Banka lëvizëse nga Credins Bank në Korçë

Credins Bank zhvilloi një takim në Korçë në mbështetje të agrobiznesit. Fermerë nga Qarku i Korçës, drejtues institucionesh, pedagogë dhe student nga Universiteti Bujqësor i Korçës ishin të pranishëm.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Credins Bank informuan fermerët mbi mundësitë dhe procesin e kredive për agrobiznesin. I pranishëm ishte dhe Piro Ceta, këshillues fermerësh për Qarkun e Korçës, i cili zhvilloi bashkëbisedim me fermerët dhe ofroi konsulencë.

Një nga pikat kyçe të eventit ishte prezantimi i bankës lëvizëse, e cila do të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë për të lehtësuar marrëdhënien e klientëve me bankën në zonat larg qytetit.

Eventi në Korçë ishte i dyti pas atij të Roskovecit ku u mblodhën më shumë se 50 fermerë nga zona të ndryshme. Credins Bank do të vazhdojë iniciativën e ndërmarrë për mbështetjen e agrobiznesit dhe në muajt e ardhshëm do të zhvillojë takime të tjera.

Credins në rrjetet Sociale

View this post on Instagram

Shyqyri Dura, Analist Kredie Agro në Credins Bank, i shpallur Credins Super Star për performancë të shkëlqyer gjatë muajit Qershor, ndan me ne çelësin e suksesit në punën e tij të përditshme. – “Celësi i suksesit në punën time qëndron tek organizimi mjaft i mirë. I qartë për objektivat e vendosura, e filloj diten me një axhendë të caktuar takimesh. Përpiqem të ndërtoj marrëdhenie të besueshme me cdo klient ekzistues ose të ri të bankës që në momentin që e pershendes. Përpiqem të komunikoj thjesht duke identifikuar nevojat që mund të ketë dhe duke e informuar për përfitimet që ka një produkt i bankës për të. Mbi të gjitha, ndërtoj marrdhënie afatgjatë dhe të personalizuar për të patur një klientelë sa më besnike, të cilat më shërbejnë për të gjeneruar klientë të rinj potencialë për bankën”.

A post shared by CREDINS bank (@credinsbank) on

Na kontakto

Gjej Degën