Me nismën e Komisionit Europian, u përmbyll me sukses projekti më inovator i vitit: “Climathon 2023”.

4 ishin fituesit mes 140 të rinjve pjesëmarrës të cilët shpalosën ide të shumta mbi ndryshimet klimatike që përballet çdo ditë kryeqyteti ynë. Pjesë e panelit vlerësues ishin edhe dy drejtuese në Credins bank, Znj. Elona Kapseri dhe Znj. Orjada Kulla, të cilat orientuan të rinjtë në prezantimet e tyre.

Idetë fituese konsistuan në:

– Shtimin e pikave karikuese në të gjithë Shqipërinë për taksitë elektrike, nëpërmjet një harte informuese për publikun, etj.

– Panelet e oksigjenimit të cilat rrisin oksigjenin në vend për të filtruar ajrin dhe mbajtur atë të freskët.

– Shtimin e bimësisë, analizimi i sëmundjeve të tyre nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

– Ndërtimin e qyteteve me biodiversitet dhe të shëndetshme, me qëllimin e ruajtjes së plotë të ekosistemit.

“Climathon 2023” mbarti një mesazh të rëndësishëm mbi zhvillimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për komunitetin.

Sot, është koha që të gjithë bashkë të kujdesemi më shumë për planetin tonë Tokë!

Banka Credins