Credins bank mbështet Digital Nomad Festival!

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri. 

Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në Tiranë duke lidhur të pasionuarit pas teknologjisë kudo në botë me vendin tonë. Eventi do të zgjasë përkatësisht në datat 14/15/16 Shtator ku ekspertë të fushës së teknologjisë, sipërmarrës të vendeve të ndryshme të botës, themelues start-upesh të suksesshme, CEO korporatash dhe grupe të rinjsh që konsiderojnë të nisin karrierën e tyre dhe punën në distancë nga çdo vend i botës, do të bashkohen në seminare, workshop-e, ide apo projekte të reja lidhur me këtë mënyre të punuari.  

Eventi do të ketë pjesëmarrje të disa prej emrave më të famshëm te industrisë digjitale si Andreas Will Gerdes krijues i një kompanie gjermane për celulare në vitet 80 i cili ka dalë në Financial Times tek 101 liderat e ekonomisë së re, Lona Alia shqiptarja themeluese e një biznesi shumë të suksesshëm online në Silicon Valley San Francisco si dhe shumë emra të tjerë ndërkombëtarë dhe shqiptarë me eksperienca dhe histori suksesi.  

Ky event i veçantë, jo vetëm që sjell një mënyrë të re të menduari dhe te punuari nëpërmjet trajtimit të tematikave aktuale si: investimi ne Shqipëri, gratë dhe të punuarit ne fushën digjitale, mbledhja e fondeve për sipërmarrjet, si të bëhesh lider në moshë të re, transformimi digjital  etj., po dhe promovon fort: “Why Albania is the top trending place” duke spikatur për veçantitë që vendi ynë ofron si në infrastrukturë, kosto jetese, klimë të butë, natyrë të bukur, etj. Eventet do të shoqërohen  me aktivitete argëtuese si: street food party, vizita edukative në qendra kulturore në Tiranë, kompeticione në sporte si football, yoga, tennis etj. si dhe argëtime në lokale interesante të Tiranës si një vlerë e shtuar për çdo “ nomad” që vendos të jetë dhe të punojë në Shqipëri. 

Mbështetja që Credins bank i jep këtij aktiviteti, përkon me promovimin e vazhdueshëm që ne si bankë shqiptare duam t’i japim vendit tonë, duke nxjerrë në pah të bukurën, inovacionin, potencialin që ofron, punësimin dhe vlerat e jashtëzakonshme që kemi si komb. Credins bank e mbështet këtë event duke qenë përherë pranë inovacionit dhe transformimit digjital, në mbështetje të zhvillimeve të vazhdueshme teknologjike për të gjetur dhe ofruar zgjidhjet më të mira për çdo klient të bankës Credins. “Think Green, go Digital” ishte fushata më e fundit lançuar nga banka Credins, si një mesazh i fortë për çdo klient dhe brezin e ri për të aksesuar bankën 24/7 nga çdo pajisje, tablet e laptop, nga kudo e kurdo, duke respektuar dhe kriteret për një mjedis më të pastër. Kartat Credins Eco lançuar për herë të parë në vendin tonë, synojnë të sensibilizojnë klientët jo vetëm për përdorim të kanaleve digjitale por dhe për reduktim të plastikës për një mjedis më të pastër për ne dhe brezat e ardhshëm. Platforma Smile.al, e para platformë crowdfunding për mbledhje të fondeve nga publiku për projekte me karakter social, shënoi një tjetër arritje në projektet tona digjitale.   

Inovacioni si pjesë e rëndësishme e strategjisë se bankës Credins kombinuar me një kulturë korporative për zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë, do të vazhdojë të jetë prioritet. Ndaj dhe vazhdimisht jemi në mbështetje të projekteve që promovojnë inovacionin, start-upe apo teknogjinë. 

Një mesazh ky tepër thelbësor dhe në përputhje jo vetëm me aktivitetin e Digital Nomad Festival në Tiranë, por dhe me synimet si dhe objektivat qe Credins bank ka në zhvillimin e saj drejt rrugëtimit digjital. 

Digital Nomad Festival është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ne për të mësuar më shumë rreth kësaj mënyre interesante të së tashmes dhe të ardhmes e cila është bërë e nevojshme. Suporti i Credins bank do të vazhdojë të jetë përherë në projekte apo evente të tilla të rëndësishme për vendin tonë dhe brezin e ri. 

Lançohet aplikacioni digjital “Credins Learning Management System”

Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme mbetet një ndër qëllimet kryesore të Credins bank dhe të punonjësve tanë. Jemi vazhdimisht duke kërkuar mënyra dhe mundësi më të mira që stafi ynë të trajnohet për të ofruar një shërbim ekselent tek klientët.  

Risia e fundit në bankën Credins është Learning Managment System (LMS), një projekt inovativ në linjë me zhvillimet e teknologjisë. “Sistemi i Menaxhimit të të mësuarit” i është dedikuar të gjithë stafit të bankës Credins për t’u rritur e zhvilluar profesionalisht. Një sistem interaktiv, me një kontent ndërveprues, diskutime në forume, testime, raportime, pyetësorë dhe certifikata. Çdo gjë e ofruar në një platformë online e cila është e aksesueshme në çdo vend dhe në çdo moment të ditës, pasi mjafton vetëm një celular kompjuter apo desktop për ta aksesuar. 

Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Performancës në bankën Credins z. Egi Santo shprehet: “Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë punonjësit tanë për të zgjedhur trajnime që u duken të vlefshme për formimin e tyre profesional dhe për t’u zhvilluar dhe informuar më tej për procese të ndryshme bankare gjithmonë në të mirë te klientëve tanë. Pikë pozitive e LMS është që stafi mund ta aksesojë në çdo moment 24/7, kurdo që do jetë në përshtatje me mundësitë personale të gjithsecilit”.  

Investimi tek punonjësit është në fokus të vazhdueshëm të bankës Credins, duke vlerësuar përkushtimin maksimal që secili prej tyre jep çdo ditë në shërbim të klientëve. Ndaj ky projekt vjen në kuadër të shumë aktiviteteve të tjera të cilat kanë në fokus stafin tonë dhe punësimin. 

Përgjatë 2022, mund të përmendim pjesëmarrjen e bankës Credins në shumë panaire punësimi këtë vit në vende të ndryshme të Shqipërisë si Panairin e Punës “Work and Study”, Panairin e Punës tek “Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës”, tek Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Epoka”, Universiteti “Marin Barleti”, “Universiteti Evropian i Tiranës” si dhe panairin e punës tek Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duke diskutuar me të rinj të cilët studiojnë në fusha të ndryshme dhe duke i informuar ata për mundësitë më të reja të punësimit në Credins bank. 

Punësimi dhe zhvillimi i të rinjve për t’u bërë profesionistë dhe bankierë me eksperiencë tek Credins mundësohet edhe nëpërmjet programit “youarecredins” – një eksperiencë e vlefshme për të gjithë ata të cilët sapo kanë filluar rrugëtimin e tyre në bankë. Pjesëmarrësit në këtë program përfitojnë nga leksionet me trajnues shqiptar dhe ndërkombëtar, të certifikuar në fushën e zhvillimit të aftësive si dhe nga mentorët dhe ekspertët më të mirë të Credins Bank. Një program i cili zgjat tre muaj, ku të rinjtë marrin njohuri teorike dhe praktike të cilat do t’iu shërbejnë në rrugëtimin e tyre profesional. Programi “youarecredins”, prej disa vitesh është kthyer në një akademi të suksesshme rekrutimi, pasi pothuaj mbi 90% e studentëve te përzgjedhur arrijnë të punësohen në Bankën Credins. 

Trajnimi, punësimi dhe krijimi i një stafi sa më profesional, të cilët u japin klientëve tanë një shërbim të shkëlqyer mbetet një ndër shtyllat dhe principet e Credins bank. Jemi të bindur së ky tipar na ka dalluar dhe na ka ndihmuar që të përmirësohemi dita-ditës si dhe të jemi gjithmonë e më shumë më afër me klientin dhe nevojat e tyre. Ndaj ne do të vazhdojmë të jemi suport dhe mbështetje për stafin tonë si dhe për këdo që ka dëshirën e mirë dhe ambicien për të punuar së bashku si ekip ne familjen e madhe Credins! 

Credins Online – aplikacioni për çdo shqiptar

Banka Credins, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve. 

Lançimi i aplikacionit Credins Online në vitin 2013, ishte një nga projektet më inovative, një aplikacion i aksesueshëm nga çdo smartphone, tabletë dhe desktop, duke mundësuar kryerjen e çdo transaksioni bankar në mënyrë të pavarur nga çdo klient 24/7. “Banka në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofrojmë sot për të gjithë klientët tanë duke filluar që nga pagesat e faturave mujore, transfertat brenda dhe jashtë Shqipërisë me çdo furnitor, aplikime për produkte të ndryshme bankare, këmbime bankare, si dhe për të funksionuar në çdo moment me llogaritë e tyre bankare tani më të gjitha online! 

Sikurse thekson Drejtore e IT pranë Bankës Credins, znj. Valbona Dhjaku: “Me kalimin e viteve, aplikacioni është përmirësuar gjithmonë e më shumë dhe funksionalitetet u shtuan duke e bërë Credins Online aplikacionin ideal për çdo shqiptar. Dita ditës Credins Online pëson ndryshime dhe risi teknologjike me qëllim kryesor lehtësimin e veprime bankare klientëve duke i kryer tani më shumicën në mënyrë digjitale”.

Aplikacioni ka qenë përherë në fokus përsa i përket promovimit ku vazhdimisht janë bërë fushata të formave të ndryshme në TV, radio, gazeta, revista, blog apo rrjete sociale për të informuar si dhe sensibilizuar klientët tanë në përdorimin e tij. Mund të përmendim Credins Testimonials, ku shumë klientë tanë individë apo biznese kanë folur për përdorimin e aplikacionit, sigurinë e tij, lehtësirat qe u ka krijuar, si dhe veprimet e shumta bankare që kryejnë përditë me të.

Një mënyrë tjetër për ti informuar klientët tanë në përdorimin e aplikacionit ka qenë eventi, “Think Green, Go Digital”, i organizuar nga Credins bank. I mbajtur në Tiranë, Durrës dhe Korçë, eventi promovoi zhvillimet dhe inovacionin drejt transformimit digjital të bankës. Të ftuar në këto evente ishin biznese dhe individë, të cilët u ri takuan me stafin si dhe u njohën nga afër me risitë dhe zhvillimet më të fundit teknologjike të bankës Credins rreth projekteve digjitale, me një fokus të veçantë tek aplikacioni Credins Online. Klientëve ju prezantuan gjithashtu disa tutorialë sesi të kryejnë veprimet bankare online si dhe stafi ynë i dedikuar i foli më shumë se çfarë veprimesh bankare mund të kryen nëpërmjet aplikacionit. Një organizim tepër i bukur si dhe një mënyrë shumë e mirë për klientët tanë të mësonin më shumë rreth digjitalizimit të bankës Credins, ku përveç aplikacionit u fol për shume projekte interesante e inovative që janë ndërmarrë në vite.

Ajo çfarë sot na diferencon, është gjithashtu, një kulturë korporative për një zhvillim të qëndrueshëm, duke mbështetur nisma dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, luftën ndaj varfërisë, zhvillimin e arsimit, inovacionit, por dhe me një fokus të veçantë në mjedis. Ndaj, sot, sjellim jo vetëm një aplikacion bankar i cili ofron një mundësi fantastike për secilin klient për të aksesuar bankën direkt, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur aplikacionet dhe kanalet digjitale. 

Banka Credins ka qenë gjithmonë inovative në lançimin e shërbimeve të reja, për të ofruar një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh bankare për këdo klient kudo që ndodhet në linjë me risitë teknologjike. Dega Cashless, Dega Smart, Banka Lëvizëse, lançimi i të parës platformë crowdfunding në Shqipëri SMILE për mbledhje të fondeve nga publiku, lëshimi i kartave contactless, ofrimi i shërbimit e-commerce etj., janë disa prej projekteve të tjera të bukura të lançuara përgjatë rrugëtimit tonë. Këto janë vetëm disa prej risive teknologjike të implementuara në bankën Credins, pasi sigurisht ka dhe shumë të tjera në proces. 

Pas suksesit të Credins Bank qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej rreth 1000 punonjësish në të gjithë degët dhe njësitë e bankës që janë aty për t’u shërbyer klientëve kudo dhe në çdo kohë.

Banka Credins drejt rritjes dhe transformimit digjital

Një event mjaft i bukur me temën: “Think Green, Go Digital”, u mbajt në Tiranë, nga Banka Credins. Të ftuar ishin mbi 200 klientë të bankës, biznese dhe individë, të cilët u njohën nga afër me risitë dhe zhvillimet më të fundit të bankës Credins rreth projekteve digjitale, me një fokus të veçantë tek aplikacioni Credins Online. 

Digjitalizimi ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët blejnë duke u shmangur nga bankingu tradicional dhe duke shkuar gjithnjë e më pak në degët e bankave dhe gradualisht bankingu digjital do të jetë kanali kryesor për klientët. Ndaj, shumë korporata dhe biznese në botë, duke përfshirë dhe industrinë bankare, kanë krijuar dhe futur në planet e tyre strategjike, ndërtimin e transformimit digjital, i cili në mënyrë të natyrshme nuk mund të bëhet brenda një dite apo një muaji, por kërkohet të ndërtohen themele të forta nëpërmjet një procesi të strukturuar mirë, për të sjelle ndryshime dhe risi në procese, struktura dhe teknologji.    

Banka Credins, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve. 

Projektet inovative përgjatë rrugëtimit 20 vjeçar të bankës Credins nuk kanë stopuar asnjëherë. Lançimi i kartave Master & Visa, instalimi i ATM-ve, vendosja e pajisjeve POS në çdo biznes, startimi i shërbimit e-commerce etj., janë disa prej shërbimeve avangarde dhe mjaft ambicoze të implementuara me sukses nga banka Credins përgjatë viteve 2007-2014. Këto projekte transformuan mënyrën e përditshme të pagesave duke u shmangur nga përdorimi i cash-it dhe duke i adresuar klientët drejt kanaleve elektronike të pagesave.  

Lançimi i aplikacionit Credins Online në vitin 2013, ishte një nga projektet më inovative, një aplikacion i aksesueshëm nga çdo smartphone, tabletë dhe desktop, duke mundësuar kryerjen e çdo transaksioni bankar në mënyrë të pavarur nga çdo klient 24/7. Ky projekt i lidhur padyshim me zhvillimet teknologjike, përhapjen e internetit dhe smartphonëve, erdhi i thjeshtë në përdorim, me funksionalitete të njëjta me ato të një dege banke, duke sjellë një eksperiencë të bukur të jashtëzakonshme, dhe ndoshta të paimagjinueshme për këto vite. 

 

“Banka në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofrojmë sot për të gjithë klientët tanë. Përdorimi i aplikacionit pati një rritje të ndjeshme përgjatë periudhës së pandemisë, ku ne ishim gati dhe i ofruam klientëve tanë mundësinë për të operuar online për pagesat e faturave mujore, për transferta brenda dhe jashtë Shqipërisë me çdo furnitor, për këmbime bankare, si dhe për të funksionuar në çdo moment me llogaritë e tyre bankare.   

Volumi dhe numri i klientëve u shtuan ndjeshëm, i cili vazhdoi dhe përgjatë vitit 2021. Pagesat e faturave u rritën me 65% dhe numri i përdoruesve me 51% (‘21 vs. ’20). Funksionalitete të reja janë shtuar përgjatë dy viteve të fundit për të qenë më afër çdo biznesi në lidhje me pagesat e taksave, doganave apo faturave të fiskalizuara. Çdo transaksion kryhet shpejt në pak sekonda, duke i ofruar çdo klienti individ dhe biznes siguri maksimale dhe nivele të ndryshme autorizimi dhe aksesi. Për t’u vlerësuar është gjithashtu nxitja i klientëve drejt kanaleve digjitale duke aplikuar komisione më atraktive përkundrejt degës.    

Ajo çfarë sot na diferencon, është gjithashtu, një kulturë korporative për një zhvillim të qëndrueshëm, duke mbështetur nisma dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, luftën ndaj varfërisë, zhvillimin e arsimit, inovacionit, por dhe me një fokus të veçantë në mjedis. 

Ndaj, sot, sjellim jo vetëm një aplikacion bankar i cili ofron një mundësi fantastike për secilin klient për të aksesuar bankën direkt, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur aplikacionet dhe kanalet digjitale. Kjo nismë nuk është e vetmja, por në linjë më shumë aktivitete të tjera si mbjellja e pemëve, ndërtimi i stacioneve të biçikletave, karta Eco, etj.   

Banka Credins ka qenë gjithmonë inovative në lançimin e shërbimeve të reja, për të ofruar një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh bankare për këdo klient kudo që ndodhet. Dega pa cash, Dega Smart, Banka Lëvizëse, lançimi i të parës platformë crowdfunding në Shqipëri SMILE për mbledhje të fondeve nga publiku, lëshimi i kartave contactless etj., janë disa prej projekteve të tjera të bukura të lançuara përgjatë rrugëtimit tonë.   

Këto janë vetëm disa prej risive teknologjike të implementuara në bankën Credins, pasi sigurisht ka dhe shumë të tjera në proces. Çdo strukturë e bankës, departament e njësi si dhe i gjithë stafi i bankës Credins, janë çdo ditë të angazhuar në shumë projekte të reja inovative, të cilat kërkojnë angazhim burimesh, energjie, kostosh etj., duke pasur në fokus automatizim të mëtejshëm të proceseve të brendshme, të cilat do të sjellin jo vetëm rritje të eficensës po mbi të gjitha një eksperiencë mjaft të këndshme për çdo klient. 

Strategjia digjitale është pjesë e pandarë e strategjisë afatshkurtër dhe afatmesëm të bankës Credins, për të transformuar mënyrën tradicionale të bankingut drejt atij digjital, për të optimizuar shërbimet që kemi dhe kombinuar ato me zhvillime të reja në linjë me tendencat e kohës dhe të industrisë bankare kudo në botë, në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo zhvillim të ardhshëm. 

Pas suksesit të Credins Bank qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej rreth 1000 punonjësish në të gjithë degët dhe njësitë e bankës që janë aty për t’u shërbyer klientëve kudo dhe në çdo kohë.

Olta Vejsiu intervistë për revistën “Monitor”

 

Olta Vejsiu, Përgjegjëse për Riskun e Tregut dhe Operacional në Departamentin e Risqeve të Integruara në Credins bank në një intervistë për Revistën Monitor, flet për efektet e mundshme të inflacionit në kreditim, cilësinë e portofit të kredisë si dhe ndikimin e tij në produktet bankare të lidhura me individët.   

Për të lexuar intervistën e plotë  klikoni këtu

Credins bank vazhdon me nismën për të mbështetur artin duke shndërruar degën qendrore në ekspozita për artiste!

Kthimi degës sonë qendrore në një ekspozitë arti është kthyer jo vetëm në traditë por në një kënaqësi dhe ndjesi krenarie. 

Këtë muaj në prag të stinës së pranverës, mirëpritem piktoren Vjola Terolli, e cila e ka historinë e lidhjes se saj me botën e artit tepër reflektuese duke na mësuar se ndjekja e ëndrrave është e mundur për këdo, në çdo moment të jetës, e për çfarëdolloj arsye që ju motivon e inspiron!  

Vjola është shembulli ideal i përjetimit të ndjenjave e emocioneve personale dhe kthimit të tyre në art. Pikturat e saja jo vetëm janë të pëlqyera në mbarë botën, por paraqesin një histori inspirimi tepër të bukur e cila na mëson se pas një përjetimi të vështire ka gjithmonë një mundësi për të rifilluar e për të pasur një qëllim në jetë.   

Artistja Terolli ka dalluar me talentin e saj nëpër ekspozita në Shqipëri por edhe jashtë ku mund të përmendim, “Arte Padova”. Arti i saj është vlerësuar disa herë në katalogë Italianë si “Catalogo Dell’ Arte Moderna”, “Artist in Mostra”,  “Grandi Maestri”, “Arte”, “Creazioni”, “Monreale” e shumë të tjerë. Ajo është nderuar me çmime e certifikata në Palermo, Romë e vende të tjera ku ka spikatur si një artiste me stil, ekspresion dhe vlera të larta.    

Pikturat e artistes paraqesin ngjyra, forma e peizazhe relaksuese të cilat të bëjnë të hysh brenda në telajo e të ndjesh çdo emocion në mënyre të çiltër e të pastër. 

Jemi të lumtur që vazhdimisht u japim mundësi artisteve të promovojnë artin e tyre por edhe të tregojnë më shume për jetën dhe eksperiencat individuale  si në rastin e Vjola Terollit. 

Histori të tilla jo vetëm i dhurojnë publikut kënaqësi për të përjetuar emocione të bukura artistike, por kthehen në motivim për këdo që ka talent, ëndrra, qëllime dhe dëshira në jetë. 

Credins bank do të mbështesë gjithmonë artin, artistët dhe rrugëtimet e tyre të veçanta, pasi ky është përherë një nga fokuset tona të përgjegjësisë korporative. 

Le ta shijojmë së bashku këtë ekspozitë!

Aida Bediava intervistë për revistën “Monitor”

Aida Bediava, Drejtore e Komanduar e Divizionit Financiar pranë Credins bank, flet për revistën Monitor në lidhje me pritshmëritë për ecurinë e normave të interesit në tregun financiar, ndikimin e tyre në Shqipëri, politikat që aplikojnë bankat për mbrojtjen nga rreziku i ndryshimeve të normave të interesit bazë, etj.   

Për të lexuar intervistën e plotë  klikoni këtu

Credins bank vazhdon t’i shndërrojë ambientet e saja në ekspozita artistike

Credins bank e ka kthyer tashmë në një traditë të bukur shndërrimin e ambienteve të bankës në një ekspozitë arti duke mbështetur artistë të njohur shqiptarë. Këtë herë vijmë me krijimtarinë e një piktori që sjell artin e ekspresionizmit abstrakt.    

Një ekspozitë fantastike nga Admir Përvathi, një lojë ngjyrash, një larmi lëvizjesh si dhe emocionesh është ajo çfarë dallon që nga momenti që hyn në ambientet e zyrave të Credins bank falë pikturave të kësaj ekspozite të veçantë.    

Admir Përvathi, një figurë e rëndësishme e artit, vjen nga një familje artistësh në qytetin e Lezhës. Talenti i tij ka spikatur që në fëmijëri ku shumë nga pikturat e tij janë botuar në revista të ndryshme. Diplomuar në akademinë e arteve, Përvathi ka demonstruar talent e dedikim në fushën e artit duke përfaqësuar Shqipërinë në ekspozita, bienale e panaire të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si në Austri, Romë, Stamboll, Vancouver, Selanik, Luxembourg e shumë vende të tjera. Pikturat e tij janë pjesë e fondit të shumë koleksionistëve në Shqipëri dhe në botë.    

Ekspresionizmi abstrakt në pikturat e artistit Përvathi, dallon për diversitet në ngjyra, forma e linja të shumëllojshme. Veprat e tij na ri sjellin në mendje rëndësinë e lirisë së të shprehurit, spontanitetin si dhe zërin individual të koncepteve personale që secili nga ne ka. Të gjitha këto të paraqitura në një varietet teknikash e formash unike.    

Credins bank përherë vlerëson artin, të bukurën e çdo forme, si dhe diversitetin që çdo artist sjell. E bëjmë me një kënaqësi të veçantë, duke dashur të japim kontributin tonë modest për të promovuar artin dhe artistët tanë, si dhe punën dhe krijimtarinë e tyre të mrekullueshme.

Të lumtur që të gjithë bashkë si staf, po dhe për çdo klient që hyn në bankën tonë, të kemi mundësi që jo vetëm t’u shërbejmë me profesionalizëm për shërbimet tona bankare, por dhe t’ua bëjmë më të këndshme klientëve tanë ardhjen në bankë.

Credins Bank do të vazhdojë rrugëtimin e bukur në mbështetje të artisteve.

Kartat bankare Credins do jene te perbera me material 99% te tretshem ne mjedis

E perbere me 99% material te tretshem, kartat Eco Credins vijne si nje risi jo vetem per banken tone, por per gjithe tregun bankar ne Shqiperi. Banka Credins po lancon te gjitha kartat bankare, te debitit dhe te kreditit, te perbera me material te tretshem 99% ne mjedis si pjese e angazhimit tone per te reduktuar impaktin ne mjedis. Ky projekt kaq I bukur realizohet per cdo karte qe do leshojme si per individe dhe per biznese ne cdo dege te bankes Credins. Reduktimi i plastikes dhe prodhimi i kartes me material te tretshem, ndikon qe te kursejme minimalisht 500 kg plastikë te prodhuar dhe hedhur ne mjedis në vit ose ekuivalentin e 3,000 kg CO2.

Z. Maltin Korkuti, Drejtor I Pergjithshem I bankes Credins, thote: “Objektivi yne final eshte te reduktojme plotesisht plastiken e kartave bankare dhe te prodhojme kartat tona Eco me material te tretshem ne mjedis, i cili perfaqeson nje hap simbolik por te rendesishem ne drejtim te reduktimit te ndotjes dhe ruajtjes se mjedisit”. Ky eshte vetem nje nga iniciativat e shumta te ndermarra ne kete drejtim ku jo vetem ndihmojme veten po dhe klientet tane per te reduktuar impaktin tone ne planet. Ne do leshojme kartat e para Eco duke filluar nga 13 Janar 2022.

Duke folur për iniciativat e Bankës Credins drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney vlerësoi Credins Bank për angazhimin e treguar në përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve: “Tani, më shumë se kurrë, shohim se sektori privat ka një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve. Në vitin 2021 kemi punuar me Credins Bank për të mbështetur aplikimin e tyre në Global Compact dhe jemi të lumtur që shohim angazhimin e bankës drejt veprimit real mbi SDG-të”.

Viti 2021 ishte mjaft I rendesishem per Banken Credins, pasi u anetaresuam me te drejta te plota ne Global Compact, duke mbeshtetur te 10 parimet bazuar ne kater shtyllat kryesore: te drejtat e njeriut, punesimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nepermjet ketij anetaresimi, ne shprehem angazhimin tone per ti bere UN Global Compact dhe parimet e saj, pjese te strategjise, te kultures dhe menyres tone te perditshme te te punuarit dhe te angazhohemi ne projekte bashkepunuese per te ndihmuar ne avancim dhe zhvillim te metejshem te objektivave te UN dhe vecanerisht atyre per nje Zhvillim te Qendrueshem. 

Vetem pergjate 2021, Banka Credins ka finalizuar me sukses shume projekte te bukura ne drejtim te ketyre nismave si: ndertimi I stacioneve te bicikletave prane degeve te bankes Credins, lancuam “food bank” duke shperndare cdo muaj ushqime per shtresat ne nevoje anembane Shqiperise, kemi prodhuar materialet tona me leter te riciklueshme, kemi rinovuar floten tone te re me makina elektrike, si dhe kemi mbjelle peme anembane Shqiperise. Gjithashtu, nje nga projektet me te bukura pergjate ‘21 per te cilin ndihemi krenar eshte lancimi I te pares platforme crowdfunding ne Shqiperi per mbledhje te fondeve nga publiku “Smile”, per realizimin e projekteve sociale per fuqizimin e shoqerise. 

Banka Credins tashme prej 19 vitesh ne tregun bankar shqiptar dhe nje nga dy bankat kryesore sot ne treg, ka qene dhe do vazhdoje te jete e angazhuar per zbatim te shume projekteve qe sjellin impakt pozitiv per zhvillimin e pergjithshem te shoqerise dhe per te qene nje model per nje bote me te mire per shume biznese ne rrugetimin tone per Zhvillim te Qendureshem. 

Banka Credins