“Rruga Drejt Suksesit”, një event 3 ditor dedikuar transformimit me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave.

Secili prej nesh zbuloi faktorë që ndikojnë tek energjia dhe suksesi; fuqizuam veten dhe skuadrën me të cilën punojmë, si dhe mësuam më shumë mbi lidershipin.

Këto tema u trajtuan gjatë eventit unik të organizuar nga Z.Vasil Naçi, një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri dhe rajon.

Të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet shkuan të gjitha për bamirësi.

Credins Bank iu bashkua këtij eventi si sponsor, pasi aty ku ka sukses ka gjithmonë vend për mbështetje të kauzave me impakt të rëndësishëm social.

Banka Credins