Credins bank mirëpriti studentë të universitetit “Epoka”, të cilët, patën mundësi të merrnin njohuri nga mentorët dhe ekspertët më të mirë të bankës.

Tregu financiar/bankar, oferta e parë publike dhe investimi i likuiditetit, ishin disa nga temat kryesore të trajtuara në seminar.

Për Credins bank, bashkëpunimi me universitete të ndryshme është i rëndësishëm, për të dhënë eksperiencë profesionale dhe për një gjithëpërfshirje të të rinjve në sektorin bankar.

Banka Credins