Si pjesë e një aktiviteti global, zhvillohet për herë të parë edhe në Shqipëri “Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes”.

Eventi strategjik synon transformimin e kulturës së biznesit drejt digjitalizimit të shërbimeve dhe produkteve, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e punësimit në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave mes sipërmarrësve, etj.

Mes 35 partnerëve, pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm ishte edhe #Credinsbank, si një nga aktorët kryesorë mbi zhvillimin e politikave dhe strategjive që ndjek në përqafimin e risive teknologjike.

Drejtoresha e Divizionit të Riskut në Credins bank, Soni Thano, u shpreh: “Credins, si një ndër bankat më të mëdha në vend, ka mbështetur fort të gjitha segmentet e ekonomisë shqiptare.

Në aspektin teknologjik, banka Credins ka bërë zhvillime të shumta, si në aplikacionin online, etj. Fryma e menaxhimit të Credins bank, është edhe për t’iu përgjigjur gjithmonë brezit të ri. Credins është e para bankë e cila, në bashkëpunim me një nga universitetet më të mira në Shqipëri, ka mundësuar bursën e studimit në fushën FinTech, e cila praktikisht është e ardhmja e teknologjisë financiare”.

Banka Credins