Monika Milo Zv. Drejtore e Përgjithshme – Credins bank

Monika Milo
Zv. Drejtore e Përgjithshme – Credins bank

Evidentimi i rolit dhe rëndësisë së përgjegjësisë korporative, po evoluon çdo ditë në tregun e sotëm global.

E parë në këtë këndvështrim, lind dhe nevoja për rregullimin dhe aplikimin e standardeve etike dhe morale, në nivelin më të lartë të mundshëm, duke lejuar që ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia që ato kanë në zhvillimin e ekonomisë së vendit, në jetën e klientit, mjedisit apo edhe shumë fushave të tjera, të mund të maksimizojnë impaktin e tyre në shoqëri.

Parë në këtë aspekt, kontributi që jep fusha e përgjegjësisë sociale në nivel korporate dhe jo vetëm, mbetet ura kryesore lidhëse dhe bashkëvepruese, shpesh edhe influencuese mes aktorëve të ndryshëm të një vendi.

Në Credins bank, përgjegjësia sociale vazhdon të jetë një nga objektivat kryesore të funksionit të saj, si një tregues i zhvillimit të lartë e të qëndrueshëm.

Kështu, qëllimi ynë është të integrojmë principet e aktivitetit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm bankar, në të gjitha nivelet e veprimtarisë tonë. Për këtë arsye përgjatë vitit të kaluar si dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2023 intensiteti i nismave sociale ka qenë gjithëpërfshirës.

Ne e kemi parë pozitivisht dhe si vlerë të shtuar çdo bashkëpunim me organizata jo fitimprurese, investitorë, apo institucione shtetërore, të cilat na kanë shërbyer për të realizuar dhe vënë në jetë objektivat tona mbi përkujdesjen sociale dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Filozofia jonë e përgjegjësisë shtrihet edhe më gjerë se kaq, duke bërë një kombinim mes vlerave sociale në tërësi të korporatës, dhe atyre të punonjësve, të cilat të ndërthurura në mënyrë harmonike na kanë shërbyer të kemi një staf të konsoliduar dhe jetëgjatë në vendin punës.

Punonjësit tanë janë emocionalisht të motivuar për të shërbyer në shumë kauza humanitare, sociale, edukuese etj, të cilat i kanë shndërruar ata në ambasadorët e vertetë të imazhit pozitiv të bankës.

Fryma e përgjegjësisë tonë sociale ka rritur edhe vlerën e përceptimit të klientëve ndaj bankës tonë, e bashkë me të edhe besnikërinë e tyre ndaj nesh. Ne kemi arritur të bashkëveprojmë edhe më shumë me klientët tanë, të cilët na njohin tashmë jo vetëm si banka që ofron shërbimet dhe produktet me standarde bashkëkohore, por edhe si një bankë që ushqen ndjenja përkujdesjeje, shpërblimi dhe besimi ndaj tyre.

E ndersa jemi te ndërgjegjshëm që jetojmë në një botë globale komerciale në funksion të biznesit, ne kemi obligimin të tregohemi te vëmendshëm edhe ndaj segmenteve të margjinalizuara të shoqërisë.

Mjaft dimensionale dhe impenjative ka qenë strategjia e përzgjedhjeve të aktiviteteve tona, të cilat kanë ardhur si pjesë e rëndësishme integrale e kulturës tonë në banke. Kjo nënkupton të mendosh për të ardhmen e komunitetit dhe zhvillimit të tij duke investuar në praktika të qëndrueshme biznesi.

Sikurse edhe viti që lam pas, gjashtëmujori i parë i këtij viti e gjeti Credins bank me një ecuri mjaft të larmishme, ku aktivitetet tona sociale u ndanë në disa tipologji mbështetëse:

 

  • Arsim, Teknologji, Kulturë, Sport: Përfshirja në politika zhvillimore, informuese, argëtuese dhe edukuese me instancat përkatese për t’u ardhur në ndihmë brezave të rinj, për të qenë kompetitiv dhe përfaqësuar denjësisht përtej kufijve të vendit.

  • Ekonomi, Ekologji, Turizëm, Shëndetësi: Përfshirja në nisma të ndryshme mbi mbrojtjen e ambientit, informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit mbi ndryshimet atmosferike globale dhe impaktit që ato kanë në planetin tokë. Promovimi i vlerave të turizmit shqiptar, që përveç bukurive natyrore dhe historike është edhe një potencial i rëndësishëm i të ardhmes në ekonominë shqiptare. Kauza me profil shëndetësor, duke qenë pranë të sëmurëve në nevojë në bashkëpunim me institucione si Kryqi i Kuq Shqiptar.

  • Donacione të ndryshme: Lufta ndaj fenomenit të varfërisë është praktikisht një mision pa kohë, ku obligimi moral është sadopak zbutja e saj. Përkushtimi për të investuar dhe kontribuar në përmirësimin jetik të shtresave vulnerabël ka qenë një nga kauzat më të rëndësishme të trajtuara nga Credins Bank.

Në përputhje me 17 Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm, mbi 140 projekte u realizuan përgjatë vitit 2022. Ky vit i cili përkon edhe me 20 vjetorin e bankës Credins po ndiqet një strategji edhe më dinamike përsa i përket përgjegjësisë sociale, të cilat na ndihmojnë në çdo rast të kemi një shoqëri dhe rini me një mendësi më të emancipuar, më të kulturuar dhe me ambicie për të rritur kërkesat ndaj vetes drejt integrimit në Bashkimin Europian. Nëpërmjet anëtarësimit të Credins Bank në UN Global Compact, Credins bank është angazhuar që parimet e saj ti bëjë pjesë të strategjisë, të kulturës dhe mënyrës të saj të punuarit.

Vitet e fundit kanë qenë sfiduese, pasi politikat sociale-ekonomike kanë patur përgjatë 3 viteve të fundit oshilacione në shumë aspekte ekonomike, politike dhe shoqërore, të cilat kanë impaktuar të gjithë globin. Në këtë aspekt, Credins bank do te jetë edhe më e angazhuar për të vazhduar edhe përgjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2023, politikat e saj të përgjegjshmërisë, me integritet për të bërë më të mirën, për vendin dhe komunitetin tonë.


Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins