
Llogaria rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.
Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.
Avantazhet e llogarisë rrjedhëse :
- Merrni pagën apo pensionin
- Pajiseni me kartë debiti VISA apo Mastercard
- Kryeni veprime të pakufizuara pagesash përmes kartës
- Kryeni veprime të pakufizuara në sportelet e bankës
- Kryeni veprime në ATM-të e rrjetit Credins apo ATM kombëtare e ndërkombëtare
- Pajiseni me informacion mbi veprimet në llogarinë tuaj
- Kryeni pagesa për palë të treta
- Kryeni pagesa për shpenzimet e energjisë, telefoni, ujë, internet etj
- Përfitoni pagesa apo transferta në favorin tuaj
- Kryeni transferta brenda apo jashtë vendit
- Pajiseni me shërbimin e Credins online
- Aktivizoni shërbimin e pagesave automatike
- Aktivizoni shërbimin e pensionit vullnetar
- Aplikoni për kredi personale apo konsumatore
- Aplikoni për overdraft (tepricë debitore)
- Aplikoni për kartë krediti
Llogaria Rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme në bazë të nevojave tuaja. Llogaria rrjedhese mund të ketë forma të ndryshme si :
- Llogari e pafrutshme (me një numër të kufizuar transaksionesh)
- LLogari qëllimore (me një qëllim të caktuar)
Llogaritë në Credins bank janë të siguruara deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) leke nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Llogaria rrjedhese ka nje kosto mujore fikse që pasqyrohet në kushtet e punës të Credins bank. Dokumentacioni :
– Karta e identitetit ose pasaporta
– Kontrata e Llogarise Rrjedhëse
Nëse ju nevojitet IBAN-i llogarisë suaj për të realizuar një transfertë, nuk ka më nevojë të paraqiteni në degën e bankës për ta kërkuar. IBAN-in e llogarisë tani mund ta kërkoni përmes një SMS-je, 24/7 nga celulari juaj.
Shikoni sa thjeshtë, dërgo SMS-së me tekst IBAN në numri +355697089650.
Për pak, banka do t’ju dërgojë IBAN-in e llogarisë suaj. Kaq thjesht.
This post is also available in:
Produkte te Lidhura
Related Products
Credins Online
Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj! Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank.
Lexo më shumë Read MoreKartë Krediti
Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Credit dhe Mastercard...
Lexo më shumë Read MoreKredi Konsumatore
Kredia konsumatore është zgjidhja për të plotësuar nevojat tuaja personale si
Lexo më shumë Read More