7 Këshilla për të kursyer dhe patur shpenzimet nën kontroll

7 Këshilla për të kursyer dhe patur shpenzimet nën kontroll

E keni pyetur ndonjëherë veten për sjelljen tuaj me paratë? Ndoshta jeni një tip që kurseni dhe ndjeni kënaqësi sa herë shikoni llogarinë tuaj bankare të rritet. Apo ndoshta një blerës impulsiv, që e shikoni jetën vetëm si dicka që duhet gëzuar në moment dhe shpenzoni gjithë paratë tuaja pa menduar fare se si do të jetoni në të ardhmen?

Çfarë e formëson në fakt mënyrën se si ne e shohim paranë? Sipas disa studimeve, kimia e trurit luan një rol thelbësor në zakonet tona financiare. I pandryshueshëm është fakti që vetëm ne vetë jemi përgjegjës për të tashmen dhe të ardhmen e financave tona. Një edukim sa më i mirë dhe i vazhdueshëm financiar dhe një sjellje e zgjuar me paratë, është bërë një domosdoshmëri në epokën e konsumizmit.

Disa këshilla të rëndësishme për kulturën e të kursyerit: 

1. Krijoni një fond emergjence
Filloni me një objektiv specifik për krijimin e një fondi emergjence. Kjo bën një diferencë shumë të madhe. Familjet me të ardhura të vogla, por me një fond të vogël emergjence, ia dalin më mirë se familjet me të ardhura mesatare, por pa kursime.

2. Bëni një plan kursimi.
Ata që kanë një plan kursimi, kanë dy herë më shumë shanse të kursejnë me sukses. Këtu hyn në ndihmë Credins Bank me depozitat e kursimeve, duke ju mbajtur të informuar dhe motivuar për të kursyer. Depozita plus është një plan shumë i mirë kursimi sistematik me kreditimin periodik në një depozitë kursimi të fondeve të kursyera nga paga.

3. Shikojini kursimet
Bëjini kursimet të dukshme vizualisht, duke parë vlerën e depozitës tuaj online në llogarinë personale në Credins Online. Provoni kënaqësinë e sigurisë që të jep llogaria me kursime kur e kontrolloni dhe e shihni me sytë tuaj vlerën që rritet dhe ju nxit për të kursyer më shumë.

4. Shpenzoni më pak se fitoni
Pavarësisht se sa janë të ardhurat tuaja, gjithmonë shpenzoni më pak se sa në fakt fitoni. Bëni një listë prioritetesh dhe fokusohuni aty. Regjistroni shpenzimet, pasi hapi i parë i kursimit është të dini sa shpenzoni.

5. Informohuni dhe kurseni me zgjuarsi
Kultivoni edukimin financiar në vazhdimësi dhe bëni zgjedhje të zgjuara. Në Credins Bank mund të merrni informacion për zgjedhjen e planeve tuaja të kursimit. Nëse do të hapni një depozitë me afat apo një depozitë kalendarike mund edhe të fitoni interesat e larta, jo vetëm të kurseni, por edhe të fitoni.

6. Kurseni në vazhdimësi
Kurseni përditë dicka, qoftë kjo dhe 1 Lek. Praktikoni rregullin e 24 orëshit. Ky rregull ndihmon të shmangni blerje të shtrenjta ose sende të kota me implus. Për 24 orë përpara pazarit, mendoni vetëm për gjerat e domosdoshme për të blerë dhe mos u joshni nga të tjerat.

7. Mos vononi asnjë pagesë
Paguani gjithë faturat dhe detyrimet në kohën e duhur. Kështu nuk paguani interesa për vonesat dhe nuk bini në borxh të panevojshëm duke shtyrë afatet. Përdorni vetëm ATM-të e bankës tuaj, për të shmangur komisionin e tërheqjes në ATM-të e bankave të tjera.

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara me*

Credins në rrjetet Sociale

Na kontakto

Gjej Degën