Cfarë është një llogari pagesash me shërbime bazike?

Një llogari pagesash me shërbime bazike, është një llogari bankare për përdorim personal, që ju lejon të keni akses në shumë shërbime, të konsideruara si bazike, me tarifë zero.

Karakteristikat e llogarisë së pagesave me shërbime bazike:

  • Llogari në monedhen Lekë;
  • Konfirmim në celular për kreditimin e pagës
  • Administrim dhe kryerje të transaksioneve të pagesave, si nëpërmjet platformave online ashtu edhe në degët e bankës;
  • Kryerje të transaksioneve si tërheqje dhe depozitime në degët e Credins. Transaksione në ATM dhe POS fizik dhe virtual (pagesa utilitare, debitime direkte, xhirime periodike, transferta brenda llogarive të Credins apo bankave të tjera brenda vendit, etj;
  • Llogaria bazike mund të lidhet me një kartë debiti e cila ofrohet pa pagesë;
  • Kjo llogari nuk mund të lidhet me një produkt kredie apo overdrafti; 

Si mund të hap një llogari pagesash me shërbime bazike?

Ju mund të paraqiteni në çdo degë të Credins bank, me një dokument të vlefshëm identifikimi, të plotësoni formularin e aplikimit përkatës dhe dokumentacionin e nevojshëm për çeljen e llogarisë. Ju duhet të duhet të dorzoni në bankë një dokument lëshuar nga institucioni i cili, vërteton statusin tuaj si pensionist, përfitues i pagesave të papunësisë, bursave etj. (Këto kategori përcaktohen të detajuara në ligjin Nr. 100/2023 PËR LLOGARINË E PAGESAVE ME SHËRBIME BAZIKE” si dhe i gjeni të listuara në materialin e mëposhtëm: Llogaria bazike me tarifa të arsyeshme mund të çelet nga çdo konsumator i cili, nuk disponon një llogari të njëjtë në banka të tjera brenda vendit).

Tarifat e aplikueshme për llogarinë e pagesave me shërbime bazike.

Për konsumatorë të cilët janë përfitues të llogarisë bazike me tarifë 0 Lekë aplikohen kushtet e mëposhtme:

  • Balancë minimale për çelje llogarie
  • Mirëmbajtje mujore;
  • Depozitim fondesh;
  • Tërheqje në arkë dhe ATM;
  • Direkt debit;
  • Lëshim karte debiti;
  • Pagesa me kartë brenda vendit;
  • Xhirime periodike si dhe ndërmjet bankës;
  • Transferta brenda vendit;

Për më shumë informacion mbi llogarinë bazike dhe kushtet e punës klikoni link-un 

Paketa Pagamarrës

Nëse merr pagën në bankën Credins, tashmë ke shumë përfitime. Një shportë me produkte dhe shërbime bankare krijuar enkas për ty! Eja në bankën tënde. Pranë teje për çdo gjë që të duhet.

Lexo më shumë Read More

Kartë Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Credit dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej

Lexo më shumë Read More

Kredi konsumatore

Kredia konsumatore është zgjidhja për të plotësuar nevojat tuaja personale si udhëtime, blerje paisjesh shtëpiake, mbulim shpenzimesh mjekësore, pagesa tarifash shkollore…

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins