Organizata “Fëmijët për fëmijët” mbajti eventin  e veçantë, “I këndojmë Paqes”, i cili bashkoi zërat e disa të rinjve shqiptarë pjesëmarrës të spektaklit “Gjeniu i Vogël me ata ukrainas për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të ndikuar nga lufta.

Nëpërmjet zërave të tyre ata arritën të tregonin se si ne mund të bëhemi bashkë për të mbrojtur dhe siguruar një jetesë më të sigurtë për fëmijët Ukrainas.

Eventi gjithashtu shërbeu edhe si një mënyrë për të mbledhur fonde për të ndihmuar këta fëmijë të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre edhe të gjitha sendet personale.

Credins bank mbështeti këtë event me një kauzë kaq të rëndësishme duke treguar përkrahje dhe solidaritet për fëmijët ukrainas në këtë periudhë të vështirë.

Banka Credins