Në kuadër të “Javës Globale të Parasë”, u organizua sot ceremonia e rastit pranë ambienteve të Bankës së Shqipërisë. “Java Globale e Parasë” është një eveniment botëror që synon të edukojë dhe sensibilizojë brezat e rinj mbi konceptet ekonomike, sistemin e menaxhimit të financave, investimin e parave, etj.

Qëllimi i këtij eventi është ndërgjegjësimi i të rinjve për të patur një kulturë administrimi të financave të tyre, për një të ardhme më të mirë.

Edhe këtë vit, Credins Bank akordoi çmimet për fituesit e konkursit të zhvilluar me rastin e “Javës Globale të Parasë”, me temën “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, një konkurs ky i zhvilluar në rang vendi për klasat e VIII. 

Edukimi, është rruga drejt suksesit!

Banka Credins