Credins Bank mbështeti organizimin e edicionit të 18-të Festivalit Ndërkombëtar “Ditët e Muzikës së Re” pranë Universitetit të Arteve. Për ne si Bankë është kënaqësi të konstatojmë ndërveprimin përbrenda një aktiviteti të artistëve me karrierë dhe atyre të rinj, ku një pjesë e këtyre të fundit janë edhe studentë pranë Universitetit të Arteve.

Angazhimi në të tilla veprimtari është një dëshmi e qartë për kontributin që Banka Credins jep për pasurimin e jetës kulturore artisike në vend dhe një investim në të ardhmen e kulturës muzikore në Shqipëri.

Banka Credins