YOU ARE CREDINS

Ky program synon përthithjen dhe trajnimin e studentëve me rezultate të larta për ti përgatitur si bankier të suksesshëm pranë Credins Bank.

  • RRETH PROGRAMIT
  • ÇFARË NE KËRKOJMË
  • HAPAT PËR TU BËRË PJESË E PROGRAMIT
  • #YOUARECREDINS NJË HISTORI SUKSESI PËR REKRUTIMET NË CREDINS BANK.

 

  1. RRETH PROGRAMIT

Programi #YOUARECREDINS është një eksperiencë e vlefshme me anë të së cilës do të hidhni hapat e para të karrierës në një nga Bankat më të suksesshme në vënd .

Ju do te jeni të rrethuar nga mentorët dhe ekspertët më të mirë të Credins Bank. Pjesëmarrësit ne këtë program gjithashtu do të përfitojnë nga leksionet më trajnues Shqiptar dhe Ndërkombëtar të certifikuar në fushën e zhvillimit të aftësive.

Ky program i cili është konceptuar të zgjasi 3 muaj, është një ndërthurje e trajnimit teorik dhe praktik perkatësisht e ndare ne 2 faza. Faza e pare përqëndrohet kryesisht në trajnime teorike, ndërsa në fazen e dytë kandidatët do te vendosin në praktike njohuritë e përvetsuara ne fazen e pare.

Në fund të programit të gjithë pjesëmarresit do të vlerësohen me shpërblime për punën dhe kohën që do ti kushtojnë kësaj eksperience si dhe do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrje.

 

  1. ÇFARË NE KËRKOJMË

Studente të diplomuar në Shkenca Ekonomike, Drejtësi, Teknologji Informacioni dhe Gazetari Ekonomike me mesatare mbi 8, të cilët kane ambicie për të filluar karrierën e tyre në Sektorin Bankar si dhë dëshirë për t’u shërbyer klienteve tanë.

Studentë që kanë pasion për të qënë të suksesshëm, duke dhënë kontributin e tyre jo vetëm për banken Credins por dhe për sistemin Bankar.

Studentë që u pëlqen të sfidojnë vetveten duke ofruar zgjidhje të shpejta, efektive dhe novative.

Studentë që kanë aftesi të mira komunikuese, bindëse, ndërvepruese, analitike dhe që janë të gatshëm për ti zhvilluar më tej keto aftësi.

  • Aplikimi Online

    Aplikimi Online duhet të bëhet vetëm në WEB-faqen e Credins Bank deri në datën 20 Tetor.

  • Zhvillimi i testimit

    Të gjithë kandidatët që do të plotësojnë kriteret për programin do të njoftohen për zhvillimin e testimit online.

  • Vlerësimet në grup

    Kandididatët që kanë marrë pikët e mjaftueshme në testim do të njoftohen për të zhvilluar vlerësimet në grup perballë një paneli vleresues nga Credins Bank. Në këtë faze kandidatët duhet të paraqesin Letren e Motivimit dhe Listën e Notave.

  • Intervista individuale

    Kandidatët që do të përzgjidhen nga vlerësimet në grup do të njoftohen për të zhvilluar intervistën e parë indiviuale.

Programi #YOUARECREDINS një histori suksesi për rekrutimet në Credins Bank.

Një histori suksesi për rekrutimet në Credins Bank, ku gjatë programit të parë #YouAreCredins u përzgjodhën 42 studentë nga të cilët 36 prej tyre përfunduan me sukses këtë program dhe sot janë pjesë e ekipit të Credins Bank.

This post is also available in: en

Na kontakto

Gjej Degën