Të kursesh është gjithmonë një ide e mirë

Çfarë është depozita me afat?

Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.

Si funksionon?

Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit. Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës tuaj.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Depozita me afat mund të çelet në të gjitha monedhat: ALL, EUR, USD, GBP, CHF dhe CAD.
  • Shuma minimale për çeljen e depozitës është 50.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.
  • Alternativa zgjedhjesh në monedha dhe afate nga 1 deri në 60 Mujore.
  • Rinovim automatik, pa patur nevojë të paraqiteni në bankë.
  • Depozita mund të jetë disa-emërore.
  • Investim i sigurt dhe praktik.

Siguri

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar. Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

Kartë Identiteti

Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.

Kontrata me Bankën

Formular i deklarimit të të ardhurave dhe dokumenta mbështetëse. (në varësi të shumës)

ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.


This post is also available in: en

Karte Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Classic dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej

Lexo më shumë Read More

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare

Lexo më shumë Read More

Overdraft

Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

Gjej Degën