Në Credins ju mund të dërgoni dhe të merrni para në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë, në monedhë vendase apo të huaj.

Nëse jeni duke realizuar një transfertë, ju mund të shkarkoni formularin, ta plotësoni paraprakisht, dhe më pas ta dorëzoni atë në një nga degët më të afërta të Credins Bank bashkë me dokumentacionin shoqërues. Përfitoni nga Credins Online, për të paguar në çdo vend, dhe në çdo kohë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

 

Transfertat në Credins janë të grupuara në 4 kategori :

  • Transfertë midis llogarive personale
  • Transfertë për një përfitues brenda Banke
  • Transfertë për një përfitues brenda Shqipërisë në një Bankë tjetër
  • Transfertë me jashtë

Të dhënat për të kryer një transfertë në Shqipëri:

  • Përfituesin
  • Llogarinë IBAN që identifikon çdo përfitues brenda vendit është i detyrueshëm
  • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit

Të dhënat për të kryer një transfertë në EVROPË (SEPA):

  • Përfituesin
  • Llogarinë IBAN që identifikon çdo përfitues në Evropë dhe është i detyrueshëm
  • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit

Të dhënat për të kryer një transfertë në vendet e tjera:

  • Përfituesin
  • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit
  • Llogarinë

Për të marrë një transfertë është e nevojshme që ti përcillni palës dërguese:

  • Kodin  BIC/SWIFT të bankës suaj  (për Credins  – kodi SWIFT është CDISALTR)
  • Kodin IBAN të llogarisë ku do të kreditohet transferta.

Bankat Korrespondente:

No.Bank NameSwift CodeADDRESS
1Raiffeisen Bank International AG, ViennaRZBA AT WWVienna, AUSTRIA
2Zürcher Kantonalbank, ZürichZKBK CH ZZZürich, SWITZERLAND
3Intesa Sanpaolo SpA, MilanBCIT IT MM“Milano, ITALY”
4UniCredit Bank Austria AG, ViennaBKAU AT WWVienna, AUSTRIA
5ABN Amro bank NL, AmsterdamABNA NL 2AAmsterdam, The NETHERLANDS
6Bayerische Landesbank, MunichBYLA DE MMMunich, GERMANY

Produkte te Lidhura

Llogari rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vedase ose të huaj. Ajo mund të menaxhohet nga një apo disa persona përmes sistemit të firmave të autorizuara dhe vulës së kompanisë…

Lexo më shumë

Këmbim Valutor

Shpejtësi, Dinamizëm, Transparencë. Tregto me profesionistë të tregut FOREX...

Lexo më shumë

Credins Online

Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj! Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank.

Lexo më shumë

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins