Vijoi rradha e webinareve të organizuara nga Expocity Albania me webinarin e datës 7 korrik mbi një temë tejet të rëndësishme siç janë financimet në sektorin bujqësor. Në një kohë ndryshimesh globale të papreçedentë për kohët moderne, sektorë të rëndësishëm të ekonomisë për Shqipërinë, pësuan goditje gati fatale. Sektori bujqësor ishte ai tek i cili të gjithë drejtuam sytë. Megjithatë, edhe bujqësia reflektoi problematika gjatë kësaj periudhe për shkak të pandemisë botërore. Kështu nisi diskutimi në webinarin e organizuar me inisiative të Expocity Albania me pjesëmarrjen e një paneli ekspertësh si: Z. Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Z. Fatmir Nikolli, Drejtor Rajonal për Agrobiznesin, NOA Z. Alban Mara, Drejtor i Aprovimit të Kredive, Departamenti i Riskut, OTP Bank Z. Ervin Boci, Koordinator i Kredisë Agro, CREDINS Bank

Z. Ervin Boçi, nga Credins Bank shpjegoi në këtë webinar se fillimi i pandemisë u shoqërua me një paqartësi nga të gjitha anët, kryesisht gjatë javëve të para të muajit mars. Më pas, me hapjen e rrugëve të transportit ndërkombëtar, gjëndja u normalizua. Sipas tij, sektori bujqësor ia doli të ishte i strukturuar dhe deçiziv. Nuk do të thotë që nuk u prek dhe nuk pati rënie por krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë gjatë këtij tre mujori, sektori bujqësor ka qënë vendimtar për ekonominë shqiptare.

Tregues shumë i rëndësishëm i mbështetjes ndaj sektorit është roli që pati sistemi bankar gjatë kësaj situate, përqasja ndaj sektorit bujqësor në kushtet e një ekonomie të tkurrur. Masat që kanë marrë bankat gjatë kësaj kohe për t’iu përgjigjur kërkesave të sektorit. Segmenti i agrobiznesit në Credins Bank është një strukturë e mirëorganizuar e përbërë nga specialistë të fushës si në sektorin e kredidhënies dhe në risk. Gjatë kësaj kohe banka nuk e ka ndalur financimin. Z. Ervin, përmendi që përveç muajit mars ku u konsatua paqartësi nga konsumatori dhe biznesi mbi vijueshmërinë, më pas Credins Bank ka patur një ecuri normale në drejtim të financimit të këtij segmenti. Në koordinim me Bankën e Shqipërisë është shqyrtuar çdo kërkesë për shtyrje këstesh dhe ka rezultauar që për sektorin bujqësor ka patur më pak kërkesa se në sektorët e tjerë. Koordinatori i agrobiznesit pranë Credins Bank prezantoi shkurtimisht produktin e bankës krijuar posaçërisht për t’iu gjendur agrobizneseve gjatë dhe pas pandemisë globale. Paketa “Së Bashku” synon rimëkëmbjen e sektorit duke financuar deri në 700 000 lekë pa kolateral, pa dorëzanës dhe norma interesi me ulje 5% nga normat që banka aplikon. Një ndër opsionet e kësaj pakete është mundësia e klientit për tu përjashtuar nga pagesa e principalit për tre muajt e parë të kredisë.

Ndërkohe, ju ftojmë të ndiqni webinarin e plotë https://www.youtube.com/watch?v=2R8vHmvh_58


Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins