Përgjegjësia korporative në Credins bank

Monika MiloZv. Drejtore e Përgjithshme – Credins bank

Monika Milo
Zv. Drejtore e Përgjithshme – Credins bank

Evidentimi i rolit dhe rëndësisë së përgjegjësisë korporative, po evoluon çdo ditë në tregun e sotëm global.

E parë në këtë këndvështrim, lind dhe nevoja për rregullimin dhe aplikimin e standardeve etike dhe morale, në nivelin më të lartë të mundshëm, duke lejuar që ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia që ato kanë në zhvillimin e ekonomisë së vendit, në jetën e klientit, mjedisit apo edhe shumë fushave të tjera, të mund të maksimizojnë impaktin e tyre në shoqëri.

Parë në këtë aspekt, kontributi që jep fusha e përgjegjësisë sociale në nivel korporate dhe jo vetëm, mbetet ura kryesore lidhëse dhe bashkëvepruese, shpesh edhe influencuese mes aktorëve të ndryshëm të një vendi.

Në Credins bank, përgjegjësia sociale vazhdon të jetë një nga objektivat kryesore të funksionit të saj, si një tregues i zhvillimit të lartë e të qëndrueshëm.

Kështu, qëllimi ynë është të integrojmë principet e aktivitetit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm bankar, në të gjitha nivelet e veprimtarisë tonë. Për këtë arsye përgjatë vitit të kaluar si dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2023 intensiteti i nismave sociale ka qenë gjithëpërfshirës.

Ne e kemi parë pozitivisht dhe si vlerë të shtuar çdo bashkëpunim me organizata jo fitimprurese, investitorë, apo institucione shtetërore, të cilat na kanë shërbyer për të realizuar dhe vënë në jetë objektivat tona mbi përkujdesjen sociale dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Filozofia jonë e përgjegjësisë shtrihet edhe më gjerë se kaq, duke bërë një kombinim mes vlerave sociale në tërësi të korporatës, dhe atyre të punonjësve, të cilat të ndërthurura në mënyrë harmonike na kanë shërbyer të kemi një staf të konsoliduar dhe jetëgjatë në vendin punës.

Punonjësit tanë janë emocionalisht të motivuar për të shërbyer në shumë kauza humanitare, sociale, edukuese etj, të cilat i kanë shndërruar ata në ambasadorët e vertetë të imazhit pozitiv të bankës.

Fryma e përgjegjësisë tonë sociale ka rritur edhe vlerën e përceptimit të klientëve ndaj bankës tonë, e bashkë me të edhe besnikërinë e tyre ndaj nesh. Ne kemi arritur të bashkëveprojmë edhe më shumë me klientët tanë, të cilët na njohin tashmë jo vetëm si banka që ofron shërbimet dhe produktet me standarde bashkëkohore, por edhe si një bankë që ushqen ndjenja përkujdesjeje, shpërblimi dhe besimi ndaj tyre.

E ndersa jemi te ndërgjegjshëm që jetojmë në një botë globale komerciale në funksion të biznesit, ne kemi obligimin të tregohemi te vëmendshëm edhe ndaj segmenteve të margjinalizuara të shoqërisë.

Mjaft dimensionale dhe impenjative ka qenë strategjia e përzgjedhjeve të aktiviteteve tona, të cilat kanë ardhur si pjesë e rëndësishme integrale e kulturës tonë në banke. Kjo nënkupton të mendosh për të ardhmen e komunitetit dhe zhvillimit të tij duke investuar në praktika të qëndrueshme biznesi.

Sikurse edhe viti që lam pas, gjashtëmujori i parë i këtij viti e gjeti Credins bank me një ecuri mjaft të larmishme, ku aktivitetet tona sociale u ndanë në disa tipologji mbështetëse:

 

  • Arsim, Teknologji, Kulturë, Sport: Përfshirja në politika zhvillimore, informuese, argëtuese dhe edukuese me instancat përkatese për t’u ardhur në ndihmë brezave të rinj, për të qenë kompetitiv dhe përfaqësuar denjësisht përtej kufijve të vendit.

  • Ekonomi, Ekologji, Turizëm, Shëndetësi: Përfshirja në nisma të ndryshme mbi mbrojtjen e ambientit, informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit mbi ndryshimet atmosferike globale dhe impaktit që ato kanë në planetin tokë. Promovimi i vlerave të turizmit shqiptar, që përveç bukurive natyrore dhe historike është edhe një potencial i rëndësishëm i të ardhmes në ekonominë shqiptare. Kauza me profil shëndetësor, duke qenë pranë të sëmurëve në nevojë në bashkëpunim me institucione si Kryqi i Kuq Shqiptar.

  • Donacione të ndryshme: Lufta ndaj fenomenit të varfërisë është praktikisht një mision pa kohë, ku obligimi moral është sadopak zbutja e saj. Përkushtimi për të investuar dhe kontribuar në përmirësimin jetik të shtresave vulnerabël ka qenë një nga kauzat më të rëndësishme të trajtuara nga Credins Bank.

Në përputhje me 17 Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm, mbi 140 projekte u realizuan përgjatë vitit 2022. Ky vit i cili përkon edhe me 20 vjetorin e bankës Credins po ndiqet një strategji edhe më dinamike përsa i përket përgjegjësisë sociale, të cilat na ndihmojnë në çdo rast të kemi një shoqëri dhe rini me një mendësi më të emancipuar, më të kulturuar dhe me ambicie për të rritur kërkesat ndaj vetes drejt integrimit në Bashkimin Europian. Nëpërmjet anëtarësimit të Credins Bank në UN Global Compact, Credins bank është angazhuar që parimet e saj ti bëjë pjesë të strategjisë, të kulturës dhe mënyrës të saj të punuarit.

Vitet e fundit kanë qenë sfiduese, pasi politikat sociale-ekonomike kanë patur përgjatë 3 viteve të fundit oshilacione në shumë aspekte ekonomike, politike dhe shoqërore, të cilat kanë impaktuar të gjithë globin. Në këtë aspekt, Credins bank do te jetë edhe më e angazhuar për të vazhduar edhe përgjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2023, politikat e saj të përgjegjshmërisë, me integritet për të bërë më të mirën, për vendin dhe komunitetin tonë.

Listimi i titullit të parë korporativ në Bursën Shqiptare të Titujve!

Për herë të parë në historinë e tregut shqiptar të kapitaleve, një kompani private emëton obligacione nëpërmjet ofertës publike. Thënë ndryshe, i ofron publikut të gjerë nënshkrimin e titujve të saj të borxhit. Ky zhvillim i rëndësishëm do të thotë se në bursën shqiptare ALSE nuk do të tregtohen më vetëm letrat me vlerë të qeverisë, por edhe instrumentet korporatë, si ai i emëtuar nga kompania e mikrofinancës NOA.

Në ceremoninë e lancimit të këtij zhvillimi të rëndësishëm për tregun e kapitaleve, që i hap rrugën edhe listimit të kompanive të tjera në bursë, ishin të pranishëm Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, anëtarë të komisionit parlamentar të ekonomisë; disa prej sipërmarrësve më të mëdhenj në vend etj. Në fjalët përshëndetëse, ata vlerësuan rëndësinë që ka për sistemin financiar, biznesin dhe ekonominë në tërësi zhvillimi i tregut të kapitaleve.

“Bursa Shqiptare e Titujve është themeluar në vitin 2017 nga 3 aksionarët e saj: Banka Credins, Banka Amerikane e Investimeve dhe AK-Invest. Aktiviteti i saj u lancua zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.  Në Bursë kanë qenë të listuar vetëm titujt qeveritarë, deri me emëtimin e instrumentit të parë korporativ nga NOA,  një hap që pritet të hidhet edhe nga kompani të tjera”.- citoi znj. Nada Vokshi, Drejtore e Përgjithshme e ALSE.

 

Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj – JBMO 2023, https://jbmo2023.al/, Tirane 23-28 Qershor 2023

Në këto momente po zhvillohet në mjediset e shkollës Sami Frashëri Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj-JBMO 2023. 

Ky është edicionit i 27-të i JBMO dhe i dyti që Shoqata Shqiptare e Matematikës -AMA (www.ama.org.al), përfaqësuese zyrtare e JBMO organizon dhe pret në vendin tonë në 24 vitet e fundit. 

JBMO është konkurs i përvitshëm për nxënësit deri në moshën 15 vjec (klasa e 9-të). Në këtë event marrin pjesë nxënës nga 19 shtete të Ballkanit dhe më gjerë. Programi i Olimpiadës do të zgjasi nga data 23 deri në 28 Qershor. Pjesëmarrësit do të sfidojnë njohuritë e tyre në fushat e matematikës dhe logjikës. 

Më datë 24 Qershor u mbajt në Tiranë ceremonia e hapjes së JBMO 2023. 

JBMO 2023 vë në dukje rëndësinë e matematikës në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, angazhimin e vendit tonë për të kultivuar aftësitë intelektuale e shkencore ndër breza, për të promovuar talentet e reja dhe ngjallur interesin në fushën e matematikës e shkencës në përgjithësi. 

Ngjarje të tilla bashkojnë të rinj nga kultura të ndryshme e i mundësojnë atyre që të rriten me një mendësi tolerante për shoqërinë. JBMO 2023 ka mbështetjen e institucioneve, organizatave dhe bizneseve në vend dhe Kosovë ndër të cilat përmendim: 

VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTER, CREDINS BANK, NINETY-ONE, ERA CATERING, NEW YORK SCHOOL OF SCIENCE IN KOSOVO, WISEWORD, MULTI MEDICAL CENTER, BASHKIA BERAT, MINISTRIA E KULTURËS, MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME, MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTËME. 

Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë (MAS) dhe Shoqërinë e Matematikës për Europën Juglindore (MASSEE) realizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkurrime të rëndësishme ndërkombëtare me arritje spikatëse ndër të cilat përmendim; 

– Olimpiadat Ballkanike të Matematikës për të Rritur – Balkan Math Olympiad (BMO), (1 Medalje Argjendi & 8 Medalje Bronxi) 

– Olimpiadat Ballkanike të Matematikës për të Rinj – Junior Balkan Math Olympiad (JBMO), (6 Medalje Bronxi) 

– Olimpiada Evropiane e Matematikës për Femra (EGMO), (1 Medalje Bronxi) 

– Olimpiada Nderkombetare te Matematikës (IMO). (3 Medalje Bronxi) 

AMA bashkëpunon ngushtë edhe me shoqatën simotër dhe matematicienët e Kosovës prej vitit 2020 realizon me sukses KAMO- Kosovo-Albania Mathematical Olympiad (KAMO). 

KAMO 2023 do të zhvillohet në Tiranë në data 18-21 Korrik 2023.

“Kape Bitin” me Credins bank & Mastercard!

Credins bank dhe Mastercard vijnë me super bashkëpunim, duke shpërblyer sërish klientët besnikë në këtë 20 vjetor të bankës Credins. Dy brandet lider në industrinë bankare vijnë me një fushatë risi në pjesën e komunikimit me sloganin “Kape Bitin”. Një fushatë e cila vjen e konceptuar si një e vetme por e segmentuar për dy kategori klientësh, ata ekzistues dhe të rinjtë. 

– Të gjithë klientët ekzistues që disponojnë një Credins Mastercard, kanë mundësi të blejnë biletën e tyre me 30% ulje nëpërmjet promokodit CREDINS30 për të parë live koncertin e Elvana Gjatës.

– Ndërkohë e njëjta procedurë është edhe për ata klientë që duan t’i bashkohen familjes së madhe Credins. Një mundësi për ta parë koncertin e këngëtares live jo vetëm me 30% ulje por, duke e përfituar kartën prepaid Credins nga Mastercard me 0 komision lëshimi.

Fushata të tilla bashkëpunuese janë edhe më të suksesshme kur vijnë në një linjë strategjie të përcaktuar, duke patur në fokus klientët. 

“Kur bëhet fjalë për pagesat, Mastercard është emri i besuar mbi të cilin mund të mbështetet çdokush. Kjo sepse ne i japim përparësi sigurisë dhe komoditetit të klientit. Mastercard, është një brand ndërkombëtar që shkon përtej shërbimit që ofron. Njerëzit kanë një jetë intensive dhe mjaft dinamike dhe përtej kësaj, çdokush e gjen mënyrën edhe për t’u argëtuar. Me Mastercard, çdo blerje, udhëtim dhe takim bëhet një mundësi për përvoja të jashtëzakonshme, që nga zbulimi i destinacioneve të reja e deri te ndjekja e eventeve ekskluzive dhe kalimi i kohës me njerëzit e dashur. Kjo është arsyeja pse Mastercard si brand është një zgjedhje mjaft popullore. Por ne nuk ndalemi me kaq, por preferojmë të gjejmë edhe kanale apo forma të tjera shpërblyese për klientët tanë në çdo vend të botës, siç është dhe rasti konkret me klientët shqiptarë”, citoi përfaqësuesja e Mastecard Yaryna Zozulia.

Në statusin e sponsorit të përgjithshëm, Credins bank & Mastercard do të vijnë edhe me një komunikim të veçantë outdoor. Nëpërmjet një banke lëvizëse, një projekt ky unik dhe inovativ, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofruar nga Credins, do të ofrohet edhe aspekti funksional në shërbim të klientëve. Çdokush do të ketë mundësinë të kalojë orët e pasditeve duke u argëtuar me aktivitete dhe lojëra në këndin special të krijuar nga Credins bank.

Credins, ndër vite ka zgjedhur bashkëpunime me partnerë strategjikë duke sjellë produkte dhe fushata tërheqëse që lehtësojnë dhe argëtojnë jetën e klientëve, siç është dhe rasti më i fundit i bashkëpunimit me Mastercard. Credins bank ka në fokus që fushatat e saj, të kenë një vlerë të shtuar në jetën e klientëve dhe shpesh ka synuar të sjellë risi në tregun bankar, siç ishte rasti i projektit unik për lançimin e kartave “Eco”, përbërë me material 99% të tretshëm për mjedisin. Referuar treguesve të fundit financiarë, Credins bank, ka shënuar një rritje të vazhdueshme në lëshimin dhe përdorimin e kartave dhe terminaleve POs të bankës. Gjithashtu, ka ndërtuar vazhdimisht fushata edukuese për klientët, për të rritur përdorimin e kartave si instrument pagese.  

Nga ana tjetër, drejtoresha e departamentit marketing në bankën Credins, znj. Valbona Guri, shprehet se klientët e bankës janë në fokusin e vazhdueshëm të bankës. Ndër të tjera ajo theksoi: “Shpërblimi i klientëve është prioritet, ndaj në këtë 20 vjetor të bankës tonë shprehim mirënjohjen për klientët tanë. Në këtë ofertë specifike, e cila vjen si pjesë e një programi shpërblimesh për klientët besnikë të bankës, qëndron theksi i partneritetit që ne kemi patur me klientët përgjatë rrugëtimit tonë. Besnikëria e tyre na frymëzon të investojmë në teknologji të avancuara, duke iu dhënë zgjidhje inovative dhe të sigurta për nevojat e tyre financiare. Ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë për t’i bërë ata të ndihen të rëndësishëm, është një nga politikat tona kryesore si bankë”. 

Credins, është një ndër ato banka që përveç rëndësisë që i jep dizenjimit dhe funksionalitetit të produkteve për të gjithë klientët e saj, i jep një fokus të veçantë anës kreative komerciale në aspektin komunikues dhe marketues. Gjithmonë duke bashkëpunuar me agjenci kreative profesionale, Credins ka ardhur vitet e fundit për publikun me një stil komunikimi modern dhe dinamik. E pranishme dhe aktive në eventet kulturore më të mëdha të vitit, Credins sot është një nga ato institucione që bën dallimin ndër shumë kompani të industrive të ndryshme. 

 

Mund të themi se Credins bank tashmë është kthyer në lajmotivin e kulturës shqiptare!

Credins bank, çel ekspozitën “Arti në rrugëtimin tonë”

Credins bank për gjatë viteve të fundit, mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apo promovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit, e ka kthyer tashmë në një traditë të saj. Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për të patur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, Credins transformohet kohë pas kohe në një ekspozitë arti, ku çdo klient ka patur mundësinë të shoh krijimet artistike të artistëve të ndryshëm. Oaz punimesh që të zgjojnë fantazinë mes një bote reale dhe sureale, ekspozitat janë përfaqsuar nga plejada e atyre artistëve që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar dhe brezave të rinj të talentuar. 

Me rastin e 20 vjetorit të Credins bank, u zhvillua ekspozita më e re e artit figurativ, “Arti në rrugëtimin tonë”, e cila u zhvillua në kuadrin e planifikimit të aktiviteteve të ndryshme të përcaktuara nga banka. Kjo ekspozitë u mundësua nga galeria Kalo, e cila njëherazi vuri në dispozicion dhe përzgjodhi veprat artistike, duke u kujdesur që ato të përfaqësonin artin që ka shoqëruar Credins bank gjatë dy dekadave si dhe kategori të ndryshme të artistëve e të artit të tyre, si nga realizmi socialist ashtu edhe arti modern, e bashkëkohor. Veprat e artit figurativ të ekspozuara, janë 20 piktura që sjellin shumë dimensione artistike plot ngjyra. Një kolanë interesante që ilustrojnë  larminë e asaj që jeta na ofron, paradigmën e saj mes fenomeneve  që ndihen, shihen dhe përjetohen.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft të kuruar artistikisht, të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtues të lartë të Credins bank, përfaqësues të ndryshëm të artit dhe kritikës, si dhe të ftuar special, piktorët e pikturave të zhvilluara ndër vite në Credins bank. Mes bisedash, të ftuarit patën mundësinë të shijonin larminë e ngjyrave në peisazhe, portretet, tematika apo gjendje të ndryshme meditative, të cilat, të trajtuara dhe punuara me shumë stil erdhën në një stil mjaft unik. 

Credins, është banka që e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi. Transmetimi i vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të patur një shoqëri dhe rini  të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore. Arti si zhanri më i lart estetik i çdo fushe tjetër në jetë, është burimi i kënaqësisë dhe i zhvillimit intelektual në shumë dimensione, ndaj mbështetja për të është obligim sa njerëzor aq edhe institucional.

Maltin Korkuti intervistë për revisten “Monitor”

Z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank, vjen me një intervistë eksluzive për revistën Monitor.

Z. Korkuti ka theksuar se Credins bank ka vijuar të mbështesë ekonominë vendase, duke qenë banka e parë në treg në terma të kredidhënies. Mbështetja që Credins ju jep individëve dhe bizneseve ka qenë e vazhdueshme përgjatë rrugëtimit prej 20 vitesh në tregun bankar shqiptar. Credins bank do të vijojë të jetë partneri kryesor, duke mbështetur çdo kërkesë dhe nevojë me produkte atraktive, procedura efikase dhe shërbim të shkëlqyer.

Për më shumë informacion mbi ecurinë e plotë të bankës përgjatë vitit 2022, arritjet, sfidat dhe strategjitë për vitin 2023,lexoni intervistën e plotë duke klikuar këtu.

Credins Smart Park, një pit stop i relaksit në natyrë!

Jetojmë në një botë me ritme frenetike ku çdo gjë është e aksesueshme, e larmishme dhe teknologjike. E tillë është edhe Tirana sot, metropoli i diversitetit, ku strehoet tradicionalia dhe modernia, e vjetra dhe e reja, qyteti i tranzicionit por edhe i  transformimeve të mëdha. Kryeqyteti që përkufizohet nga ngjyrat e një historie mikse, që nga otomania e deri në atë post-komuniste, të cilat sot, kanë mbetur thjesht si copza kolane, memoriale. Metropoli zhurmues, është në të njëtën kohë edhe ai qyteti piktores, ku shpesh atraksionet e ndërthura mes historisë, kulturës dhe kulinarisë mikse, mbetet një destinacion deri diku edhe “ekzotik” për vizitorët e huaj. Rinia është ajo pjesë e shoqërisë që i jep gjallërinë dhe frymën moderne qytetit, duke qenë gjithmonë të apasionuarit për të përqafuar trendet e kohës…

Tirana jonë, është sot qyteti ku përveç peshës së rëndësisë që i jep jetës artisktike-kulturore, është edhe vendi ku në fokus të vazhdueshëm ka përpjekjen për të krijuar një infrastrukturë edhe ekologjike. Përgjatë viteve të fundit, ka një ndërgjegjësim edhe nga grupet e interesit si: shoqërsië civile, institucioneve shtetërore dhe ato private, për të mbrojtur mjedisin dhe kontribuar në reduktimin e ndotjes mjedisore, një fenoment ky shqetësues global. Kështu, një ndër institucionet private ku mbrojtjen mjedisore, apo politika të tjera ndëgjegjësuese që rrisin mirëqënien, emancipimin dhe zhvillimin e komunitetit, është edhe banka Credins, e cila sot mund të themi që është kryefjala e ndryshimeve me impakt pozitiv.

Në 20 vjetorin e themelimit të saj, Credins bank vjen me risinë më të fundit, krijimin e parkut “Smart Credins”. Në bashkëpunim edhe me bashkinë e Tiranës, sot janë mbjellë 20 pemë, të llojeve qershi japoneze dhe lofata për ti shtuar kështu kryeytetit më shumë gjelbërim. Si një dhuratë për qytetarët e Tiranës, parku është konceptuar me tre stola për të qënë një vend relaksi për kalimtarët. I ndërthurrur me nje dizajn elegant, ngjyra të natyrës, konceptualisht ky park është menduar të jetë jo vetëm një zonë relaksi por edhe funksional. Si një infrastrukturë mjedisore e ofruar në shumë vende të botës, çdokush do të këtë mundësinë për të lundruar në botën e internetit falas (free wi-fi), apo të karikojë telefonin. 

Investimet e vazhdueshme të ndjekura nga Credins bank, në bashkëpunim edhe me partnerë të ndryshëm, për edukimin e një shoqërie me standarde Europiane, e profilizojnë atë si një bankë me karakter të fortë social. Kështu në këtë aspekt Credins bank çdo ditë e më shumë i jep prioritet çdo projekti që prekin fusha të ndryshme sociale, kulturore, mjedisore, arsimore, shëndetësore, etj. Inovacioni dhe teknologjia janë gjithashtu prioritet në Credins, duke pranuar se digjitalizimi është bërë tashmë pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë.

Të shohësh që brezat e rinj rriten me kulturën e një qyteti që vazhdimisht pëson metamorfozën e zhvillimit, është misioni i çdo metropoli në botë. E tillë është edhe ajo e Tiranës tonë, një qytet që pulson me rritme të shpejta…

Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Ky bashkëpunim i nënshkruar sot nga Presidenti i KOKSH Z. Fidel Ylli dhe Drejtori Ekzekutiv i Credins Bank Z. Maltin Korkuti, e bën Credins Bank partner kryesor mbështetës në të gjitha akivitetet sportive që do të zhvillohen përgjatë dy viteve 2023-2024. 

Marrëveshja u arrit në kuadër të promovimit të Vlerave Olimpike dhe sportive, inkurajimin e sportisteve, iniciativat për barazinë gjinore, zhvillimin dhe lartësimin e disiplinave të ndryshme sportive në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare, si dhe implementimit të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Me moton për të edukuar brezat e rinj dhe jo vetëm, për një jetë aktive dhe të shëndetshme, Credins bank është profilizuar tashmë si banka që perkrah vlerat për një shoqëri aktive dhe sportive.

Të larmishme do të jenë aktivitetet sportive që do te zhvillohen nga KOKSH në partneritet edhe me Credins Bank: Lojërat Olimpike “Paris 2024”; Lojërat Evropiane “Krakoë Molopolska 2023”; Lojërat Botërore të Plazhit ANOC 2023; Lojërat Mesdhetare të plazhit “Heraklion 2023” Festivali Olimpik Rinor Europian “EYOF Maribor 2023” etj.

Vlen te theksohet se Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, vjen gjithashtu dhe me një program zhvillimor edukues për sportin në shkollë, të dedikuar dhe profilizuar, ku ka gjetur mbështëtjen edhe të Federatate Evropiane të sportit të volejbollit dhe basketbollit.

Në këtë aspekt Credins Bank e konsideron mbështetjen për fushën e sportit si pjesë të politikave të saj të përgjegjësisë sociale si dhe detyrimi moral ndaj komunitetit ku operon. Kontributi për sportin, është mënyra më e mirë që të rinjtë të kenë mundësinë për ta zhvilluar veten në aspektin personal dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Credins, është gjithashtu mjaft e angazhuar që nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve që ofron për të rinjtë t’ju jap hapësira dhe liri financiare, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të ndjekin pasionet dhe endrrat e tyre.

Integrimi i grave! Partneriteti më i ri mes Credins bank dhe UN Women!

Në ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Mars, Credins bank, nënshkroi Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs), një listë parimesh që shërbejnë si udhërrëfyes për biznesin, për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas në vendin e punës, në treg dhe në komunitet. Kjo është një nismë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave (UN Women). Kjo marrëveshje u firmos nga përfaqësuesit respektiv të dy institucioneve z. Maltin Korkuti Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank dhe z. Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri.

Të dy përfaqësuesit e lartë shkëmbyen ide për të ndjekur strategji specifike për të rritur aksesin e grave dhe vajzave në mjetet financiare dhe ato digjitale, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të mbështetur komunitetin e tyre. 

Pabarazia gjinore është një fenomen i hershëm jo vetëm i shoqërisë shqiptare por edhe  asaj botërore, që në mënyrë konsistente u ka mohuar disa të drejta legjitime shumë grave dhe vajzave siç janë: arsimimi, punësimi, përjashtimi ose vendimarrje e ulët  politike, ekonomike, sociale etj.

 

Kjo nisëm është parë shumë pozitivisht nga shumë industri, një ndër to edhe ai bankar. Në orvatjen e krijimit të standardeve të reja ekonomiko-sociale në rang global, pas krizash të shumta për gjatë kësaj dekade, roli gruas është parë si një faktor i rëndësishëm që sjell jo vetëm progres por, edhe stabilitet në shumë sfera të jetës. Në këtë aspekt Credins bank, është etaloni dhe shembulli më i mirë i përkrahjes së politikave integruese të grave dhe vajzave në punë duke i konsideruar ato si faktorin kryesor te suksesit të saj. Kështu 76% e punonjësve të bankës e përbëjnë gratë dhe vajzat, nga të cilat 148 janë në pozicione drejtuese.  Filozofia e Credins bank karakterizohet nga promovimi i vlerave personale dhe profesionale të çdo punonjësi. Përmes praktikave të trajnimeve me bazë të gjerë tematikash, jo vetëm profesionale por edhe psiko-sociale dhe shoqërore, Credins bank synon të rrisë efiçencën e saj duke u pozicionuar kështu në treg si një ndër bankat lider në respektimin e të drejtave të njeriut, mosdiskriminim dhe zhvillimit në tërësi të individit.

Eksperiencën e saj tashmë Credins bank, do të ketë mundësinë ta ndajë globalisht edhe ne platformën “Women’s Empowerment Principles” (Parimet e Fuqizimit të Grave), në një hapsirë të dedikuar ku do të informojë dhe jap ide mbi parimet si: ndërgjegjësimi i krijimit të lidershipit në nivel të lartë të korporatës për barazi gjinore, sigurimin e shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies të të gjithë punonjësve, zhvillimin profesional për gratë dhe vajzat etj…

 

“Promovimi i barazisë gjinore nuk është vetëm një çështje e përgjegjësisë sociale në praktikat e brendshme të biznesit. Mbështetja e fuqizimit ekonomik të grave nëpërmjet aksesit në financim dhe asete prodhuese kontribuon drejtpërdrejt në pasurinë ekonomike të Shqipërisë. citoi z. Ribotta.

Nga ana tjetër z. Korkuti, nënvizoi se nënshkrimi i parimeve të fuqizimit të grave dhe vajzave e përforcon angazhimin e Credins bank edhe më shumë në integrimin e grave në vendin e punës, biznes dhe komunitet. “Ne kemi qenë gjithmonë promotor i zhvillimit të gruas, ku nëpërmjet paketave financiare të dedikuara, bonuseve specifike apo edhe trajnimeve të shumta, të krijojmë kushte dhe klimë të përshtatshme në integrimin e tyre”.

 

Si pjesë e rëndësishme e reformave të shumta të ndërmara nga OKB, UN Women u themelua në korrik të vitit 2010, për të krijuar politika specifike dhe ndërmarrë nisma ligjore dhe sociale, fokusi i të cilave është barazia gjinore, fuqizimi grave, si dhe integrimi i tyre në nivel global. Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, por një themel i domosdoshëm për një botë paqësore, të begatë dhe të qëndrueshme.

 



Pranverë në Credins!

Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë por jo vetëm…! Është muaji i riminishencës, i disa misioneve të mëdha që lidhen ngushtësisht me evoluimin njerëzor në tërësi, e te gruas në veçanti. Jemi në prag të disa datave të shënuara, e nje ndër to edhe 8 Marsi. Një datë e cila i thërret memories kolektive, mbi emacipimin e gruas dhe evolucionit të saj në të gjitha sferat e jetës. 

Si muaj i krijimtarisë apo eventeve, Banka Credins ndjek traditën mbi mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apo promovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit. Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për të patur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, përgjatë këtij muaji Banka Credins është transformuar  sërish në një ekspozitë arti, ku cdo klient do të këtë mundësinë të shoh krijimet pranverore të artistes Olsjana Ajdini. Një bashkëpunim që banka ka vendosur ta ketë si eventin e saj eksluziv mbi promovimin e çdo artisti të talentuar e për më tepër për ti dhënë jehonë akoma dhe më shumë kur këto krijime vijnë në një muaj kur na kujtojnë se gruaja është promotori i vërtëtë i mëncurisë dhe bukurisë… 

Lunariaa.eu, është themeluar në muajin Maj 2019 nga Olsjana Ajdini, një grua e talentuar dhe e apasionuar pas artit të natyrës. Lindja e idesë për të mbledhur lule natyrale, përpunuar dhe më pas për ti shëndruar ato në vepra arti, lindi jo thjesht për të patur një sipërmarrje, por mbi të gjitha për dashurinë që kishte mbi natyrën, të bukurën dhe brishtësinë që ka i gjithë procesi i punës në tërësi. 

Olsjana është gruaja tipike, që përveç angazhimit në vetë-sipërmarrjen, është edhë një nënë e përkushtuar në rritjen ë fëmijëvë të saj, ku kohën e ndan mes pasionit për punën dhe prindërimit. Suksesin ja dedikon përkushtimit dhe ambicjeve për të qënë gjithmonë e angazhuar me gjërat që e lidhin figurën e saj ngushtësisht me talentin, pasionin dhë përkushtimin.

Lunariaaa.ëu është tashmë një biznes i ngritur dhe i zhvilluar nga gra dhe vajza të talentuara, ku punën e tyrë e konsiderojnë si arti i natyrës…

Të organizuara në dy ekipe, gjejnë frymëzimin për ta promovuar biznesin në “Flower Café” një ambjent i dëkoruar plotësisht me lule natyrale të balsamosura. Çdo punim është i bazuar në realizimin me dorë, me lule natyrale të thara të cilat, janë mbledhur nga zona të ndryshme të vendit për të kaluar më pas në procese të ndryshme përpunimi deri në fazën finale ku ato konrnizohen në formën e një pikture si vëpër arti.

Ekipi i parë, përbëhët nga artizane të cilat, bëjnë punën e dorës dhe e kurojnë atë në çdo detaj për çdo vepër që prodhon punishtja. Ndërkohë ekipi i dytë janë vajzat e “Flower Café” të cilat, promovojnë punimet e artit. “Flower Café” është një showroom ku çdokush mund të shijojë një kapuçino me trendafil, rrethuar nga oazi shumëngjyrës i pikturave me lule të varura ne mure.

Pra jemi në Mars, në muajin që sjell ndryshimin “sanguin” dhe ripërtëritjen në çdo qelizë…!

Banka Credins