Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e lançimit të Listimit të Titullit të Parë Korporativ, në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Një ngjarje kjo historike dhe shumë e rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë.

Ky zhvillim i rëndësishëm që vjen si alternativë përfitimesh në zhvillimin e biznesit, në emetimin e instrumenteve të tregut të kapitaleve, u mundësua falë kontributit të jashtëzakonshëm vizionar edhe të Credins bank, si një nga aksionerët kryesorë të bursës ALSE.

Të ftuar në këtë event ishin personalitete si: Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete; anëtarë të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, si dhe disa prej drejtuesve dhe sipërmarrësve më të mëdhenj në vend.

Suksese bursës ALSE dhe shpresojmë që pas obligacioneve të para, të mund të listojmë tituj të tjerë korporative.

Banka Credins