5 arsyet pse një biznes duhet të çel një llogari bankare

5 arsyet pse një biznes duhet të çel një llogari bankare

Blog Credins Bank

Për t’ju ndihmuar të kuptoni pse është e rëndësishme çelja e një llogarie bankare, po ju listoj pesë nga arsyet kryesore

 

Tashmë është e detyrueshme me ligj.

Sipas Ligjit nr. 31/2019 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktuar se, tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë, si dhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/organizatës së regjistruar dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.

 

Ju ndihmon të shikoni biznesin tuaj si një entitet më vete.

Nëse hapni një llogari bankare psh në Credins Bank si biznes, kjo ju jep një perspektivë të plotë mbi fluksin e parave të biznesit tuaj. Të kesh një llogari bankare të veçantë që do të thotë që të gjitha shpenzimet dhe fitimet kalojnë përmes kësaj llogarie, duke e bërë më të lehtë për ju te mbani financat tuaje ne kontroll dhe të shihni saktësisht se sa biznesi juaj fiton dhe paguan veten. Në rast që keni disa biznese përdorimi i llogarive të vecanta bankare ndihmon në ndarjen dhe menaxhimin më të mirë të tyre. Gjithashtu, një llogari bankare e biznesit, ju mundëson të përfitoni nga shumë produkte dhe shërbime të tjera, duke rritur shitjet dhe eficencën e biznesit tuaj. Nëse keni një llogari biznesi në Credins bank, ju mund të pajiseni me karta debiti ose krediti biznesi, mund të përfitoni nga forma të ndryshme financimi për të mbuluar nevojat e biznesit tuaj, të kaloni pagat e punonjësve automatikisht, të aksesoni llogaritë tuaja bankare nëpërmjet aplikacionit Credins Online etj.

 

Ndërtoni besueshmëri për biznesin.

Kur një klient merr një faturë nga emri i biznesit tuaj (përkundrejt emrit tuaj personal), ai ndihmon për të zhvilluar integritetin, forcuar markën tuaj dhe gjithashtu rrit besueshmërinë ndaj biznesit tuaj. Gjithashtu jeni më profesional kur lëshoni fatura klientëve dhe i jepni numrin e llogarisë që mund të hapni që të bëjnë kalimin apo kur paguan faturat e furnitorëve nga llogaria juaj etj. Në këtë mënyrë forconi imazhin e biznesit.

 

Menaxhoni të ardhurat e biznesit më mirë.

Duke ndarë dhe organizuar financat personale nga financat e biznesit, ju do të jeni në gjëndje të menaxhoni më mirë fluksin e parave tuaja dhe të siguroni që të ardhurat e biznesit të mos përdoren për shpenzimet personale. Në këtë mënyrë ruani “Shëndetin financiar” të biznesit duke kontrolluar çdo ditë hyrje/dalje monetare dhe duke e bërë më të lehtë procesin e vendimarrjes për investime të mëtejshme në biznes.

 

Ndërtoni një marrëdhënie bankare biznesi.

Ndërsa biznesi juaj rritet, të keni një marrëdhënie biznesi me bankën do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Të pasurit e një llogarie bankare biznesi është hapi i parë nëse doni që në të ardhmen të financoheni me kredi për zgjerimin e biznesit, karta biznesi, overdrafte, marrëveshjë page, POS etj, pra të ndërtoni një marrëdhënie besueshmërie bankë-klientë, që mund t’ju japë kushte mjaft të mira për shërbimet bankare në të ardhmen.

Jonida Qira

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins