Çfarë është depozita kaltra?

Depozita Kaltra është një investim afatgjatë, i cili nis kur fëmija sapo lind. Duke kursyer rregullisht, ju do të mund t’i siguroni edukim në shkollën më të mirë si dhe një bazë financiare për të nisur një të ardhme me më shumë mundësi zgjedhjeje.

Si funksionon?

Në Depozitën Kaltra, mund të derdhni para në çdo kohë. Këto para do ti bashkohen shumës fillestare duke e rritur kështu gjithnjë e më shumë fitimin e marrë nga interesat. Në ditën që fëmija juaj mbush 18 vjeç, depozita do të transferohet në një llogari rrjedhëse në emër të fëmijës ose ai mund të zgjedhë ta rinovojë atë në një depozitë me afat.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Çelet për fëmijët nga 0-15 vjeç.
  • Çelet në emër të fëmijës.
  • Shuma minimale për të çelur një depozitë Kaltra është 5.000 ALL ose ekuivalenti në valutë.
  • Çelet në Lekë (ALL), Euro (EUR) dhe Dollarë (USD).
  • Mund të bëhen derdhje nga kushdo që dëshiron ti bëjë një dhuratë fëmijës dhe në çdo kohë, pasi të jetë çelur depozita.
  • Nuk lejohen tërheqjet derisa fëmija të jetë madhor, pra të ketë mbushur 18 vjeç.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata e Depozitës

Siguri

*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion shkarkoni fletepalosjen duke klikuar ketu ose klikoni: http://asd.gov.al.

ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.


Karte Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Credit dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej...

Lexo më shumë Read More

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare

Lexo më shumë Read More

Overdraft

Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins