Nën moton “Stafi i Credins, dhuron ngrohtësi”, banka i është gjendur pranë mbi 40 familjeve më të prekura nga përmbytjet në Fushë Krujë. Iniciativë kjo, e cila vazhdon të tregojë përkujdesjen që Credins Bank ka përkundrejt komunitetit. Këtë fundvit, banka vuri në dispozicion një numër llogarie për të gjithë punonjësit që kishin dëshirë të dhuronin për familjet e prekura nga përmbytjet. Fondi i grumbulluar u përdor për blerjen e pajisjeve ngrohës-kalorifer dhe batanijeve. Në datën 21 Dhjetor 2017, në bashkëpunim me Degën tonë në Fushë Krujë, u shpërndan për 40 familje të përmbytura nga 1 ngrohës kalorifer dhe 4 batanije për familje. Credins bank e konsideron mbështetjen për familjet në nevojë, si pjesë të politikave të saj të përgjegjësisë sociale dhe detyrimit ndaj komunitetit ku operon.

Banka Credins