“Muza”, eventi artistik që solli në vëmendje traditën me motivet e bukura shqiptare 🇦🇱. Një kompeticion i fashion-dizajnit, ku elementet etnografikë spikatën në çdo performancë.

I gjithë eventi erdhi edhe si një promovim mbi turizmin, inovacionin dhe kreativitetin. Konkurrentët nga të gjitha trevat shqipfolëse sollën punimet e tyre unike në dizajn. Credins bank e mbështeti këtë projekt me vlera kulturore, duke e kthyer qytetin e Tiranës në pasarelën e bukur të artit modern dhe atij tradicional.

Vitore Ndreca u vlerësua me çmimin special nga Credins bank, punimet e të cilës spikatën për detajin e veçantë tradicional të trajtuar me mjeshtëri.

Banka Credins