Të dashur klientë dhe miq,

Në vijim të masave për t’u mbrojtur nga situata që po kalojmë COVID-19, Banka Credins në mënyrë të veçantë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj njofton se ka rritur limitin e pagesave me kartë me teknologjinë “Pa kontakt” (contactless) nderi në vlerën 4,500 lekë.

Shikoni sa thjeshtë funksionon; Shitësi i biznesit përgatit POS-in duke caktuar vlerën e blerjes që ju keni bërë dhe fare thjeshtë ju vetem duke e afruar kartën tuaj me pajisjen POS-in pagesa procesohet menjëherë.

Shikoni videon sa thjeshtë: https://bit.ly/2wGBDSl

Shënim: Nëse vlera është deri në 4,500 lekë pagesa procesohet menjëherë pa futur PIN-in. Nëse vlera është më lartë se 4,500 lekë do t’ju kërkohet të vendosni PIN-in.

Në kuadër të marrëdhënies transparente që Credins Bank ka ndërtuar dhe konsoliduar prej vitesh me Ju, dëshirojmë t’ju njoftojmë se janë publikuar në faqen e internetit www.bankacredins.com Kushtet e reja të Punë për Kartat. Ndryshimi konsiston vetëm në rritjen e limitit të përdorimit “Pa kontakt” (contactless). Në bazë të Vendimit të Keshillit të Bankës së Shqipërisë nr. 59 datë 29.08.2008 për miratimin e rregullores “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” i ndryshuar, Kushtet e Punës së Kartave hynë në fuqi më 17 Prill 2020.

Ju ftojmë ti konsultoni me vëmendje duke vizituar faqen zyrtare të Bankës www.bankacredins.com apo duke klikuar linkun: https://bit.ly/345w6kJ

Paguani të sigurt, Pa kontakt

Faleminderit
Credins Bank


Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins