Duam që të gjithë të përjetojnë magjinë e festave. Ndaj Credins bank ishte pranë 51 fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit pranë fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” ku në një atmosferë festive pranë bredhit të Vitit të Ri, shpërndau dhuratat aq të dashura për ta.

Ndihemi krenarë për kontributin që japim duke shtuar buzëqeshjen në sytë e fëmijëve.

Le t’i shijojmë së bashku festat! Credins bank gjithmonë pranë jush.

Banka Credins