Expo 2023, panairi i dedikuar për fuqizimin e #Grave dhe #Vajzave në fushën e sipërmarrjes private.

Një event i organizuar nga UN Women, që bëri bashkë më shumë se 40 gra/vajza të suksesshme Sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria.

Kompani private të cilat janë nënshkruese të Parimeve të Fuqizimit të Grave, investitorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme në biznes, shkëmbyen përvoja dhe eksperienca të ndryshme me qëllimin e rritjes së mundësive të bashkëpunimit me gratë/vajzat sipërmarrëse.

Credins Bank ishte pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për të prezantuar produktet dhe shërbimet e bankës në suport të grave/vajzave sipërmarrëse, si një alternativë e mirë për rritjen e performancës së tyre.

Si pjesë të politikave sociale që Credins bank ndjek, edhe më herët ka mbështetur iniciativa të ndryshme që lidhen me fuqizimin dhe emancipimin e gruas në vend.

Banka Credins