2022

Përgjatë vitit 2022, banka Credins ka vijuar të mbështesë ekonominë vendase duke qenë banka e parë në treg në terma të kredidhënies me një market share prej 19%. Strategjia e bankës Credins për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm në tregun bankar shqiptar, u shoqërua me shumë nisma të bukura në mbështetje të zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë shqiptare. Më shumë se 140 aktivitete në linjë me 17 objektivat për zhvillim të qëndrueshëm, na rendisin një korporatë lider në treg për përgjegjshmërinë tonë sociale kundrejt komunitetit.

Banka Credins ka implementuar me sukses një sërë reformash siç ka qenë ajo e fiskalizimit e cila, u konsolidua më tej në vitin 2022. Digjitalizimi i mëtejshëm për të ofruar online shumë shërbime dhe produkte
bankare, të ofruara 24/7 nga çdo paisje teknologjike ishte në fokusin tonë, duke u insentivuar dhe me komisione më të uleta se në degët e bankës po dhe me fushata sensibilizuese dhe edukuese për klientët aktuale dhe potencialë.

Objektivi jonë për vitin 2023 është konsolidimi i mëtejshëm i bankës Credins si një bankë shqiptare e cila vazhdimisht ecën në linjë me zhvillimet teknologjike në botë, në drejtim të modernizimit të veprimtarisë bankare. Sfidë tjetër do të jetë mbështetja e nevojshme për klientët tanë në kushtet e kostove të rritura të kredimarrjes dhe në të njëjtën kohë mbajtja e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së bankës.

Objektivat për vitin 2023 do jenë gjithashtu rritja dhe zhvillimi profesional i stafeve nëpërmjet trajnimeve cilësore, promovimi i vazhdueshëm duke krijuar një karrierë për secilin, rekrutimi i talenteve dhe zhvillimi i tyre si dhe rritja e aktiviteteve që kanë të bëjnë me krijimin e një atmosfere bashkëpunuese dhe të këndshme, ku fokusi do jetë dhe shtimi i përfitimeve të vazhdueshme për punonjësit tanë.

2021

Banka Credins e mbylli vitin ‘21 me një performancë të kënaqshme financiare dhe në linjë me objektivat strategjike të vendosura, madje duke kapërcyer disa prej shifrave të buxhetuara. Portofoli i kredisë përgjatë ’21 është rritur me 8.43% përkundrejt mbylljes në ’20 ku rritjen kryesore e kemi në segmentin e biznesit të Mesëm dhe me pas në Mikro dhe Agro ku mbështetja jonë ka qenë e pakufizuar si në drejtim të këshillimit, ashtu dhe në aplikimin e skemave lehtësuese financiare për sektorë të tillë si tregti, shërbime, bujqësi etj. Në kuadër të strategjisë afatmesme, banka Credins ka vazhduar të rrisë prezencën e saj në segmentin retail, duke ofruar risi në paketa produktesh, oferta të dedikuara për kredinë për shtëpi dhe atë konsumatore, por edhe nga mundësitë e reja të krijuara nga kanalet digjitale.

Një arritje tjetër e suksesshme përgjatë ‘21 është zgjerimi dhe konsolidimi i bankës Credins Kosovë, duke sjellë avantazhe konkurruese për klientët, përzgjedhja e stafeve vendase dhe trajnimi i tyre, si dhe krijimi i një skuadre me drejtues dhe profesionistë të cilët po ndërtojnë themele të forta për rritjen e mëtejshme. Sot në Kosovë jemi të pranishëm me 4 degë të reja dhe me një strategji të mëtejshme zgjerimi në qytete të tjera përgjatë ‘22.

2020

Credins Bank e mbylli ‘20 duke vazhduar të ruajë vendin e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë me një rritje prej +4% në ’20 përkundrejt ’19. Në këtë vit specifik, kredidhënia u fokusua kryesisht në sektorë strategjikë si shëndetësia po dhe në mbështetje të bizneseve të vogla e të mesme për të gjallëruar aktivitetin e tyre, kapërcyer vështirësitë e krijuara dhe për të rifilluar me optimizëm. Ndihmesë e madhe ishte dhe ristrukturimi i një pjese të portofolit të kredisë për bizneset që u impaktuan nga pandemia si dhe mbështetja që ju dhamë me anë të skemave të paketave të garancisë sovrane.

Sukses i mëtejshëm në një vit të vështirë ishte dhe finalizimi i projektit të liçensimit pranë Bankës së Shqipërisë për tre aktivitete të reja: tregtiminin e derivativëve, nënshkrimin e titujve (underwriting) si dhe këshillimin për aktivitete të caktuara.

Banka Credins, pas 18 vitesh të suksesshme në tregun Shqiptar, sapo ka hapur dyert e veta në Kosovë, dhe tashmë jemi prezent me dy degë. Kjo vendimmarrje e rëndësishme dhe pse në kushtet më të vështira siç është situata e pandemisë, nuk na ndal për të ecur përpara me planet tona për zgjerim të mëtejshëm përgjatë ‘21 dhe për të qënë prezent në trojet shqiptare afër çdo klienti.

2019

Përgjatë 2019, afirmuam pozicionin tonë si banka e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë me një vlerë prej EUR 825.6 Milion si një tregues i mbështetjes së vazhdueshme që i japim bizneseve, individëve dhe ekonomisë së vendit, e cila erdhi si rezultat i një drejtimi strategjik mjaft të suksesshëm të ndjekur nga drejtuesit e bankës.

Prioriteti i bankës dhe i njësisë së zhvillimit të biznesit ka qënë mbështetja e vazhdueshme e bizneseve të vogla dhe të mesme si shtylla kryesore e zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe rritjes së punësimit. Për ti mundësuar biznesit të vogël akses në financime, krijuam skema lehtësuese me partnerë ndërkombëtarë siç është marrëveshja COSME me Fondin Europian të Investimeve, si dhe krijimi I paketave specifike për këtë segment klientësh për të siguruar një “one stop shop” për çdo klient. Bashkëpunuam dhe mbështetëm Agrobiznesin si një nga sektorët me prioritare dhe strategjike në vend duke qënë të pranishëm në çdo skaj të vendit dhe aty ku nuk ka prezencë bankash, nëpërmjet bankës lëvizëse, një nga shërbimet më inovative të tregut vendas. Krijuam paketa të personalizuara për çdo grup klientësh duke adresuar nevojat e tyre specifike me shërbime bankare dhe komisione preferenciale siç janë paketat për studentët, bizneset e vogla, klientët agro, etj.

2018

Gjate vitit 2018, ne kuader te aksesit ne finance, Banka zgjeroi marreveshjet e bashkepunimit me AK Invest dhe Posta Shqiptare per sherbimin te ofruar ne rrjetin e tyre sherbimin “Cash Advance” permes pikave te saj te shitjes (POS). Po gjate ketij viti u zgjerua gama e produkteve MasterCard , duke i shtuar portofolit, karten premium WORLD, ne debit dhe kredit, karte qe prezantohet per here te pare ne Shqiperi.
- Ne qershor te 2018, Banka Credins nenshkroi marreveshjen me Ministrine e Financave dhe Ekonomisë mbi të drejtat dhe detyrimet e Zhvilluesit e Tregut lidhur me emetimet e obligacioneve referencë (benchmark) të Republikës së Shqipërisë. Banka Credins eshte nje nga 5 (pese) bankat ne vend, e perzgjedhur per zhvillimin e tregut sekondar te letrave me vlere te qeverise.

2017

Gjatë 2017 u hap një degë e re në Lezhë dhe u investua në shkallë të gjerë në rivitalizimin, zgjerimin dhe përmirësimin e infrastruktures së degëve ekzistuese duke krijuar kushte optimale për një shërbim sa më efektiv ndaj klientëve. Investimi i bërë në kapitalin njerëzor, përmes programit të trajnimit të stafit për efektivitetin e shitjeve (Sales Force Efectivness), filloi të japë frutet e veta duke u reflektuar në krijimin e një kulture të re pune dhe në një qëndrim gjithnjë e më proaktiv të punonjëve ndaj klientit. Ne 2017 risi ishte lançimi i Mastercard për biznesin në EUR dhe USD si kartë debiti dhe krediti, si dhe Mastercard Gold për klientët Elitë në Credins.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me 2 gusht 2017 merr vendimin dhe i jep Bankes Credins miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarisë financiare shtesë të ndërmjetësimit në sigurime.
Ne dhjetor te 2017, Banka Credins Sha morri miratimin e Anetaresimit ne Bursen Shqiptare te Titujve ALSE. Nepermjet ketij anetaresimi Shoqeria komisionere Banka Credins Sha u autorizua te kryeje transaksione ne Bursen Shqiptare te Titujve per Titujt e emetuar nga Qeveria Shqiptare.
Ne fushen e Pergjegjesise Sociale, Credins filloi grupimin e iniciativave te saj ne dobi te komunitetit nen formatin e raportimit per kontributin në përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara.

2016

Në Mars 2016, Credins bank hap degën e parë PA Shërbime Cash në Zyrat e saj Qëndrore në Rrugën Vaso Pasha, nr.8, Tiranë.
Në 2 Qershor 2016, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zyrtarisht aprovon licencën për Credins Invest, kompania për administrim asetesh dhe Investim. Credins bank zotëron 76% e kompanisë së sapo themeluar.
Në Gusht 2016, Credins bank u klasifikua e treta bankë më e madhe në vend përsa i përket, Aseteve, Depozitave dhe Kredive.
Duke filluar nga data 1 Maj 2016, Credins bank ofron mundësinë e këmbimeve dhe transfertave në monedhën kineze (CNY).

2015

Gjatë 2015 Banka u rendit si një nga tre bankat më të mëdha përsa i takon disa prej treguesve kryesorë financiarë si depozita dhe kredi.
Credins bank zgjeroi rrjetin e saj me dy degë të reja në qytetin e Tiranës pranë qendrës tregtare Ring dhe në zonën e Kombinatit. Gjithashtu u zgjerua me 2 degë të reja në qytetin e Pogradecit dhe Çorovodës.
Në total rrjeti i degëve shkoi në 56 degë duke iu bashkuar kështu një komuniteti prej më shumë se 241.109 klientësh në mbarë vendin.
Me vendim të Këshillit Drejtues, datë 02 Prill 2015, në Divizionin e Zhvillimit të Biznesit, u krijua Departamenti i Shitjes dhe Suportit të Kredisë SME, Individë, Mikro dhe Agro (SIMA).
Në datë 24 Dhjetor 2015 u nënshkrua Marrëveshja për bashkimin me përthithje të shoqërive Credins bank sh.a dhe Credins Leasing sh.a .
Në datë 30 Prill 2015, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi ndryshimin e kontrollit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a, në vijim të marrëveshjes të shitblerjes së nënshkruar mes SiCRED sh.a dhe Credins bank sh.a për transferimin e 76% të totalit të aksioneve nga SiCred sh.a tek Credins bank sh.a më 22 Dhjetor 2014.

2014

Gjatë vitit 2014 Banka ka pasur rezultate shumë të mira me fitim neto rekord prej 519 milion lekë në një mjedis me rritje ekonomike të ngadaltë.
Në Dhjetor të vitit 2014 Credins Bank fitoi çmimin në rang kombëtar të filantropisë dhënë nga “Partnerët-Shqipëri”, me motivacion “Për kontributin e konsiderueshëm me impakt të gjerë social që ka dhënë në fusha sensitive të shoqërisë shqiptare ku përmendim këtu shëndetësinë, arsimin dhe sigurisht promovimin e artit dhe kulturës”.
Përgjatë të njëjtit vit, Banka vlerësohet gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me çmimin “Banka e vitit 2014” jo vetëm për ecurinë dhe arritjet financiare, por dhe për kontributin e dhënë në ekonominë Shqiptare

2013

Credins Bank lidh marrëveshjen me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) për financimin 10 milion Euro. Ky fond do të përdoret për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme vendase si dhe për mbështetjen e zgjidhjeve të financave tregtare të klientëve të bankës.
Në kuadër të 10 vjetorit përfundohen brenda tre mujorit të parë investimet në teknologji dhe energjinë e rinovueshme.
Platforma e re moderne e-banking “Credins Online”
Për herë të parë Credins Bank fut Shqipërinë në listën e vendeve që pranojnë pagesat me karta VISA.
Marrëveshja me IFC mbështet sektorin shqiptar të energjisë së rinovueshme me 10 mio Euro financim.
Credins Bank shton kështu në listën e madhe të produkteve dhe shërbimeve të saj e-banking dhe e-Commerce duke qenë gjithnjë konkurruese dhe pararojë në plotësimin 360 gradë të nevojave të klientëve të saj.
Credins Bank financon projektet e energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së enrgjisë duke nxitur përdorimin aktiv dhe uljen e emetimeve të gazit serë.

2012

Për herë të parë në Shqipëri, Credins Bank hedh në treg kartat e parapaguara Visa, të vetmet në llojin e tyre në tregun bankar.
Rrjeti zgjerohet duke cuar në 47 numrin e degëve dhe agjencive dhe 182.000 klientë.

2011

Credins Bank renditet në vendin e tretë në sektorin banka referuar qarkullimit vjetor, duke rritur xhiron me rreth 30% ose 7.6 miliard lekë.
Për herë të parë, Credins Bank u jep mundësi të gjithë investitorëve të investojnë në Ar.
Shkon në 43 numri i degëve prezente në treg dhe 168.489 klientë.

2010

Viti 2010 shënon rritje dhe suksese në të gjithë treguesit ku ndër të tjera përmendim:
Credins Bank renditet në 5 bankat më të mëdha në vend.
Në Tetor 2010, Banka zgjeron aktivitetin me Liçencën për tregtimin e Arit dhe monedhave të çmuara.
Credins Bank nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Postën Shqiptare si një mundësi e jashtëzakonshme për bashkëpunim reciprok me përfitime të ndërsjellta, duke i shkuar pranë me produktet bankare edhe klientit më të largët gjeografikisht.
Credins Bank nënshkruan marrëveshje me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje është fillimi i një bashkëpunimi me qëllim financimin e eksporteve dhe importeve mes vendeve anëtare të Bankës së Detit të Zi dhe Shqipërisë.
Performanca e Credins Bank vlerësohet me çmimin “Banka më Inovative e Vitit” nga Komisioni i Monitorimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Shkon në 41 numri i degëve dhe numërohen 125.737 klientë.

2009

Credins Bank nënshkruan marrëveshjen e Kredisë me European Fund for South East Europe (EFSE).
Në këtë gamë arritjesh dhe objektivash vlen për tu theksuar vlerësimi sipas Moody’s, ku Credins Bank vlerësohet pozitivisht sipas rajonit në të cilin ajo operan
Credins Bank numëron 32 degë, 447 punonjës, si dhe 93.098 klientë.

2008

Credins Bank feston 5 vjetorin e saj si dhe shton 2 aksionerë të rinj: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V.) Holandë, i përfaqësuar nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i përfaqësuar nëpërmjet Sëiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG)
Ky vit mbyllet me 26 degë dhe agjenci, 386 punonjës, si dhe 73.402 klientë.

2007

Viti 2007 mund të konsiderohet si viti i pjekurisë për Credins Bank.
Credins Bank bëhet “Anëtare me të Drejta të Plota” për tregtimin e kartës VISA. Banka rrit fitimin e saj me 132%
Rrjeti i degëve dhe agjencive arrin në 25, ndërsa numri i klientëve në 45.724.

2006

Banka e parë që ofron shërbimin bankar elektronik “Credins online”, i cili u jep mundësi klientëve të kryejnë veprime nëpërmjet internetit ose celularit, nga llogaritë e tyre bankare dhe njëkohësisht me një siguri maksimale.
Në fund të vitit 2006 Banka mbyll aktivitetin me 36.740 klientë, 17 degë dhe 170 punonjës.

2005

Credins Bank nënshkruan marrëveshje me Grupin e Monte Paschi di Siena në Itali për kryerjen e transfertave bankare të lira dhe të shpejta për shqipëtarët që jetojnë në Itali.
Vijon me ritme të pandërprera rritja, numri i degëve arrin në 12, i punonjësve në 113 dhe i klientëve në 25.000.

2004

Credins Bank ofron shërbimin e Çeqeve të Udhëtarit “American Express”.
Zgjeron aktivitetin duke çuar në 7 numrin e degëve dhe agjencive, si dhe dyfishuar numrin e punonjësve në 55. Gjithashtu në fund të këtij viti Banka numëron 12.000 klientë.

Një histori suksesi

Fillon aktivitetin Credins Bank, e para Bankë private Shqiptare, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri. Slogani i përzgjedhur “Ne flasim gjuhën tuaj” mbetet kuptimplotë ende sot, pa humbur asnjë notë origjinaliteti dhe vërtetësie.
Credins Bank nënshkruan marrëveshjen me UNOPS për programin PASARP, me fokus kreditimin e SME-ve në fushën “Agrikulturë dhe Agro-Industriale”, përmes zhvillimit, racionalizimit dhe përmirësimit të strukturave për prefekturat e Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës.
Credins Bank nënshkruan marrëveshjen me kompaninë American Express për marketimin e pese llojeve të kartave “American Express”.
Në vitin e saj të parë Banka ushtron aktivitetin e saj në 1 degë në Tiranë, 2 agjenci në Tiranë dhe Durrës me një personel prej 25 punonjësish.