Në kuadër të “Credins mbështet artin” vjen në këtë prag festash një ekspozitë mjaft e veçantë e artistes së talentuar Anjeza Kolevica, pjesëmarrëse në shumë ekspozita dhe pasardhëse e një familje artistësh, të dedikuar në zhvillimin e artit të qeramikës.
Mbështetëm këtë projekt artistik duke e transformuar Credins bank në një ekspozitë qeramike dhe zyrat e degës qendrore në një ambient artistik e të këndshëm për syrin e çdo klienti.
“Tokë – Zjarr – Ujë – Baltë”- janë materialet bazë në krijimin e këtyre formave evokuese planetare, humane e sidomos femërore, forma të buta, tërheqëse e sensuale.
Krenarë që vazhdimisht mbështesim artin e talentin të çdo forme e çdo stili.
Banka Credins