This post is also available in: en

Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank. Versioni i ri i Credins Online ofron një eksperiencë të re dhe intuitive për përdoruesit sëbashku me shumë karakteristika dhe funksionalitete të reja, duke e sjellë bankën në dorën tuaj.

Credins Online Ju ofron:

Kontroll i detajuar dhe në çdo kohë të gjendjes së llogarisë.
Fingerprint ose PIN – Mundësi aksesi në aplikacion përmes fingerprint ose kodit PIN, duke ofruar shërbim akoma më të shpejtë dhe të sigurt.
Transferoni para brenda dhe jashtë Shqipërisë, pa humbur kohë, mbajtur rradha etj.
Pagesa utilitare – Kontrolloni dhe paguani të gjitha faturat tuaja në një klik të vetëm: energji, telefon, ujë, TV, internet e shumë më tepër.
Kontrolloni të gjitha veprimet e bëra me kartat tuaja etj.
Aplikoni ONLINE për produkte dhe shërbime bankare.

Sa i sigurt është përdorimi i këtij shërbimi?

Siguria e veprimeve të kryera është maksimale, ndaj dhe Credins Online përdor teknologji sigurie shumë të avancuar:

  • Mundësi aksesi në aplikacion përmes identifikimit biometrik, Njohje Fytyre, Shenja Gishtash, PIN për pajisjet e regjistruara, duke ofruar shërbim akoma më të shpejtë dhe të sigurt.
  • Kredenciale Unike Identifikimi – emër përdoruesi dhe fjalëkalim. TANI fjalëkalimin mund ta merrni përmes email-it.
  • Krahas elementeve të sigurisë aplikohet dhe teknologjia me SMS informues. Ju do të merrni me anë të një SMS-je në celularin tuaj, një kod autorizimi të transaksionit që doni të kryeni.

Hapat për tu pajisur me Credins Online

1 .Paraqituni në degën Credins më pranë jush së bashku me një mjet identifikimi.
2. Plotësoni Formularin pranë Shërbimit Ndaj Klientit dhe sigurohuni të pajiseni me USERNAME.
3. Kontrolloni Email-in për tu pajisur me Passëord. (Sigurohuni të kontrolloni edhe Junk Mail).
4. Shkarkoni Aplikacionin ne Play Store ose Google Store.
5. Vendosni të dhënat tuaja dhe Kodin TAN i cili ju vjen me SMS në momentin e aktivizimit të shërbimit.

Lista e dokumentacionit:

  • Mjafton një dokument identifikimi i vlefshëm nga Ju si pasaportë apo kartë identiteti.

Aksesimi Online

Nëse jeni klient i Credins online, për të hyrë klikoni si më poshtë:

 

E-Banking

Na kontakto

Gjej Degën