Përgjegjësia sociale është pjesë e misionit dhe vlerave korporative të Bankës, që na udhëheqin në rrugëtimin tonë drejt të qënit jo vetëm një biznes i suksesshëm por dhe një nga shtysat krysore të ekonomisë në vend.

Partnerët Shqipëri organizoi në 5 dhjetor 2014 një ceremoni gala ku u shpallën fituesit për vitin 2014 të konkursit të përvitshëm “Çmimi i Filantropisë”. Çmimi i madh i kësaj mbrëmjeje iu dha “Credins Bank” me motivacion: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, artit dhe kulturës, e në veçanti për ndihmën e konsiderueshme dhënë për rikonstruksionin e spitaleve, ndërtimin e laboratorëve kimikë si dhe pajisjen me aparatura mjekësore laboratorike, në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Spitalit Ushtarak Qendror Universitar.

Credins Bank vazhdon të mbështesë iniciativat sensibilizuese që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit që na rrethon. Kontributi ynë është dhe do të jetë i qëndrueshme jo vetëm në fushën e shëndetësisë por dhe në mbështetje të artit, kulturës, çështjeve mjedisore, sportit etj.

Banka Credins