U finalizua me sukses Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj – JBMO 2023.

Ky event u organizua me shumë përkushtim në Shqipëri nga  Shoqata Shqiptare e Matematikës – AMA.

Vendi ynë mori tre medalje bronzi, nga nxënësit e talentuar Sigi Zalla – Durrës, Jamarbër Rushitaj – Vlorë dhe Ajsel Budlla – Tiranë.

Si një projekt i përmasave të mëdha në fushën e arsimit, ky aktivitet u mbështet nga Credins bank. Promotore në çdo event rinor kur bëhet fjalë për të investuar në fushën e arsimit, invovacionit dhe mbeshtetjen e talenteve, Credins është banka që i ka dhënë gjithmonë vëmendjen absolute.

Banka Credins