Në qendrën më të re të inovacionit, në Piramidën e rijetësuar të Tiranës, u zhvillua Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit për të rinjtë e kryeqytetit.

Credins Bank ndodhej mes tyre me dëshirën e mirë për t’ua lehtësuar rrugëtimin në jetë, ndërsa shpalosi shërbimet e saj teknologjike dhe mundësitë e shumta për punësim.

Interesi ishte i madh dhe kureshtja e të rinjve për gjithçka që mund t’i rezervojë sektori bankar në të ardhmen, edhe më e madhe.

Credins bank, përherë krah ëndrrave dhe ambicieve të brezit të ri!

Banka Credins