi PIN është një kod 4 Shifror i cili shërben për të aksesuar shëbimin Credins Online përmes telefonit tuaj. Për arsye sigurie, kodi PIN nuk mund të ndryshohet përmes telefonit tuaj. Ai ndryshohet vetëm duke u identifikuar në Credins Online në kompjuterin tuaj. Në rast se keni harruar kodin PIN, identifikohuni në WEB dhe ndiqni hapat si më poshtë për të ndryshuar kodin tuaj:

1. Logohuni në WEB (Versioni Desktop)

2. Klikoni butonin Settings lart në të djathtë ngjitur me butonin Dalje/Log Out

3. Klikoni Ndryshimi i PIN

4. Shkruani kodin tuaj të ri PIN dhe më pas rikonfirmojeni atë. Klikoni DËRGO.

5. Një mesazh konfirmues “Kodi PIN u ndryshua” me sukses ju shfaqet në ekran.

9. Kam harruar “User ID/ Kodin e Përdoruesit” si duhet të veproj

1. Klikoni “Keni Harruar Të Dhënat?”, në Log In Page

2. Zgjidh User ID nga lista për të rimarrë Kodin tuaj në tuaj të përdoruesit.

3. Më pas, shkruani adresën tuaj të e-mailit me të cilën jeni regjistruar. Për qëllime sigurie futni kodin CAPTCHA dhe shtypni “DËRGO”.

4. Në ekran ju shfaqet mesazhi i cili konfirmon se ju kemi dërguar një e-mail i cili përmban kodin tuaj të përdoruesit.

10. Vendos disa herë gabim PIN-in dhe bllokohet aksesi, si të veproj?

Nëse keni vendosur disa herë gabim kodin tuaj PIN, aksesi në platformë bllokohet. Për të riaktivizuar shërbimin Credins Online ju duhet të ndiqni një nga hapat si më poshtë: 1) Ndryshoni Kodin PIN. Ai ndryshohet vetëm duke u identifikuar në Credins Online në kompjuterin tuaj duke ndjekur hapat:

1. Logohuni në WEB (Versioni Desktop)

2. Klikoni butonin Settings lart në të djathtë ngjitur me butonin Dalje/Log Out

3. Klikoni Ndryshimi i PIN

4. Shkruani kodin tuaj të ri PIN dhe më pas rikonfirmojeni atë. Klikoni DËRGO.

Një mesazh konfirmues “Kodi PIN u ndryshua” me sukses ju shfaqet në ekran.

2) Kontaktoni bankën përmes shërbimit Kujdesi ndaj Klientit në numrin e telefonit: +355 4 53 53 000

3) Paraqituni në degën Credins më pranë jush dhe të kërkoni zhbllokimin e llogarisë suaj.

11. A përditësohet aplikacioni mobile?

Në mënyrë të tillë që të rrisim performancën e aplikacionit dhe të shtojmë funksionalitete të reja aplikacioni Credins Online do të përditësohet në mënyrë të vazhdueshme. Në Play Store dhe App Store do dalë version i ri i aplikacionit dhe ju duhet të bëni update njësoj sikurse veproni për aplikacionet e tjera në telefonin tuaj smartphone.

12. Cilat janë kriteret/parametrat që duhet të ketë kompjuteri im?

Për të përdorur platformën në kushte optimale, ju duhet të siguroheni që laptopi apo kompjuteri juaj plotëson kërkesat e mëposhtme:

1. Sistem Microsoft Windows 7 (ose versione më të reja)
2. Internet Browsers në versionet më të fundit të Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera, Internet Explorer 9+.

13. Për sa kohë është i disponueshëm shërbimi?

Shërbimi Credins Online është i disponueshëm 24 orë në ditë për 7 ditë të javës dhe është i aksesueshëm nga cdo vend i botës.

14. Çfarë veprimesh mund të kryhen?

Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët dhe bizneset, klientë të Credins Bank. Credins Online ofron një eksperiencë të re dhe intuitive për përdoruesit së bashku me shumë karakteristika dhe funksionalitete të reja, duke e sjellë bankën në dorën tuaj. Përmes aplikacionit Credins Online ju mund të:

· Kontrolloni në mënyrë të detajuar dhe në çdo kohë gjendjen e llogarisë dhe historikun e transaksioneve për të gjitha produktet bankare si: karta bankare, llogari, depozita, etj;

· Transferoni para brenda dhe jashtë Shqipërisë, me komisione preferenciale.

· Kontrolloni dhe paguani të gjitha faturat tuaja utilitare dhe detyrime të tjera në një klik të vetëm: energji, telefon, ujë, dogana, tatime, gjoba makine, Credins Pension, internet, etj.

· Hapni llogari rrjedhëse ose depozitë pa afat online (për individe e persona fizikë).

· Informohuni në kohë reale për kursin e këmbimit ditor dhe konvertoni monedhat tuaja.

· Rimbushni kartën tuaj të parapaguar dhe karta të tjera të personave të tjerëve;

· Plotësoni kërkesën për të patur Akses të Plotë në “Credins Online” (për individë e persona fizikë).

· Aplikoni ONLINE për produkte dhe shërbime bankare si kredi, overdraft, kartë krediti, etj.

15. Si mund të kryej pagesën e faturës elektronike?

Klikoni menu-në Transfertat / Kryej një transfertë dhe zgjidhni llojin e pagesës që do të kryeni:

1.Xhirim brenda Bankës

2.Transfertë brenda vendit

Tek të dyja këto menu:

-Zgjidhni opsionin “Pagesë fature elektronike”, automatikisht ju shfaqen Kodi NIVF dhe Numri i faturës.

-Plotësoni Kodin NIVF me saktësi si ne faturë (36 karaktere) dhe Numrin e faturës sipas formatit të duhur.

-Shuma e transfertës duhet të jetë në të njëjtën monedhë me faturën e fiskalizuar.

-Plotësoni fushat e tjera për të përfunduar transfertën.

16. Cfarë tipe produktesh mund të shikohen?

Ju mund të kontrolloni balancën dhe detajet e veprimeve të kryera për të gjitha llogaritë, depozitat, dhe kartat bankare me të cilat jeni pajisur në Credins Bank. Në krye të cdo faqe të platformës është opsioni “Ndihmë?” i cili ju udhëzon si të kryeni veprimin/transaksionin në faqen në të cilën ndodheni.

17. Për sa kohë kryhet një pagesë apo transfertë?

Cdo pagesë/transfertë e kryer nga platforma dixhitale Credins Online do kryhet në kohë reale dhe shuma e pagesës/transfertës do pasqyrohet menjëherë në llogarinë tuaj urdhëruese.

18. Mund ta bllokoj online kartën time?

Klikoni “Produktet” dhe më pas zgjidhni “Blloko Kartën Online”. 

Zgjidhni kartën të cilën doni të bllokoni tek fusha “Nga llogaria”. 

Plotesoni fushat e tjera dhe konfirmoni transaksionin tuaj.

19. Kryej pagesa në monedhë të huaj?

Për transfertat midis llogarive brenda Bankës, mund të përdoren vetëm monedhat e llogarive urdhëruese dhe përfituese. Për transfertat kundrejt llogarive jashtë bankës apo jashtë vendit, mund të perdoren të gjitha llojet e monedhave të huaja. Transferta juaj në monedhë të huaj do të kryhet në bazë të kursit të këmbimit ditor që banka ofron.

20. Sa historik transaksionesh mund të shoh?

Ju mund të shihni një historik transaksionesh për një periudhë 2 vjecare.

21. Tërheq para nga ATM a përditësohet balanca?

Balanca e llogarisë përditësohet në moment pasi bëni një tërheqje nga bankomati.

22. Mund ti ri-emërtoj llogaritë ose kartat?

Po ju mund të ri-emërtoni produktet tuaja bankare, mjafton të klikoni ikonën e lapsit tek Produktet e Mia dhe mund të vendosni emrin që dëshironi.

23. Çfarë janë “Përfituesit”?

Konsiderojini “Përfituesit” njësoj si lista e kontakteve në telefonin tuaj. Aty mund të regjistroni të gjitha llogaritë ndaj të cilave kryeni transferta/pagesa në mënyrë sistematike. Gjatë përdorimit të platformës Credins Online, në momentin që kryeni pagesë apo transfertë ndaj një përfituesi, ju mund ta ruani atë dhe menjëherë do ju shfaqet në menunë “Mirëmbajtja e Përfituesit” nën kategorinë “Transfertat”.

24. Si regjistrohet një “Përfitues”?

1. Klikoni “Mirëmbajtja e Përfituesit” në kategorinë Transfertat

2. Klikoni butonin me ikonën + (plus) për të shtuar një përfitues të ri.

3. Pasi të plotësoni saktë të gjitha të dhënat e tij, klikoni RUAJ

25. Si e vërtetoj që transaksioni përfundoi me sukses?

Në momentin që transaksioni kryhet me sukses, në ekran ju shfaqet një mesazh konfirmues “Pagesa u krye me sukses”, ju mund ta gjeni në web dhe mobile vërtetimin e debitimit duke ndjekur këto hapa:

1. Klikoni tek menuja “Produktet”

2. Klikoni tek “Gjendja e Veprimit Online”

3. Zgjidhni llogarinë, përcaktoni periudhën dhe klikoni butonin KËRKO.

26. Si veproj nëse humb apo më vjedhin celularin?

Credins Online përdor një teknologji sigurie shumë të avancuar, prandaj dhe siguria e veprimeve është maksimale. Aplikacioni juaj mund të aksesohet vetëm përmes identifikimit biometrik, Njohje Fytyre, Shenja Gishtash dhe kodit PIN. Kredencialet e Identifikimit (Username dhe Password) janë unike. Në rast ju vjedhin, ose keni humbur telefonin tuaj celular, ju sygjerojmë të rapotoni sa më shpejtë problemin tuaj duke:

1 – Telefonuar shërbimin ndaj klientit në numrin: +355 4 53 53 000

2 – Duke u paraqitur në degën Credins më pranë jush. Aksesi në platformën tuaj Credins Online do bllokohet menjëherë dhe askush nuk mund të keqpërdorë llogarinë tuaj.

27. Ku mund t’i shoh/shkarkoj kushtet e punës?

Kushtet e punës mund t’i shikoni ose shkarkoni në faqen e internetit ose duke Klikuar këtu

28. Çfarë janë “Gjendja e Disponueshme” dhe “Gjendja Aktuale”?

Gjendja e Disponueshme është gjendja me të cilën mund të kryeni veprime bankare. Gjendja Aktuale është gjendja totale në llogarinë tuaj, përfshirë vlera të cilat ende nuk janë konfirmuar nga sistemi bankar.

29. Si mund të gjej një bankomat ose degë?

Mjafton të hapni aplikacionin dhe të bëni swipe 2 herë. Në mënyrë automatikë platforma ju tregon degën më pranë jush. Duke klikuar Vendndodhja, ju shfaqet harta përmes të cilës mund të orientoheni drejt degës më të afërt.

30. Ku mund ta shoh kursin e këmbimit?

Kursin e këmbimit në Credins Online mund ta shihni menjëherë pasi logoheni në faqen kryesore të platformës. Për të parë tabelën e detajuar, klikoni: Mjetet e Përdoruesit – Kursi i Këmbimit.

31. Në cfarë gjuhe përdoret platforma?

Platforma Credins Online është e disponueshmë në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

32. A mund të këmbej para në platformë?

1. Logohuni në web ose mobile

2. Klikoni tek menuja Transfertat

3. Zgjidhni opsionin “Kryej një Transfertë”

4. Zgjidhni Xhirim Ndërmjet Llogarive të Mia

5. Përzgjidhni llogarinë që do të debitoni dhe llogarinë që do të kreditoni

6. Plotësoni detajet e transfertës dhe konfirmoni veprimin tuaj. *Shënim: Ju lutem kini parasysh që monedhat duhet të jenë të ndryshme, psh nga LEK në EUR

33. Ka komisione përdorimi i aplikacionit Credins Online?

Jo, si për përdorimin i platformës dixhitale Credins Online ne versionin mobile apo versionin web (desktop) ju nuk do paguani asnjë komision aplikimi apo mirëmbajtje mujore nëse jeni klient Individ. Për biznezet, ka vetëm një komision mirëmbajtje mujore 200 Lekë.

34. Mund të shkruaj germat “ë” dhe “ç”?

Po, ju mund të shkruani edhe më gërmat “ë” dhe “ç” por ky nuk është detyrim, edhe në rast se vendosni të përdorni gërmat “e” dhe “c” gjatë veprimeve tuaja, përshkrimi do të jetë njësoj i vlefshëm.

35. Çfarë është Quick Pay?

Quick Pay është një funksionalitet në platformën Credins Online përmes të cilës mund të kryeni transferta parash brenda banke duke përdorur numrin e telefonit të klientit përfitues pa patur nevojë të dini numrin e llogarisë.

36. Mund të kryej rimbushje të kartave në platformë?

Ju duhet të Klikoni Transfertat dhe më pas zgjidhni Kryej një Transfertë.

· Në rast se do të rimbushni një kartë tuajën të parapaguar zgjidhni opsionin “Rimbush kartat e mia të parapaguara”.

· Në rast se do të rimbushni kartën e parapaguar ose një kartë tjetër të një personi tjetër, zgjidhni opsionin “Rimbush një kartë tjetër”.

37. A mund ta ndryshoj online aksesin në platformë?

Sigurisht, klikoni ikonën lart “Parametrat” (Settings). Zgjidhni opsionin “Kërkesë për Akses të Plotë”. Plotësoni fushat e kërkuara. Ju do të njoftoheni me një mesazh në platformë për aksesin e ndryshuar dhe më pas filloni të kryeni të gjitha veprimet.

38. Si mund të aplikoj për kartë debiti online?

Klikoni “Produktet” dhe më pas zgjidhni “Hapje Kartë Debiti Online”. 

Zgjidhni tipin e kartës së debitit (VISA DEBIT ne ALL), monedhën e kartës dhe plotësoni fushat e tjera dhe konfirmoni transaksionin tuaj.

Banka Credins