Banka Credins bank

This post is also available in: en

Përshkrimi i Programit – Oferta 1:
Ndërmerrni një udhëtim magjepsës me një udhërrëfyes i cili do t’ju zbulojë sekretet se çfarë e bën aq magjik Disney® Park. Në këtë udhëtim do të mësoni çfarë e frymëzoi Walt, arsyet përse përzgjodhi disa tema të caktuara dhe si materializohet vizioni i tij universal edhe sot.

Udhëtim me guidë: Një udhëtim për dy orë (maksimumi 10 pjesëmarrës) me guidë. Mbajtësit e kartës MasterCard* ekskluzivisht do të kenë akses të drejtpërdrejtë në një udhëtim dhe rezervim falas në një shfaqje si pjesë e paketës së udhëtimit.

Udhëtimi VIP: Një udhëtim 5 orësh (maksimumi 10 pjesëmarrës) me një guidë private, me asistencë ekskluzive (njëlloj si një rezervim në restorant) dhe akses të drejtpërdrejtë në atraksionet brenda dy parqeve të Disney. Mbajtësit e MasterCard do të ofrohet një orë shtesë e njëpasnjëshme kur të blihet paketa VIP.
Çmimi dhe disponueshmëria duhet të kontrollohen në kohën e rezervimit.

Si mundet mbajtësit e kartës të përfitojnë nga kjo ofertë?

Oferta 1: Rezervoni në City Hall (Disneyland Park), ose Studio Services (Walt Disney Studio Park) nëpërmjet pagesës me kartën MasterCard*.

Oferta 2: Paraqitni kartën MasterCard në City Hall ose Studio Service (dhe shihni disponueshmërinë), paraqitni kuponat e vendeve preferenciale në hyrje tek personeli i teatrit së paku 30 minuta përpara se të fillojë shfaqja.

Përshkrimi i Programit – Oferta 2:

Mbajtësit e MasterCard gëzojnë të drejtën e vendeve preferenciale për një shfaqje në një nga teatrot e përzgjedhur në Disney® Parks, gjatë vizitës së tyre në Disneyland® Paris.
I vlefshëm vetëm për një mbajtës karte plus një maksimum 4 personash shoqërues, me së paku një të rritur mes pjesëmarrësve.

Periudha e Vlefshmërisë:
Deri më 31 prill 2023

Cilët Mbajtës të Kartave kualifikohen:
Mbajtësit e kartave Mastercard World Debiti dhe Krediti + Mastercard Gold Krediti

Disponueshmëria e Ofertës:
Për në Disneyland Paris

Kushtet e Mbajtësve të Kartës:
Lexoni këtu Kushtet dhe Afatet e plota


Na kontakto

Gjej Degën