RREGULLORE E LOJËS SË FATIT PROMOCIONALE “FITO DHE BUZËQESH”

Credins Bank shpërblen klientët e saj nëpërmjet lojrave të ndryshme promocionale, të cilat kanë për qëllim të rrisin përdorimin e shërbimeve bankare. Për të fituar duhet të bëhesh pjesë e lojës promocionale duke plotësuar kushtet dhe përdorur produktet bankare. Autorizuar nga Ministria e Financave me autorizimin nr. 126/1 prot.136/7, dt. 30/06/2020, Banka Credins Sh. A. vjen me lojën promocion që synon nxitjen e përdorimit të shërbimeve bankare të ofruara nga Banka Credins për klientët e saj.

Loja promocionale do të ofrojë çmimet e mëposhtme:

· Çdo kartëmbajtës Credins i cili kryen mbi 3 pagesa me kartat Credins bëhet automatikisht pjesë e lojës promocionale. Me lojën promocionale, Credins ka për qëllim nxitjen e të gjithë klientëve të përdorin kartat Credins për pagesa të ndryshme. Për lojën promocionale do të hidhet një shorte. Credins do të shpallë fitues 1 klient në shorteun që do të mbahet. Çmimi për fituesin është 1 iPhone 11 Pro Max. Periudha e shorteut 01.07.2020 – 30.09.2020.

· Çdo student i cili hap një llogari studentore bëhet automatikisht pjesë e lojës promocionale. Me lojën promocionale, Credins ka për qëllim nxitjen e të gjithë studentëve për tu bërë për herë të parë klientë të bankës Credins. Për lojën promocionale do të hidhen tre shorte. Credins do të shpallë fitues 1 student në secilin shorte. Çmimi për fitues është 1 Laptop HP. Periudha e shorteut 01.10.2021 – 31.12.2021.

· Çdo klient i cili kryen mbi 3 pagesa nëpërmjet aplikacionit Credins Online bëhet automatikisht pjesë në këtë lojë promocionale. Me lojën promocionale, Credins ka për qëllim nxitjen e të gjithë klientëve të përdorin aplikacionin Credins Online për pagesa të ndryshme utilitare. Për lojën promocionale do të hidhen tre shorte. Credins do të shpallë fitues 1 klient në secilin shorte. Çmimi për fitues është 1 Samsung Galaxy Smart Watch. Periudha e shorteut 01.01.2021 – 31.03.2021.

· Çdo klient i cili kryen mbi 3 transferta nëpërmjet Quick Pay të aplikacionit Credins Online bëhet automatikisht pjesë e lojës promocionale. Me lojën promocionale, Credins ka për qëllim nxitjen e të gjithë klientëve të përdorin shërbimin Quick Pay të aplikacionit Credins Online duke kryer transferta të ndryshme. Për lojën promocionale do të hidhen tre shorte. Credins do të shpallë fitues 1 klient në secilin shorte. Çmimi për fitues është 1 SmpartPhone Samsung A50. Periudha e shorteut 01.04.2021 – 30.06.2021.

Shpërblimet e Fituesve

Klienti fitues do të kontaktohet nga stafi I bankes Credins për tu njoftuar për çmimin dhe për të vazhduar me proçedurat më tej. Klientit do ti kërkohet të paraqitet në Zyrat e Bankes Credins për të tërhequr dhuratën e fituar.

Fituesit duhet të tërheqin çmimet e tyre me një dokument identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.

Të përgjithshme

“Banka Credins” sh.a rezervon te drejten që për shkaqe të përligjura që lidhen me mbarëvajtjen e lojës, ta anullojë atë në cdo kohë.

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins