U finalizua me sukses inkubatori i parë i 5 Universiteteve shqiptare me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare: “EU for Innovation”, “Preneurz Amsterdam” dhe “GIZ”. Në finalen e madhe Demo Day të “Tirana Inc”., 10 studentët finalistë prezantuan idetë e tyre inovative për krijimin e start –upeve përpara Ambasadorëve të BE-së dhe Shteteve Anëtarë, Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përfaqësueseve të universiteteve, sektorit privat, aktorëve të ekosistemit të inovaciontit etj. Juria vlerësoi me çmime 3 projektet me inspiruese: RentNow, Bite in Bytes dhe Clickhome.

Demo Day – ishte një finale e madhe e suksesshme, e të parit program pilot me studentë inovativë dhe ambiciozë që rrugëtuan përmes një maratone 12 javore duke përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe me optimizmin për të gjetur mbështetje nga investitorë engjëj për të vënë në jetë idetë e tyre të biznesit.

Credins Bank vazhdon të jetë partnere dhe mbështetëse e aktiviteteve që promovojnë, nxisin dhe fuqizojnë shpirtin sipërmarrës dhe të inovacionit në Shqipëri.

Banka Credins