Një tjetër aktivitet sportiv u zhvillua në qytetin e bukur të trëndafilave, Përmet.

Kampionati veror i volejbollit “Vjosa River Volley” mirëpriti për të tretin vit profesionistë dhe amatorë nga rajoni i Ballkanit. Nën moton “Argëtohemi me Vjosën, mbrojmë Vjosën”, eventi që bëri për vete shumë turistë, erdhi si promovim mbi traditat kulturore të qytetit të famshëm të glikosë.

Ky aktivitet jo vetëm sportiv por edhe kulturor, u mbështet nga Credins bank, duke i dhënë gjithmonë vëmendje vlerave të trashëgimisë kulturore-historike.

Banka Credins