Credins Bank kërkon të punësojë:  SPORTELIST – ARKËTARE /  RAJONI TIRANË

Funksionet dhe përgjegjësitë:

• Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.

• Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.

• Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.

• Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arketime, mandate pagesa, ceqe, libreza etj.

Për të lexuar përshkrimin e plotë të punës për pozicionin SPORTELIST – ARKËTARE  klikoni këtu

Kriteret e nevojshme:

• Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.

 Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e ARKËTARËS.

• Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.

• Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.

• Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

• Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).

• Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për të punuar me orare feksibël.

 

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje. Pagë të 13-të & 14-të. 

  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.

  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, etj.

  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

 

Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën e email :[email protected]

 

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

 

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.