Kredi agrobiznesi konsiderohet çdo financim i dhënë ndaj një aktiviteti fitimprures që gjeneron të ardhura nga agrobiznesi apo investon në këtë fushë, në zonën rurale dhe zonën semiurbane të Shqipërisë.

Kujt i drejtohet:

Të gjithë fermerëve me kod fermeri / nipt, /biznese ku hyn ajo pjesë e popullsisë me banim në zonat rurale dhe semiurbane ku të ardhurat vijnë kryesisht nga bujqësia, blegtoria, peshkimi, rritja e kultivuar, agroturizmi, agropërpunimi apo çdo aktivitet tjetër me karakter agro-blegtoral; Të gjithë klientëve të ardhura nga agrobiznesi dhe objekti i investimit kategorizohet sipas produkteve agro; si dhe ata klientë investimi i të cileve do të jetë minimalisht në masën 70% në një nga këto fusha të agrobiznesit.

Çfarë është Kredia Agro – Blegtori:

Është kredi që iu jepet fermerëve (të pajisur me Kod/ NIPT fermeri) dhe bizneseve,  për të financuar nevojat e tyre për investim në: lëndë të parë ose ndihmëse, blerje gjë e gjallë, makineri dhe pajisje, infrastrukturë blegtorale, ambient i biznesit, etj.

Çfarë është Kredia Agro – Bujqësi:

Është kredi që iu jepet fermerëve (të pajisur me Kod/ NIPT fermeri) dhe bizneseve,  për të financuar nevojat e tyre për investim në: lëndë të parë ose ndihmëse, makineri dhe pajisje, infrastrukturë bujqësore, ambient i biznesit, sera, pemëtari, vreshtari, etj.

Çfarë është Kredi Agro – Akuakulturë:

Është kredi që iu jepet fermerëve (të pajisur me Kod/ NIPT fermeri) ose bizneseve për të financuar nevojat e tyre për investim në: lëndë të parë ose ndihmëse, makineri dhe pajisje, infrastrukturë, ambient i biznesit, impjante, vaska peshku, etj.

Çfarë është Kredia Agro – Përpunim:

Është kredi që iu jepet fermerëve (të pajisur me Kod/ NIPT fermeri) dhe bizneseve,  ose bizneseve për të financuar nevojat e tyre për investim në: lëndë të parë ose ndihmëse, makineri dhe pajisje, infrastrukturë bujqësore ose blegtorale, agropërpunim, ambient i biznesit, etj.

Aktivitet kryesore në sektorin agro-perpunues janë: Përpunim qumështi, i ullirit për vaj, i fruta-perimeve (përfshirë dhe frigoriferët ruajtës), i mishit / thertoret, i drithrave / mulli bloje, i peshkut, kantina vere/ prodhim birre, grumbullim & përpunim bimë medicinale.

Çfarë është Kredia Agro – Turizëm:

Është kredi që iu jepet fermerëve (të pajisur me Kod/ NIPT fermeri) dhe bizneseve, për të financuar nevojat e tyre për investim në: lëndë të parë ose ndihmëse, makineri dhe pajisje, infrastrukturë, zgjerim/blerje ambient i biznesit, hoteleri, etj.

Çfarë është Kredi Agro – Tregëti:

Është kredi që do t’ju jepet: Pikave të tregtimit të farave/fidanëve/ plehra kimike dhe pesticide; Farmacive bujqësore; Pikave të tregtimit të mjeteve dhe agregatëve bujqësore; Pikave të grumbullimit  të fruta-perimeve/ frigoriferë ruajtës.

Çfarë është Kredia Agro – Konsumatore/ Individuale me hipotekë/ Investim/ Blerje/Ndërtim banese:

Është kredi që iu jepet fermerëve  për përdorim personal, ku përfshihen financimet për mobilim apo orendi shtëpiake, blerje/ndërtim apo rikonstruksion banesë, blerje trualli, blerje makine, etj.
 

Kërkon më shumë informacion? Të presim në degë!

Ky është një mesazh më qëllime promocionale

This post is also available in: en

Produkte te Lidhura

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.

Lexo më shumë

Credins Online

Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj! Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank.

Lexo më shumë

Kartat e kreditit

Karta e Krediti Visa Classic nga Credins bank është kartë e cila ju mundëson...

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën