24-28 Tetor është java e “Global Goal Week” ku promovohet angazhimi i përbashkët i partneriteteve ndërmjet shoqërisë civile, botës akademike, biznesit dhe shteteve anëtare të UN.

Përgjatë kësaj jave, synohet promovimi i iniciativave në luftën kundër varfërisë, pabarazisë, ndotjes së mjedisit, paqes dhe drejtësisë për të gjitha shtresat e shoqërisë. 🕊

Credins Bank në bashkëpunim me United Nations mbështesin festivalin “Rhythm That Unites”, dedikuar të rinjve për të promovuar mesazhe dhe vlera që na bashkojnë si: integriteti, punësimi, barazia gjinore, mjedisi etj., për një zhvillim të qëndrueshëm të të gjithë shoqërisë.

Credins Bank prej 1 viti tashmë dhe si anëtare e UN Global Compact, i bashkohet nismave për promovim të këtyre vlerave duke sensibilizuar partnerët tanë në këtë rrugëtim të përbashkët.

Banka Credins