LLogari Rrjedhëse

Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien  e tij afatgjatë me bankën.

Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare. Avantazhet e  llogarisë rrjedhëse :

  • Merrni pagën apo pensionin
  • Pajiseni me kartë debiti VISA apo Mastercard
  • Kryeni veprime të pakufizuara pagesash përmes kartës
  • Kryeni veprime të pakufizuara në sportelet e bankës
  • Kryeni veprime në  ATM-të  e rrjetit Credins apo ATM kombëtare e ndërkombëtare
  • Pajiseni me informacion mbi veprimet në llogarinë tuaj
  • Kryeni pagesa për palë të treta
  • Kryeni pagesa për shpenzimet e energjisë, telefoni, ujë, internet etj
  • Përfitoni pagesa apo transferta në favorin tuaj
  • Kryeni transferta brenda apo jashtë vendit
  • Pajiseni me shërbimin e Credins online
  • Aktivizoni shërbimin e pagesave automatike
  • Aktivizoni shërbimin e pensionit vullnetar
  • Aplikoni për kredi personale apo konsumatore
  • Aplikoni për overdraft (tepricë debitore)
  • Aplikoni për kartë krediti

  Llogaria Rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme në bazë të nevojave tuaja. Llogaria rrjedhese mund të ketë forma të ndryshme si :

  • Llogari e pafrutshme (me një numër të kufizuar transaksionesh)
  • LLogari qëllimore (me një qëllim të caktuar)

  Llogaritë në Credins bank janë të siguruara  deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) leke nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Llogaria rrjedhese ka nje kosto mujore fikse që pasqyrohet në kushtet e punës të Credins bank.   Dokumentacioni : – Karta e identitetit ose pasaporta – Kontrata e Llogarise Rrjedhëse

 

Nëse ju nevojitet IBAN-i llogarisë suaj për të realizuar një transfertë, nuk ka më nevojë të paraqiteni në degën  e bankës për ta kërkuar. IBAN-in e llogarisë tani mund ta kërkoni përmes një SMS-je, 24/7 nga celulari juaj.

Shikoni sa thjeshtë, dërgo SMS-së me tekst IBAN në numrin +355 69 70 14 461.

Për pak, banka do t’ju dërgojë IBAN-in e llogarisë suaj. Kaq thjesht.

LLogari Page

Në Credins ju mund të hapni një Llogari Rrjedhëse për të marrë pagën tuaj. Hapja e llogarisë është individuale dhe ju i përcillni punëdhënësit tuaj numrin IBAN ku duhet të depozitojë pagën tuaj. Ne kujdesemi që llogaritë e pagave të përfitojnë gjithmonë avantazhe konkuruese. Duke zgjedhur të hapni llogarinë tuaj të pagës në Credins, ju përfitoni shumë shërbime të tjera :

  • Kartë bankare Visa ose Mastercard, në lekë ose në Euro në përputhje me monedhën tuaj
  • Konfirmim në celular për kreditimin e pagës
  • Credins online falas për të aksesuar në çdo kohë dhe në çdo vend, llogarinë tuaj.
  • Norma interesi preferenciale për pagën apo overdraftin
  • Mundësi për Pension Vullnetar dhe shumë lehtësira të tjera

  Llogaritë në Credins bank janë të siguruara deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

LLogari Pensioni

Pension me shumë përfitime!

  • Shijoni paketën e dedikuar për ju – Llogari pensioni me ZERO komision, kreditim i pensionit pa komision si edhe kartë Visa Debit për të tërhequr pensionin tuaj kudo në ATM-të 24 orë në 7 ditë të javës.

 

  • Më shumë siguri se mbajtja e pensionit me vete. – Mbani mend se karta është më e sigurt se mbajtja e parave me vete. Karta është portofoli juaj personal dhe vetëm ju mund ta përdorni, kështu që edhe nësë e humbni, paratë tuaja do të jenë të sigurta.

 

  • Norma interesi preferenciale – Çelni një depozitë në Credins Bank apo ruajeni pensionin tuaj në llogari për 12 muaj duke përfituar interesa preferenciale.
Banka Credins