Në kuadër të krijimit të hapësirave të reja për punësimin e studentëve, ofrimin e internshipeve, zhvillimin e praktikave mësimore, etj, u firmos marrëveshja më e re e bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe Credins bank.

Dy nënshkruesit respektivë, z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank dhe z. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës, theksuan se kjo iniciativë mes botës akademike dhe sektorit privat sjell zhvillimin e shoqërisë në vend.

Fusha e arsimit dhe punësimi i të rinjve do të vazhdojnë të jenë pjesë e strategjisë dhe politikave kryesore të Credins bank.

Banka Credins