Cilat janë kartat bankare më të përshtatshme për mua?

Cilat janë kartat bankare më të përshtatshme për mua?

Shpesh ndeshemi me dilemën nëse duhet të përdorim cash apo të marrim një kartë në bankë. Dhe për më tepër, çfarë karte të zgjedhim pasi përgjatë viteve të fundit ka një shumëllojshmëri kartash. Dëgjojmë shpesh: karta kreditidebiti, të parapaguara, karta Mastercard apo Visa. Dhe në shumëllojshmërinë e informacioneve, vazhdojmë për inerci të përdorim cash për çdo blerje, në çdo dyqan, duke mbajtur një sasi të konsiderueshme cash-i me vete, i cili mbart rezikun e humbjes, por dhe mosmenaxhim të mirë të shpenzimeve. 

Po çfarë përfitimesh me ofron një kartë debiti ose krediti? 

Çdokush që i ka përdoruar është ndjerë mjaft i kënaqur madje, ja ka rekomanduar dhe miqve të vet. Karta të jep mundësi të blesh online dhe të paguash në çdo POS brenda dhe jashtë vendit, duke reduktuar sasinë e cash- it që duhet mbajtur në portofol. Me kartë ndjehesh i sigurt, pasi ke mundësi të tërhqesh para në çdo ATM, brenda dhe jashtë vendit. 

Mbi të gjitha, kontrollon në çdo moment balancat e llogarive për çdo shpenzim që kryen, madje direkt, siç është platforma Credins Online, pa pritur rradhë në sportele të bankës. 

A jemi të sigurt nga përdorimi i kartës? Lexo më poshtë, dhe besoj se do kuptosh me shumë mbi sigurinë që ofron teknologjia. 

Kartat e debitit dhe të kreditit pajisen me një numër sigurie 4-shifror PIN i cili është i nevojshëm për tërheqje parash në ATM-të dhe për blerje në dyqane përmes pajisjeve POS. Por kujdes, kodi PIN është sekret dhe nuk duhet ta ndani me asnjë njeri tjetër. Nëse karta humbet, mos u shqetësoni. Mjafton të kontaktoni bankën dhe ta deklaroni të humbur kartën tuaj. Karta bllokohet menjëherë dhe ju do pajiseni me një kartë të re dhe kod PIN të ri. 

Po çfarë është një kartë debiti dhe ku ndryshon nga karta e kreditit? 

Karta e debitit lidhet me llogarinë rrjedhëse dhe përdorimi i saj është i bazuar mbi fondet e vlefshme që çdo individ ka në llogari. Nëse paga juaj kalon në një llogari bankare, ju nuk keni nevojë të tërhiqni fondet tuaja cash menjëherë, sic kemi bërë gjithë këto vite. Karta e debitit ju jep mundësinë për ti përdorur fondet sipas nevojave tuaja. Ju mund të tërhiqni cash në çdo ATM të bankës tuaj 24/7. Madje dhe në ATM e çdo banke tjetër, por kujdes se në këtë rast ka një komision. Informohu për kushtet që ofron banka juaj. 

Nëse merrni një kartë krediti, ju përdorni paratë e bankës, pra është një kredidhënie dhe limiti i kartës së kreditit përcaktohet në një marrëveshje të firmosur midis bankës dhe klientit. Me kartat e kreditit të linjës Mastercard ose Visa që Credins Bank ose banka të tjera ofrojnë, ju mund të plotësoni kërkesat për blerje online ose në çdo dyqan, anembanë botës duke e paguar më vonë faturën. Kujdes, nëse nuk paguhet brenda një afati të caktuar, ju paguani interes. Njihuni me kushtet e punës që ofron banka juaj për kartat e kreditit para përdorimit të tyre. 
Po për blerje në internet, çfarë karte mund të përdor? 
Nëse kërkon të jesh më i kujdesshëm, zgjidh kartën e parapaguar, ku përcakton vet një limit të shpenzimeve për blerje në internet apo për pushimet e tua. 

Kë kartë të zgjedh?

Për pagesa ditore dhe shpenzimet mujore në supermarket apo dyqane, ekspertë nga Credins Bank sugjerojnë që të përdorni kartën tuaj të debitit sepse kjo do t’ju ndihmojë që të mbani shpenizimet tuaja në kontroll. Për pagesa hotelesh, bileta udhëtimi, blerje në internet, apo dhe nëse nuk keni mjaftueshëm fonde dhe dëshironi të paguani më vonë, karta e kredit është zgjidhja juaj. Madje mund të përfitosh nga përdorimi pasi karta e kreditit Mastercard që ofron Credins Bank ka dhe shumë avantazhe. Nëse ende heziton, takohu me këshillues financiarë në Credins Bank që janë në dispozicion të çdokujt për të ofruar zgjidhjet efikase dhe eksperiencat më të mira.

This post is also available in: en

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara me*

Credins në rrjetet Sociale

Na kontakto

Gjej Degën