Shtëpi me qira apo me kredi, një dilemë që ju ndihmojmë t’a zgjidhni shpejt!

Në çdo rast zgjedhja e alternativave si qiraja apo blerja e shtëpisë me kredi , varet nga situata financiare e çdokujt, stili i jetës apo edhe qëllimet personale. Të dyja rastet kërkojnë qëndrueshmëri financiare. Disa nga arsyet e listuara më poshtë vijnë si një reflektim për secilën alternativë.

Qiraja – Mund t’a përkufizojmë si një alternativë fleksibël që ofron:

  • Mundësi për të ndërruar destinacion/zonë për të jetuar.
  • Lehtësi për të zgjedhur një pronë që i përshtatet kritereve për pagesë të qirasë mujore.
  • Alternativë e mirë për t’a zgjedhur afër zonës së punës ose në lokacione të preferueshme.
  • Riparimet e shtëpisë me qira, janë shpesh pjesë mbuluese e pronarit të shtëpisë.

Por a mjafton vetëm kaq…?  Konsidero që ka dhe disavantazhe si psh:

  • Ti paguan çdo muaj një vlerë fikse për një periudhë të konsiderueshme kohore, e cila mund të zgjasi edhe me vite, pa investuar për të patur një pronë tënden.
  • Shtëpia amortizohet ndër vite dhe zotëruesi i saj, ndoshta nuk është i interesuar të investojë për të bërë investime në riparime.
  • Në disa raste, mund të mos kesh mundësi për të bërë mobilimin/ndryshimin e saj sipas shijeve tuaja personale..

5 Arsye pse kredia është më e mirë se qiraja: 

Kredia – Statistikat tregojnë se blerjet e shtëpive me kredi kanë një trend në rritje. Arsyet janë thelbësore duke sjellë përfitime të dukshme.

  1. Kësti i kredisë është i përafërt me qiranë mujore. Në përfundim të të gjithë afatit, ju zotëroni pronën tuaj.
  2. Trashëgimi i pronësisë ndër breza.
  3. Rritja në vlerë e pronës ndër vite. Blerja e pronës është investim, të cilit i rritet vlera ndër vite, kurse qiraja mujore është një shpenzim.
  4. Bankat ofrojnë partneritete me kompani ndërtimi, të cilat ofrojnë pronën e tyre si kolateral.
  5. Afati i kredisë përshtatet sipas nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve mujore të çdokuj.

Kredia për shtëpi – është një mundësi e mirë dhe bankat sot e ofrojnë në forma të ndryshme. Mund t’i drejtohesh bankave për kredi duke parë termat dhe kushtet, psh një alternativë e mirë është  Credins Bank , e cila mundëson fleksibilitet në proçedurat e marrjes së një kredie, afate kohore të  përshtatshme dhe këshillim të personalizuar.

3 arsye pse një student duhet të ketë një llogari bankare!

3 arsye pse një student duhet të ketë një llogari bankare!

Kur bëhesh student, ti padyshim fillon e merr vendimet e para lidhur me jetën tënde të re, krijon më shumë pavarësi, si edhe fillon të kuptosh cila është mënyra më e thjeshtë për të marrë atë që do. Tashmë, disa vendime të takojnë ty, duke filluar me menaxhimin e financave të tua personale,  kohën që duhet të studiosh apo atë që duhet të kalosh me miqtë e tu. 

Mes gjithë këtyre lirive, përse mos të kesh dhe liri financiare? Të ardhurat që ke fluturojnë, ndaj të duhet t’i menaxhosh me kujdes. Për këtë të duhet një llogari bankare. 

  1. Nëse ke një llogari në një bankë, p.sh. një llogari në Credins bank, arrin të monitorosh çdo shpenzim  dhe nëpërmjet saj, ti arrin të lidhësh më shumë produkte dhe shërbime bankare, duke lehtësuar ditën tënde. Arrin të shohësh në çdo moment balancën tënde të llogarisë, historikun e shpenzimeve të tua mujore si dhe të presësh transferta në çast për të mbushur llogarinë tënde.   

  2. Aplikacionet online banking, p.sh. Credins Online, të cilat lidhen me llogarinë tënde bankare, të japin mundësi të kryesh direkt në çast, 24/7 çdo pagesë për ujë, drita, telefon, internet, apo tarifën tënde të shkollimit, madje duke përfituar dhe shumë shërbime të tjera pothuaj pa komisione. S’ke më nevojë të shkosh në bankë, se banka vjen tek ty, shpejt dhe thjesht në pak sekonda. Kështu, ti arrin të fitosh më shumë kohë, të cilën e shpenzon me miqtë e tu apo për të lexuar pak më shumë. 

  3. Nëse ke një llogari bankare, ti mund të pajisesh me një kartë studenti, p.sh. karta Prepaid Visa student nga Credins bank, me anë të së cilës ti mund të blesh online, të paguash në çdo POS me 0 komision, apo të tërheqësh në çdo ATM. Një kartë bankare në portofol është shumë më mirë se sa të mbash cash.

Ndaj zgjidh të krijosh një marrëdhënie me bankën tënde, zgjidh të marrësh një paketë studentore, p.sh. atë që ka krijuar Credins bank, zgjidh të kesh një partner financiar që në hapat e parë të jetës tënde studentore dhe veç përfitime do të kesh. 

Tani ti e ke vetë në dorë të zgjedhësh se cila është më e mira për ty. 

Kredi konsumatore? A duhet ta marr?

Kredi konsumatore? A duhet ta marr?

Shumë prej nesh presin me vite për të realizuar një dëshirë apo plotësuar një nevojë. Secili ka plane, ëndrra personale apo nevoja të ndryshme, por mundësitë per t’i realizuar janë të limituara. Gjithkush që ka një punë, përpiqet të kursejë çdo muaj një sasi të caktuar parash për të mbledhur shumën që duhet për të blerë një makinë, një pajisje për shtëpinë, një laptop, rinovuar shtëpinë, apo shkolluar femijën etj.

Në shumë raste, pritja mund të shkojë dhe me vite, pasi jo gjithmonë jemi të kujdesshëm për të kursyer rregullisht. Në shumë raste, shpenzimet mund të tejkalohen dhe objektivi i vendosur për kursimet mujore nuk realizohet.

Gjithashtu, koha që duhet të pritet është e gjatë, p.sh. nëse duhet të blesh një makinë e cila kushton 10,000 EUR dhe ti do të kursesh çdo muaj 200 EUR, duhet të presësh 4 vjet për të realizuar blerjen, gjithmonë nëse arrin të jesh i rregullt për të hequr mënjanë këtë shumë. Por jo të gjithë e kanë këtë cilësi.

Ndaj, ka një zgjidhje, një mundësi fantastike, që sot ta ofrojnë bankat me produktin që quhet “Kredi Konsumatore”. Çfarë është kjo kredi? Ndoshta shumë prej jush nuk kanë marrë asnjëherë kredi, janë jo të informuar për mundësitë apo alternativat qe kanë, ose nuk kanë dëshirë të kenë një marrëdhënie kredie me bankën pasi i tremben një borxhi.

Në fakt, ka 3 arsye pse duhet të marrësh një kredi konsumatore:

    • Të mundëson të realizosh sot ëndrrën/dëshirën/nevojën që ke, pa pritur me vite. P.sh. nëse merr një kredi konsumatore në Credins bank, mund të blesh sot ç’të duash, deri në shumën prej 1.5 Mil lekë, pa pritur gjatë. Shijoje sot, jo nesër.

    • Përcakto vetë shumën dhe afatin e kredisë, në varësi të këstit qe do të paguash në muaj. As me pak, e as me shumë. Kalkulo të ardhurat dhe shpenzimet e tua mujore dhe nxirr se sa lekë mund të kursesh në muaj. Ky është kësti që do të paguash në bankë. Mos ki frikë, banka është partneri yt. Zgjidh një bankë, p.sh. Credins, dhe merr keshillat e vlefshme duke u informuar mbi mundësitë e personalizuara.

    • Krijon një marrëdhënie të mirë me bankën. Nëse paguan rregullisht, përfitimet do të jenë mjaft të mira. Banka të ndryshme, p.sh. Credins bank, ka paketa preferenciale produktesh dhe shërbimesh për klientët besnikë, te cilat rishikohen dhe përmirësohen çdo vit, duke ofruar lehtësira dhe fleksibilitet në aprovim.

    A duhet pritur me vite? Jo, të sugjeroj të informohesh sot dhe nëse kë një të ardhur të rregullt mujore, mos hezito. Bli ç’të do zemra, bëja qejfin vetes. 

Disa këshilla praktike si të mbrohemi gjatë lundrimit në internet

Disa këshilla praktike si të mbrohemi gjatë lundrimit në internet

Pak histori mbi internetin

Interneti ka nisur me një grup inxhinierësh, programuesish si dhe shkencëtarësh të cilët zhvilluan teknologji të reja që u bënë bazë e zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit. Ide të tilla e kanë zanafillën me Nikola Tesla i cili kërkonte të zhvillonte një sistem “wireless” (me valë elektromagnetike) në fillimin e 1900. Por kjo ide mori jetë në fillim të 1960 ku duke u bazuar në konceptin e kompjuterave të lidhur në rrjet, u arrit të kryhej transmetimi elektronik i të dhënave i cili krijoi bazat e ndërtimit të internetit.

29 Tetor 1969 do të shënoje fillimin e transmetimit të mesazhit të parë ndërmjet dy kompjuterave. Gjatë viteve 1970 u krijua modelimi i protokollit TCP/IP i cili vendoste standardet se si të dhënat duhej të transmetoheshin nëpermjet rrjeteve kompjuterike. Me 1 Janar 1983 nga shkencëtarët u arrit që këto rrjete të lidheshin me njëra-tjetrën duke krijuar Internetin modern. Në 1990 mori formë lidhja “online” e botës ku shkencëtari i kompjuterave Tim Berners-Lee krijoi World Wide Web (WWW-rrjetin botëror të lidhjes). Tani aksesimi në të dhënat “online” realizohet në formën e përdorimit të faqeve web (websites) apo të lidhjeve të ndryshme (hyperlinks).

Si duhet mbrojtur informacioni?

Përdorimi i internetit dhe futja e teknologjive të reja shoqërohet gjithmonë me kujdesin për mbrojtjen e informacionit ku institucionet, bizneset etj. duhet të marrin masat përkatëse si psh:

– Ndërgjegjësimi i punonjësve nëpërmjet trajnimeve.

– Informimi i klientëve në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë ata në ruajtjen e informacionit.

– Investimi në pajisje të ndryshme mbrojtëse apo përdorimin e mjeteve moderne të monitorimit të aktiviteteve të ndryshme.

– Hartimi i politikave dhe proçedurave në lidhje me përdorimin e internetit, ku çdo përdorues duhet të ndërgjegjësohet për aksesimet apo klikimet e ndryshme gjatë përdorimit të faqes, duke sjellë në vëmendje kujdesin që duhet të tregojnë ata gjatë shkarkimeve të materialeve të cilat mund të përmbajnë kode të këqija që instalohen automatikisht në kompjuter pa dijeninë e përdoruesit.

8 këshilla të thjeshta që rekomandohen për tu mbrojtur sa më mirë nga sulmet e keqpërdoruesve (hakerave):

1. Të instalohet dhe përditësohet në vazhdimësi aplikacioni i antivirusit.

2. Të kryhet rregullisht (mundësisht çdo javë) kontrolli i kompjuterit nëpërmjet ekzekutimit të antivirusit.

3. Të përdoren fjalë kalimtare të forta pra me kombinime gërmash, numrash dhe shenjash të veçanta si (@ # , e të tjera).

4. Gjatësia e fjalëve kalimtare të jetë jo më e vogël se 8 karaktere.

5. Të mos përdoren fjalë kalimtare të thjeshta si vendosje numrash “12345678” apo gërma të njëpasnjëshme “asdfghjk”.

6. Të mos përdoret e njëjta fjalë kalimtare për aksesim në kompjuter, për aksesim në llogarinë e e-mailit apo për aksesim në faqe të ndryshme të aplikacioneve Web.

7. Të tregohet kujdes në klikimin e linqeve të ndryshme në faqet e internetit sepse hakerat përdorin teknika të ndryshme si: sugjerimi i shkarkimit të një muzike apo filmi që ju mund të pëlqeni duke marrë kështu në kontroll kompjuterin tuaj.

8. Të tregohet kujdes për çdo e-mail të ardhur, ku ato mund t’ju kërkojnë klikimin e një linku keqdashës ose hapjen e ndonjë dokumenti të lidhur me e-mailin e ardhur i cili mund të përmbajë kode të ekzekutueshme të këqija duke çuar kështu në infektimin e kompjuterit. Për këtë rekomandohet gjithmonë verifikimi i adresave të e-maileve të ardhur.

Institucionet bankare dhe banka Credins kanë ndërmarrë fushata sensibilizimi apo ndërgjegjësimi në lidhje me përdorimin e Internetit apo e-maileve duke kryer trajnime të ndryshme. Rëndesi të veçantë i duhet kushtuar dhe menaxhimit të fjalëve kalimtare ku fokusi kryesor është proçedura e krijimit dhe përdorimit të tyre. Nëpërmjet ndërgjegjësimit të punonjësve, përdorimit të politikave dhe proçedurave për sigurinë, monitorimit të vazhdueshëm dhe përdorimit të komunikimeve të sigurta (të inkriptuara) është arritur që ruajtja e informacionit të bëhet më e sigurtë.

Autor: Artan Xhiku – Përgjegjës Sektori i Sigurisë së Informacionit

4 arsye pse duhet që një individ të zgjedhi një bankë që ofron aplikacion online bankar

4 arsye pse duhet që një individ të zgjedhi një bankë që ofron aplikacion online bankar

Iku koha e vajtjes nëpër degët e bankave, erdhi koha e teknologjisë. Ndaj bankat kanë rendur pas saj për të maksimizuar cilësinë e shërbimit ndaj klientëve. Industria bankare ka futur në përdorim shumë aplikacione moderne, digjitale duke ofruar një eksperiencë unike për klientët. Sot secili prej nesh ka mundësi të aksesojë bankën 24/7, nga cdo kohë e cdo vend nga cdo smartphone, tabletë, apo laptop.

 

Sot nuk është më e nevojshme të vraponi tek degët e bankës apo tek sportelet e ndryshme për të shlyer faturat, sepse shumë banka, ofrojnë atë që quhet aplikacion bankar online, siç është Credins ONLINE ofruar nga Banka Credins. Por ju duhet të dini të zgjidhni në mënyrë të zgjuar bankën tuaj, që ofron zgjidhje të sigurta, të thjeshta dhe të bukura.

 

Ja cilat janë 4 arsye kryesore pse duhet të jemi klientë të një banke e cila ofron një aplikacion bankar online.

1. Secili prej nesh ka mundësi të aksesojë direkt dhe në pak sekonda llogarinë personale dhe të shohim në çast historikun e lëvizjeve të llogarisë në një ditë të vetme, në një javë, apo në një vit. Kjo na jep mundësinë të mbajmë nën kontroll çdo shpenzim, të shohim ku dhe si kemi shpenzuar, si dhe te kujdesemi për financat tona personale.

2. Kursejmë kohën që e kemi kaq shumë me vlerë sot. Sepse me aplikacionin bankar psh me Credins Online, mund të paguajmë menjëherë, në çast, cdo faturë uji, dritash, gjobë, telefoni, interneti, tarifë shkollimi etj. Ska më rradhë nëpër sportele, por me një klik paguan çdo gjë.

3. Nëse duam të trasferojmë para tek miqtë, shokët, prindërit, fëmijët, apo të paguajmë hotelin, pushimet etj, tranferta kryehet menjëherë me aplikacionin bankar nga shtëpia, apo kudo ku jemi, mjafton të kemi akses në internet dhe një smartphone, tabletë apo laptop. Nëse keni hezitim që nuk dini si përdoret, mos u shqetësoni, pasi banka vë në dispozicion tutorialin përkatës, siç janë Tutorialet e bankës Credins.

4. Nëse duam të flemë të qetë, mos u shqetësoni. Një bankë e mirë mendon për ty. Të gjitha transaksionet në nje aplikacion bankar duhet të sigurohen me një kod sigurie, I cili vjen në celularin tuaj. Kujdes, jo çdo aplikacion jua ofron këtë. Zgjidhni në mënyrë të zgjuar

5 arsyet pse një biznes duhet të çel një llogari bankare

5 arsyet pse një biznes duhet të çel një llogari bankare

Për t’ju ndihmuar të kuptoni pse është e rëndësishme çelja e një llogarie bankare, po ju listoj pesë nga arsyet kryesore

 

Tashmë është e detyrueshme me ligj.

Sipas Ligjit nr. 31/2019 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktuar se, tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë, si dhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/organizatës së regjistruar dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.

 

Ju ndihmon të shikoni biznesin tuaj si një entitet më vete.

Nëse hapni një llogari bankare psh në Credins Bank si biznes, kjo ju jep një perspektivë të plotë mbi fluksin e parave të biznesit tuaj. Të kesh një llogari bankare të veçantë që do të thotë që të gjitha shpenzimet dhe fitimet kalojnë përmes kësaj llogarie, duke e bërë më të lehtë për ju te mbani financat tuaje ne kontroll dhe të shihni saktësisht se sa biznesi juaj fiton dhe paguan veten. Në rast që keni disa biznese përdorimi i llogarive të vecanta bankare ndihmon në ndarjen dhe menaxhimin më të mirë të tyre. Gjithashtu, një llogari bankare e biznesit, ju mundëson të përfitoni nga shumë produkte dhe shërbime të tjera, duke rritur shitjet dhe eficencën e biznesit tuaj. Nëse keni një llogari biznesi në Credins bank, ju mund të pajiseni me karta debiti ose krediti biznesi, mund të përfitoni nga forma të ndryshme financimi për të mbuluar nevojat e biznesit tuaj, të kaloni pagat e punonjësve automatikisht, të aksesoni llogaritë tuaja bankare nëpërmjet aplikacionit Credins Online etj.

 

Ndërtoni besueshmëri për biznesin.

Kur një klient merr një faturë nga emri i biznesit tuaj (përkundrejt emrit tuaj personal), ai ndihmon për të zhvilluar integritetin, forcuar markën tuaj dhe gjithashtu rrit besueshmërinë ndaj biznesit tuaj. Gjithashtu jeni më profesional kur lëshoni fatura klientëve dhe i jepni numrin e llogarisë që mund të hapni që të bëjnë kalimin apo kur paguan faturat e furnitorëve nga llogaria juaj etj. Në këtë mënyrë forconi imazhin e biznesit.

 

Menaxhoni të ardhurat e biznesit më mirë.

Duke ndarë dhe organizuar financat personale nga financat e biznesit, ju do të jeni në gjëndje të menaxhoni më mirë fluksin e parave tuaja dhe të siguroni që të ardhurat e biznesit të mos përdoren për shpenzimet personale. Në këtë mënyrë ruani “Shëndetin financiar” të biznesit duke kontrolluar çdo ditë hyrje/dalje monetare dhe duke e bërë më të lehtë procesin e vendimarrjes për investime të mëtejshme në biznes.

 

Ndërtoni një marrëdhënie bankare biznesi.

Ndërsa biznesi juaj rritet, të keni një marrëdhënie biznesi me bankën do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Të pasurit e një llogarie bankare biznesi është hapi i parë nëse doni që në të ardhmen të financoheni me kredi për zgjerimin e biznesit, karta biznesi, overdrafte, marrëveshjë page, POS etj, pra të ndërtoni një marrëdhënie besueshmërie bankë-klientë, që mund t’ju japë kushte mjaft të mira për shërbimet bankare në të ardhmen.

Jonida Qira

Radhë të gjata nëpër banka? Ju tregojmë si mund t’i eliminoni

Radhë të gjata nëpër banka? Ju tregojmë si mund t’i eliminoni

Kur flitet për kohën e ndryshimeve të mëdha teknologjike e ritmin e jetës në këtë mijëvjecar, sistemi bankar është ndër të parat industri që duhet të investojë në teknologji. Bankat perpiqen te gjejne menyra inovative per të rritur cilesine e sherbimit duke shmangur rradhet dhe pritjet ne banke per nje klient sa me te kenaqur. Rradhet e gjata krijojnë stres te klientët, por edhe per punonjësit e bankës. Ndaj, Credins Bank ka krijuar, Credins Online, që vjen dhe si aplikacion në celular.

 

5 arsye pse ju duhet të përdorni shërbimin online të bankës tuaj:

1. Akses në llogaritë tuaja bankare në cdo kohë e nga cdo vënd.

Mjafton të keni me vete smartphonin, tabletin apo laptopin tuaj si dhe pak internet, dhe ju keni banken me vete. Nuk ka rëndësi ku jeni, në shtëpi, zyrë, me pushime apo jashtë shtetit. Me Credins Online, cdo gjë më e thjeshtë, vetëm një klik larg. Nëse nuk e ke, shkarko direkt aplikacionin në App Store ose në Google Play.

2. Lehtësi transfertash

Transfertat e parave për çështje personale ose biznesi janë shpesh urgjente. Me Credins Online mund të trasferoni para brënda dhe jashtë Shqipërisë, pa humbur kohë dhe pa mbajtur radhë. Madje duke përfituar dhe nga komisionet preferenciale. Gjithashtu, mund të paguani cdo shpenzim utilitar si faturat e dritave, ujit, gjobat, etj. Vetëm 5 minuta, dhe cdo pagesë përfundon në cast, duke patur kontroll për historikun tuaj të faturave mujore dhe duke shmanguar rradhët, reduktuar cash-in në portofol dhe kursyer kohën tuaj të cmuar.

3. Thjeshtësi në përdorim

Cdo funksionalitet vjen mjaft i thjeshtë në perdorim me versionin më të fundit të Credins Online. Nëse keni veshtirësi, Banka ju ndihmon me video informuese për cdo tipar të aplikacionit, i cili ju mundëson shpjegimin në detaje të cdo hapi që do ndiqni. Dhe përsëri, nëse keni veshtirësi, kontaktoni bankën në email ose telefon.

4. Siguri maksimale

Credins Bank siguron paratë e klientëve të saj duke ofruar shërbimin fingerprint ose pin, në shërbimet online. Për të forcuar sigurinë dhe garantuar qetësinë tuaj, ju do të merrni me anë të një SMS-je në celularin tuaj, një kod autorizimi të transaksionit që doni të kryeni.

5. Kurseni kohë

Në Credins Online mund të bëhet edhe aplikim online për produkte dhe shërbime bankare si karta apo kredi. Aplikimi ju ndihmon për të reduktuar kohën e pritjes në bankë, ndaj perfitoni sa më shumë nga cdo avantazh që ju jepet nga aplikacioni online.

Si të ruhesh nga “boshatisja” e llogarisë si rrjedhojë e blerjeve të pasigurta në internet!

Si të ruhesh nga “boshatisja” e llogarisë si rrjedhojë e blerjeve të pasigurta në internet!

Pasiguria përbën një ndër 5 problematikat kryesore me të cilën përballen ata që kryejnë transaksione në internet; blerje, shitje apo pagesa të ndryshme faturash e regjistrimesh. Jo në pak raste, një blerje on-line në një shitës të pasigurtë ka rezultuar me blerje të tjera të paautorizuara dhe me pakësimin e fondeve në llogarinë bankare duke sjellë me vetë kështu një odise kontestimesh deri në evidentimin e problematikës. Fatkeqësisht, në këtë proces të humbur janë përdoruesit e kartave.

Përballë këtij fenomeni që po njeh rritje gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, zgjidhja më e përshtatshme ka rezultuar vendosja e mekanizmave të reja të sigurisë, që certifikojnë blerësin, shitësin dhe urën e transferimit të parave. E ky mekanizëm i ri është sistemi i sigurisë 3D SECURE. Në thelb, 3D Secure është një proces autentifikimi që synon të reduktojnë mashtrimet e abuzimet, të rrisë sigurinë e mbajtësve të kartave bankare dhe gjithashtu të reduktojë barrën e atyre që shesin apo blejnë on-line shërbime e produkte. Ky proces i ri sigurie është një hap shtesë në procesin e pagesës me kartë ku klientit i shfaqet në ekranin e kompjuterit apo celularit një dritare e re që i kërkon të vërtetojë se është ai që po e bën me vullnet transaksionin financiar përmes një kod sigurie njëpërdorimësh dhe që i vjen me SMS-së. Në këtë mënyrë, askush përveç përdoruesit të kartës nuk mund të autorizojë një blerje.

Kjo risi tashmë është sjellë në Shqipëri FALAS nga CREDINS Bank për klientët e saj.

Çfarë duhet pasur parasysh?
Ajo që duhet të bëjë përdoruesi i kartës CREDINS është që të ketë të dhëna të sakta në bankë për numrin e telefonit dhe emailit.

Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard që ofrohet nga CREDINS ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj.

Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.

Si funksionon sistemi që mbron paratë tuaja?
Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet faqja e sigurt e Credins Bank. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi sigurisë me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit një përdorimësh.

Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni përzgjedhjen e mallrave apo shërbimeve tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

3 hapat që duhet të ndiqni:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.

Transaksioni konfirmohet me sukses.

Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

7 Këshilla për të kursyer dhe patur shpenzimet nën kontroll

7 Këshilla për të kursyer dhe patur shpenzimet nën kontroll

E keni pyetur ndonjëherë veten për sjelljen tuaj me paratë? Ndoshta jeni një tip që kurseni dhe ndjeni kënaqësi sa herë shikoni llogarinë tuaj bankare të rritet. Apo ndoshta një blerës impulsiv, që e shikoni jetën vetëm si dicka që duhet gëzuar në moment dhe shpenzoni gjithë paratë tuaja pa menduar fare se si do të jetoni në të ardhmen?

Çfarë e formëson në fakt mënyrën se si ne e shohim paranë? Sipas disa studimeve, kimia e trurit luan një rol thelbësor në zakonet tona financiare. I pandryshueshëm është fakti që vetëm ne vetë jemi përgjegjës për të tashmen dhe të ardhmen e financave tona. Një edukim sa më i mirë dhe i vazhdueshëm financiar dhe një sjellje e zgjuar me paratë, është bërë një domosdoshmëri në epokën e konsumizmit.

 
Disa këshilla të rëndësishme për kulturën e të kursyerit: 
 
1. Krijoni një fond emergjence
Filloni me një objektiv specifik për krijimin e një fondi emergjence. Kjo bën një diferencë shumë të madhe. Familjet me të ardhura të vogla, por me një fond të vogël emergjence, ia dalin më mirë se familjet me të ardhura mesatare, por pa kursime.
 
2. Bëni një plan kursimi.
Ata që kanë një plan kursimi, kanë dy herë më shumë shanse të kursejnë me sukses. Këtu hyn në ndihmë Credins Bank me depozitat e kursimeve, duke ju mbajtur të informuar dhe motivuar për të kursyer. Depozita plus është një plan shumë i mirë kursimi sistematik me kreditimin periodik në një depozitë kursimi të fondeve të kursyera nga paga.
 
3. Shikojini kursimet
Bëjini kursimet të dukshme vizualisht, duke parë vlerën e depozitës tuaj online në llogarinë personale në Credins Online. Provoni kënaqësinë e sigurisë që të jep llogaria me kursime kur e kontrolloni dhe e shihni me sytë tuaj vlerën që rritet dhe ju nxit për të kursyer më shumë.
 
4. Shpenzoni më pak se fitoni
Pavarësisht se sa janë të ardhurat tuaja, gjithmonë shpenzoni më pak se sa në fakt fitoni. Bëni një listë prioritetesh dhe fokusohuni aty. Regjistroni shpenzimet, pasi hapi i parë i kursimit është të dini sa shpenzoni.
 
5. Informohuni dhe kurseni me zgjuarsi
Kultivoni edukimin financiar në vazhdimësi dhe bëni zgjedhje të zgjuara. Në Credins Bank mund të merrni informacion për zgjedhjen e planeve tuaja të kursimit. Nëse do të hapni një depozitë me afat apo një depozitë kalendarike mund edhe të fitoni interesat e larta, jo vetëm të kurseni, por edhe të fitoni.
 
6. Kurseni në vazhdimësi
Kurseni përditë dicka, qoftë kjo dhe 1 Lek. Praktikoni rregullin e 24 orëshit. Ky rregull ndihmon të shmangni blerje të shtrenjta ose sende të kota me implus. Për 24 orë përpara pazarit, mendoni vetëm për gjerat e domosdoshme për të blerë dhe mos u joshni nga të tjerat.
 
7. Mos vononi asnjë pagesë
Paguani gjithë faturat dhe detyrimet në kohën e duhur. Kështu nuk paguani interesa për vonesat dhe nuk bini në borxh të panevojshëm duke shtyrë afatet. Përdorni vetëm ATM-të e bankës tuaj, për të shmangur komisionin e tërheqjes në ATM-të e bankave të tjera.

Cilat janë kartat bankare më të përshtatshme për mua?

Cilat janë kartat bankare më të përshtatshme për mua?

Shpesh ndeshemi me dilemën nëse duhet të përdorim cash apo të marrim një kartë në bankë. Dhe për më tepër, çfarë karte të zgjedhim pasi përgjatë viteve të fundit ka një shumëllojshmëri kartash. Dëgjojmë shpesh: karta krediti, debiti, të parapaguara, karta Mastercard apo Visa. Dhe në shumëllojshmërinë e informacioneve, vazhdojmë për inerci të përdorim cash për çdo blerje, në çdo dyqan, duke mbajtur një sasi të konsiderueshme cash-i me vete, i cili mbart rezikun e humbjes, por dhe mosmenaxhim të mirë të shpenzimeve. 
 
Po çfarë përfitimesh me ofron një kartë debiti ose krediti? 
 
Çdokush që i ka përdoruar është ndjerë mjaft i kënaqur madje, ja ka rekomanduar dhe miqve të vet. Karta të jep mundësi të blesh online dhe të paguash në çdo POS brenda dhe jashtë vendit, duke reduktuar sasinë e cash- it që duhet mbajtur në portofol. Me kartë ndjehesh i sigurt, pasi ke mundësi të tërhqesh para në çdo ATM, brenda dhe jashtë vendit. 
 
Mbi të gjitha, kontrollon në çdo moment balancat e llogarive për çdo shpenzim që kryen, madje direkt, siç është platforma Credins Online, pa pritur rradhë në sportele të bankës. 
 
 
A jemi të sigurt nga përdorimi i kartës? Lexo më poshtë, dhe besoj se do kuptosh me shumë mbi sigurinë që ofron teknologjia. 
 
Kartat e debitit dhe të kreditit pajisen me një numër sigurie 4-shifror PIN i cili është i nevojshëm për tërheqje parash në ATM-të dhe për blerje në dyqane përmes pajisjeve POS. Por kujdes, kodi PIN është sekret dhe nuk duhet ta ndani me asnjë njeri tjetër. Nëse karta humbet, mos u shqetësoni. Mjafton të kontaktoni bankën dhe ta deklaroni të humbur kartën tuaj. Karta bllokohet menjëherë dhe ju do pajiseni me një kartë të re dhe kod PIN të ri.
Po çfarë është një kartë debiti dhe ku ndryshon nga karta e kreditit? 
 
Karta e debitit lidhet me llogarinë rrjedhëse dhe përdorimi i saj është i bazuar mbi fondet e vlefshme që çdo individ ka në llogari. Nëse paga juaj kalon në një llogari bankare, ju nuk keni nevojë të tërhiqni fondet tuaja cash menjëherë, sic kemi bërë gjithë këto vite. Karta e debitit ju jep mundësinë për ti përdorur fondet sipas nevojave tuaja. Ju mund të tërhiqni cash në çdo ATM të bankës tuaj 24/7. Madje dhe në ATM e çdo banke tjetër, por kujdes se në këtë rast ka një komision. Informohu për kushtet që ofron banka juaj. 
 
Nëse merrni një kartë krediti, ju përdorni paratë e bankës, pra është një kredidhënie dhe limiti i kartës së kreditit përcaktohet në një marrëveshje të firmosur midis bankës dhe klientit. Me kartat e kreditit të linjës Mastercard ose Visa që Credins Bank ose banka të tjera ofrojnë, ju mund të plotësoni kërkesat për blerje online ose në çdo dyqan, anembanë botës duke e paguar më vonë faturën. Kujdes, nëse nuk paguhet brenda një afati të caktuar, ju paguani interes. Njihuni me kushtet e punës që ofron banka juaj për kartat e kreditit para përdorimit të tyre. 
Po për blerje në internet, çfarë karte mund të përdor? 
Nëse kërkon të jesh më i kujdesshëm, zgjidh kartën e parapaguar, ku përcakton vet një limit të shpenzimeve për blerje në internet apo për pushimet e tua. 
 
 
Kë kartë të zgjedh?
 
Për pagesa ditore dhe shpenzimet mujore në supermarket apo dyqane, ekspertë nga Credins Bank sugjerojnë që të përdorni kartën tuaj të debitit sepse kjo do t’ju ndihmojë që të mbani shpenizimet tuaja në kontroll. Për pagesa hotelesh, bileta udhëtimi, blerje në internet, apo dhe nëse nuk keni mjaftueshëm fonde dhe dëshironi të paguani më vonë, karta e kredit është zgjidhja juaj. Madje mund të përfitosh nga përdorimi pasi karta e kreditit Mastercard që ofron Credins Bank ka dhe shumë avantazhe. Nëse ende heziton, takohu me këshillues financiarë në Credins Bank që janë në dispozicion të çdokujt për të ofruar zgjidhjet efikase dhe eksperiencat më të mira.
Banka Credins