Banka Credins bank

I nderuar klient,

Credins Bank njofton të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar pranë bankës si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019, dhe në bazë të LIGJ Nr. 11/2019 PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR, afati i vlefshmerisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë të cilat janë leshuar nga data 09.02.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në 31.12.2019.

Në bazë të këtij ligji, Credins Bank ju kërkon klientëve që brenda vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmendura sipas procedurave përkatëse, për të shmangur vonesa në ofrimin e shërbimeve bankare.

Ju presim në të gjitha degët e Credins bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Na kontakto

Gjej Degën