Njësi Shërbimi (Dyqane) / Kompleksi Rotondo Durrës

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr.9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj. Banka Credins mbron të gjitha të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 Datë 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”, më pas të dhënat shkatërrohen.”
CAPTCHA image

Kjo na ndihmon të parandalojmë mesazhet e padëshiruara, faleminderit.

Përshkrimi

Përshkrimi: Njësi sherbimi me sipërfaqe të ndryshme nga 18 m2 deri në 148 m2. Godina ndodhet afër kompleksit të njohur “Tropikal” Plazh Durrës dhe është e organizuar 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Qendra është e pajisur dhe me shkallë elektrike të brendeshme . Njësitë kanë hyrje nga hyrja kryesore e Qendres Multifunksionale “Rotondo”. Qendra ka të gjithë parametrat funksionale si të infrastrukturës ashtu dhe të arkitekturës që përmbushin më së miri qëllimin e ndërtimit të saj. Njësitë janë të organizuara me ndarje vetrata xhami. Pozicionimi i tyre në godinë është kati -1 kati & 0 dhe kati 1, 2 ndërtim.
Qendra i bashkëngjitet kompleksit të banimit “Rotondo” por e theksojme se hyrja për në qendër është e pavaruar nga kompleksi i banimit.

Tipologjia e njësive me sipërfaqe të ndryshme, infrastruktura cilësore e zonës, dhe ecuria e vrullshme si zonë turistike i bën tërheqëse njësitë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare. Këto njësi janë një mundësi shumë e mirë për këdo që dëshiron të zgjerojë aktivitetin apo të krijojë mundësi të reja investimi.

Për këdo që është i interesuar për blerjen e kësaj prone mund të na kontaktojë në numrin e telefonit: 0697087480
Ju ofrojmë informacion të plotë mbi cilësinë e ndërtimit, procedurat e shpejta që aplikojmë dhe cmimet interesante.
Na kontaktoni!

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins