credins
Smile.al Fondacioni Credins

Smile.al Fondacioni CredinsFondacion Credins është themeluar në datë 29.03.2021 dhe zotërohet 100% nga Banka Credins.

Fondacioni Credins është themeluar si një organizatë jo-fitimprurëse që nuk ka për qëllim fitimin dhe çdo përfitim që mund të ketë Fondacioni do të përdoret për përmbushjen e qëllimit të përcaktuar në statutin e tij.

Fondacioni Credins e ushtron veprimtarinë e tij në të mirë dhe interes të publikut, dhe në bashkëpunim me Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Qëllimet kryesore të Fondacionit janë:

  • Mbështetja e projekteve sociale dhe humane në fushën e arsimit, të shëndetësisë, mjedisit, edukimit, artit, kulturës dhe trashëgimisë.
  • Ndihmë për shtresat në nevojë apo në pamundësi ekonomike.
  • Ndihmë në projekte që kanë të bëjnë me përmirësim të infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore.
  • Ndërgjegjësim të publikut për mbrojtje të natyrës.
  • Mbështetje të aktiviteteve rinore në fushën e arsimit, përgjegjësisë sociale, në kërkime shkencore, dhënie çmimesh për bursa studimi në mbështetje të të rinjve të talentuar, etj.

Kohëzgjatja e veprimtarisë është e pacaktuar.

Organet dretjuese të Fondacionit janë:

  • Bordi i Drejtorëve
  • Drejtori Ekzekutiv
  • Kryetari i Bordit të Drejtorëve

Përbërja e organeve drejtuese:

Bordi i Drejtorëve:

  1. Znj. Monika Milo,
  2. Znj. Valbona Guri,
  3. Znj. Edlira Heba

Kryetari i Bordit të Drejtorëve

  • Znj. Monika Milo

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Credins

  • Znj. Elvana Hana

Fondacioni Credins, do të jetë i fokusuar në lançimin e të parës platformë Crowdfunding në Shqipëri, Smile.al.

Smile.al është një nismë pioniere për promovimin e banking-ut social dhe zhvillimor në shoqërinë shqiptare. Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë novatore do të mundësojë mbledhjen e fondeve nga të gjithë personat e interesuar, kudo ku ndodhen në botë për projekte me kontribut social.

Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins. Platforma vjen si një nismë e drejtuesve dhe aksionerëve të bankës për të krijuar një platformë e cila shërben për të rritur vetëdijen në radhët e publikut dhe për të motivuar njerëzit të kontribuojnë sa më shumë që të jetë e mundur, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për zhvillimin dhe mirëqënien e shoqërisë shqiptare.

Platforma Smile.al përfshin një gamë të gjerë fushash, nga mirëqënia sociale dhe solidariteti, promovimi i trashëgimisë kulturore, mjedisi, sipërmarrja sociale, edukimi dhe trajnimet, veprimtaritë sportive, dhe sipërmarrja inovative.

Fondacioni Credins vjen në partneritet strategjik me disa prej institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania, Fondacioni Vodafone dhe Grant Thorton. Secili partner do të kontribuojë në promovimin dhe funksionimim sa më të mirë të platformës, duke garantuar një përzgjedhje të suksesshme të projekteve që do të implementohen me kontribut nga publiku. Mbledhja online e fondeve nga publiku është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, e njohur për mbledhjen e fondeve, me anë të të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme, që shpesh përqëndrohen në komunitet e në mjedis. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Krahas shpejtësisë e karakterit të drejtpërdrejtë që ofron ky model i mbledhjes së fondeve për prezantimin e një ideje dhe bashkëveprimit me agjencinë që e zbaton atë, një nga avantazhet kryesore të mbledhjes së fondeve në këtë mënyrë janë mbulimi dhe promovimi në një shkalle të gjerë i projekteve që do të financohen.

logo
logo
logo
logo
Banka Credins