Credins bank organizoi festën e Vitit të Ri për 50 fëmijë jetimë, të cilët janë nën kujdesin e Kryqit të Kuq. Një drekë speciale e përgatitur nga vetë punonjësit e bankës, lojëra dhe shumë dhurata për fëmijët, krijuan një atmosferë mjaft të bukur dhe argëtuese.

Për ne si staf, ishte një kënaqësi e madhe që bëmë të lumtur fëmijët të cilët, më shumë se kurrë në ditë festash, ndiejnë nevojën e dashurisë dhe përkushtimit.

Credins është banka që i përgjigjet gjithmonë nismave që kanë në qendër të vëmendjes, humanizmin njerëzor.

Banka Credins